Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
1
VIEWS

Hithra mbetet një nga bimët më të fuqishme të mjekësisë popullore shqiptare dhe një ndër burimet më të pasura natyrore të vitaminave, mineraleve dhe përbërësve bioaktivë.

Përdorimet e saj janë të shumta, nga forcimi i imunitetit, përmirësimi i funksionit të mëlçisë, deri te problemet e prostatës dhe rënia e flokëve.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në “Rreze Dielli” në Report TV, shpjegon se forca shëruese e hithrës qëndron pikërisht te përbërja e saj kimike, e cila i jep kësaj bime efekte unikale detoksifikuese, antiinflamatore dhe rigjeneruese.

“Gjethet e hithrës janë të pasura me proteina bimore që rrisin energjinë, me vitamina C, A dhe K, si edhe me minerale si kalcium, magnez, kalium e hekur, gjithashtu përmbajnë acide organike që pastrojnë gjakun dhe forcojnë imunitetin.

TëFundit

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026
Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026

Rrënja përmban polisaharide dhe fitosterole që ndihmojnë në frenimin e zmadhimit të prostatës, ndërsa farat përmbajnë vajra dhe proteina që rrisin energjinë, forcojnë flokët dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.”– shpjegon Merja.

Sipas tij, përbërësit kimikë që e bëjnë hithrën të djegë janë pikërisht “sekreti” i efektit të saj të fortë në rastet e alergjive dhe problemeve reumatizmale..

“Përfitimet kryesore shëndetësore që marrim nga përdorimi i hithrës: pastron dhe hollon gjakun, ndihmon në rast anemie, përmirëson funksionin e mëlçisë, forcon imunitetin, zvogëlon edemën e prostatës dhe nxit urinimin, largon zbokthin dhe forcon flokët, ndihmon kundër alergjive, lodhjes, tendinit, hemorroideve, diarreve, ngërçeve dhe akneve. Hithra ka veti antivirale, antimikrobike, antiinflamatore dhe kundër plakjes”, – thekson specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili jep dhe disa receta praktike.

Si ta përdorim hithrën në shtëpi

– Çaj hithre: 3 lugë gjelle gjethe të thara ose 25–30 g të njoma në 3 gota ujë. Pijet gjatë ditës.
– Tinktura alkoolike: 50–60 g gjethe të njoma ose 30–35 g të thata në 100 ml alkool ushqimor. Lihet 7–10 ditë. Konsumohet 3 herë në ditë, 15 ml të tretura në ujë.
-Hemoragji nga hundët: Garzë e lagur me çaj hithre dhe bishtamithi vendoset në kanalin e hundës 2 herë në ditë. Konsumohen edhe 2 gota çaji.
– Rënie flokësh: Çaj me rrënjë hithre, gjethe hithre, rozmarinë dhe sherebel, shpëla flokët 3–4 herë në javë dhe pini 2–3 gota çaj në ditë.
– Alergji: Ziejini për 2–3 minuta një dorë hithra dhe një dorë mëllagë në 500 ml ujë. Çaji pihet gjatë ditës.
– Edemë e prostatës: Ziejini për 3–5 minuta një dorë rrënjë hithre, 3–4 fije epilobium, 1 lugë rrush ariu dhe një dorë bar ngjitës në 1 litër ujë. Pihen 3 gota çaji në ditë, konsumohen dhe 2 lugë çaji fara gjembgomari dhe 1 lugë supe fara kungulli.

Shënim i redaksisë: Përdorimi i bimëve natyrale nuk zëvendëson trajtimin mjekësor. Konsultohuni me mjekun, sidomos nëse keni sëmundje kronike, jeni shtatzënë ose merrni medikamente të përhershme!

Tags: HithraYlli Merja

Related Posts

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni
Keshilla Shendeti

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka...

Read moreDetails
Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore
Keshilla Shendeti

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026

Në "Bima dhe Shëndeti" ndalemi te pasuria e jashtëzakonshme që na ofron natyra dhe roli i rëndësishëm që bimët medicinale...

Read moreDetails
Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth
Keshilla Shendeti

Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

May 20, 2026

A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë janë gurët në tëmth? Pse formohen dhe çfarë ndodh brenda trupit tonë që...

Read moreDetails
Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja

May 20, 2026

Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, por shpesh nënvlerësohet. Kjo ndjesi...

Read moreDetails
Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni
Keshilla Shendeti

Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni

May 20, 2026

Në natyrën shqiptare fshihet një thesar shëndeti që prej shekujsh ka qenë aleati i trupit dhe shpirtit të njeriut, Murrizi,...

Read moreDetails
Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Keshilla Shendeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Keshilla Shendeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Keshilla Shendeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Keshilla Shendeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Keshilla Shendeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×