Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
2
VIEWS

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka nuk funksionon si duhet në nivel nervor, metabolik ose në qarkullimin e gjakut.

Specialisti i bimëve medicinale Ylli Merja shpjegoi në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, shkaktarët që lidhen me “ndezjen” e këmbëve si dhe sugjeroi disa mënyra sesi mund të ndihmojmë trupin tonë nëpërmjet një trajtimi alternativ.

“Një ndezje këmbësh që vjen nga vrapimi ose pasi kemi mbajtur pesha, është kalimtare, kjo ndodh pasi ngarkesa e acidit laktik, gërvisht nervat nga jashtë duke shkaktuar ndezjen.

Problem është nëse ndezja e këmbëve na bëhet sa herë shtrihemi, sidomos në darkë dhe vazhdon duke u kthyer në kronike, atëherë duhet patjetër të gjendet shkaku”, shpjegoi Merja.

TëFundit

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026
Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

May 20, 2026

Sipas tij shkaqet duhen kuptuar duke u futur në brendësi të qelizës për të parë çfarë ndodh në mitokondritë.

“Kur qeliza është në rregull, pra ka oksigjen dhe vitaminë B1 ajo ushqen shumë mirë mitokondritë, në të kundërt nëse kjo e fundit nuk ushqehet ul funksionin e saj, nuk jep energji tek fijet nervore. Ndezja e këmbëve është si tymi i makinës, makina çliron monoksidin e karbonit. Ndërsa kur këmbët ndizen kjo lidhet ngushtësisht me hemoglobinën e cila në vend të çojë oksigjen në inde, çon monoksid karboni, ndaj mitokondria nuk jep energjinë e duhur dhe kjo bën që truri të mbingarkohet”, shpjegoi Merja.

Ndër shkaqet kryesore të djegies së këmbëve specialisti i bimëve medicinale renditi disa si:

– Çrregullime të nervave, shpesh të shoqëruara me stres, ankth. Diabeti mellitus, mungesat e vitaminave veçanërisht B1, B6, B12, acid folik si dhe mungesat e mineraleve të zinkut, kalciumit, magnezit, etj

– Çrregullimet e qarkullimit të gjakut, insuficienca venoze, mikroqarkullim i dobët, kapilarë të dëmtuar

– Inflamacion kronik i lidhur me obezitetin, sindromën metabolike, rezistencën ndaj insulinës

Por dhe përdorimi kronik i alkoolit, duhanit, dëmtime nervore, infeksionet fungale, çrregullimet hormonale, si dhe problemet me tiroiden. Merja shpjegoi se sindroma e djegies së këmbëve është më e shpeshtë te gratë pas moshës 50–60 vjeç, rritja e acidit malik/urik shkakton djegien e tyre.

Çfarë mund të bëni në kushtet e shtëpisë

Ushqimi është shumë i rëndësishëm, një bazë e mirë me perime dhe zarzavate është e nevojshme. Masazhi ndikon gjithashtu duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

“Në mbrëmje kur simptomat janë më prezente, futini këmbët në ujë të ftohtë 10-12 minuta, trupi prodhon një lloj antibiotiku që mbron vetveten, në ujë hidhni uthull molle dhe kripë, këto janë mikroelementë që do depërtojnë në qelizat tuaja. Masazhoni kërcirin, relaksoni nervat, ndihmoni qarkullimin e gjakut. Hiqini këmbët nga uji dhe vendosni ekstrakt të marrë nga rozmarina, lakra, etj duke nxitur kështu qarkullimin e gjakut, këto mikroelementë ndihmojnë në qetësimin e nervave. Më pas mbajini këmbët në këndin 60 gradë dhe bëni sikur pedaloni biçikletën, pasi truri ushqen me gjak gjymtyrët që lëvizin më shumë. Kështu ju do bëni gjumë më të qetë dhe fijet nervore do t’i relaksoni”, rekomandoi Merja.

Ja cilët janë disa nga çajrat bimorë që specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon

– Konsumoni 3 herë në ditë nga një gotë çaj bimor, i dobishëm për diabetin dhe qarkullimin e gjakut.

– Përzjeni gjethe ulliri, fruta pylli, lule murrizi, bar blete, ginkgo biloba, rozmarinë dhe lëvore agrumesh.

Bimët medicinale që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ulin ndjesinë e djegies së këmbëve

Ginkgo biloba – përmirëson mikroqarkullimin e gjakut dhe furnizimin e nervave periferikë me oksigjen.

Rozmarina – stimulon qarkullimin, zgjeron enët e gjakut dhe ul inflamacionin.

Xhenxhefili – rrit rrjedhjen e gjakut, ka veprim ngrohës.

Hudhra – hollon gjakun, përmirëson elasticitetin e enëve.

Gështenja e egër – forcon muret e enëve të gjakut, përmirëson qarkullimin.

Rrushi i kuq – mbron kapilarët, antioksidant i fuqishëm.

Hithra – pastron gjakun, përmirëson qarkullimin, lufton neuropatinë.

Kurkuma – stimulon qarkullimin e gjakut, qetëson sistemin nervor.

Speci djegës – për përdorim lokal, rrit qarkullimin e gjakut.

Gjethet e ullirit – ndihmojnë qarkullimin dhe metabolizmin e glukozës.

Gjethet dhe lulja e murrizit – përmirësojnë qarkullimin e gjakut, pastrojnë arteriet.

Fara susami, kungulli, tërshëra rregullojnë nivelet e Kalciumit dhe Magnezit.

Tags: Kembet qe djeginYlli Merja

Related Posts

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore
Keshilla Shendeti

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026

Në "Bima dhe Shëndeti" ndalemi te pasuria e jashtëzakonshme që na ofron natyra dhe roli i rëndësishëm që bimët medicinale...

Read moreDetails
Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth
Keshilla Shendeti

Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

May 20, 2026

A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë janë gurët në tëmth? Pse formohen dhe çfarë ndodh brenda trupit tonë që...

Read moreDetails
Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja

May 20, 2026

Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, por shpesh nënvlerësohet. Kjo ndjesi...

Read moreDetails
Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja

May 20, 2026

Hithra mbetet një nga bimët më të fuqishme të mjekësisë popullore shqiptare dhe një ndër burimet më të pasura natyrore...

Read moreDetails
Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni
Keshilla Shendeti

Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni

May 20, 2026

Në natyrën shqiptare fshihet një thesar shëndeti që prej shekujsh ka qenë aleati i trupit dhe shpirtit të njeriut, Murrizi,...

Read moreDetails
Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Keshilla Shendeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Keshilla Shendeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Keshilla Shendeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Keshilla Shendeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Keshilla Shendeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×