Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
1
VIEWS

Në “Bima dhe Shëndeti” ndalemi te pasuria e jashtëzakonshme që na ofron natyra dhe roli i rëndësishëm që bimët medicinale kanë pasur ndër shekuj në ruajtjen e shëndetit të njeriut.

Një nga bimët më të çmuara të mjekësisë popullore shqiptare është çaji i malit, i njohur jo vetëm për aromën dhe shijen karakteristike, por edhe për vetitë e tij të fuqishme shëruese, të transmetuara brez pas brezi.

Për të kuptuar më thellë vlerat e kësaj bime, në “Rreze Dielli” në Report TV, Ylli Merja, specialist i njohur i bimëve mjekësore, na njeh me përbërësit kimikë që e bëjnë çajin e malit kaq të veçantë dhe efektiv për organizmin.

“Shqipëria është një vend i bekuar me një biodiversitet të jashtëzakonshëm. Malet e saj, nga Alpet e Veriut deri te vargmalet e gjata të Jugut, krijojnë kushte ideale për rritjen e një game të gjerë bimësh mjekësore.

TëFundit

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026
Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

May 20, 2026

Këto bimë marrin shijen, aromën dhe vetitë e tyre shëruese nga dheu i pasur me minerale, dielli mesdhetar dhe ajri i pastër i lartësive.

Nder krenaritë e maleve shqiptare kemi Çajin e Malit. Eshtë një bimë e veçantë endemike dhe shëruese, që jep një aromë sa të fortë dhe delikate. Në latinisht kjo bimë ka një emër shumë interesant dhe kuptimplotë duke qenë se shëronte plagët e hekurit dhe shpatës. Njihet me emrin shkencor Sideritis Raeseri Boiss. & Heldr – këtë emertim e ka marrë nga dy biologët e huaj të cilët studiuan bimën nga veriu në jug të Shqipërisë si dhe në Ballkan, dhe treguan për vetitë e dallueshme të saj kurative”, tregon Merja në fillim të bisedës.

Përbërësit kimik të çajit të malit janë të shumtë, ndaj dhe e bëjnë një nga bimët më kurative. Çaji i malit përmban vajra esencial, timol, karvakrol, flavonoide, minerale e shumë përbërës të tjerë, që i japin kësaj bimë veti antiinflamatore, antibakteriale, antimykotike, ulës të infeksionëve, qetësues të sistemit nervor, antispazmatik, etj.

Përfitimet e Çajit të Malit:

· Përkrah sistemin imunitar – Përmban antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga faktorët e jashtëm.

· Ndihmon tretjen – Lehtëson inflamacionin dhe përmirëson funksionin e stomakut.

· Mbështet shëndetin e zemrës – Studime të ndryshme kanë treguar se çaji i malit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

· Lehtëson ftohjet dhe gripin – Përdoret tradicionalisht për të qetësuar kollën dhe për të ndihmuar në luftën kundër virozave të stinës.

· Rrit energjinë dhe vitalitetin – Është një stimulues natyral që ndihmon trupin të përballojë lodhjen.

· Mbështet sistemin nervor, përmirëson cilësinë e gjumit – Përbërësit e tij ndihmojnë në qetësimin e stresit dhe ankthit.

· Pastron organizmin – Përmban veti diuretike që ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe përmirësojnë funksionin e veshkave.

“Bimët e maleve tona janë një trashëgimi kombëtare, të cilat duhet të ruhen dhe vlerësohen. Kërkesa e lartë për çajin e malit shqiptar në tregjet ndërkombëtare ka bërë që të rritet rëndësia e kultivimit të qëndrueshëm dhe mbledhjes me kujdes të këtyre bimëve”, shprehet Merja.

Përdorimet praktike në familje të Çajit të Malit

· Çaj antiviral, nxitës i djersitjes: në 1 litër ujë që vlon shtojmë 3-4 fije çaj mali, 2-3 gjethe dafine ose sherebele, 1 lugë gjelle lule bliri, 1 copë xhinxhër ose 1 lugë lule shtogu. Fikim sobën dhe e lëmë enën të mbuluar për 15-20 minuta. Më pas kulloni çajin dhe pini 2-3 gota në ditë çaj të ngrohtë ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe lëng limoni.

· Çaj për ndalim diarreje: në një tenxhere përvëlojmë me 1 litër ujë 3-4 fije çaj mali, 1 lugë supe rigon, 1 lugë borzilok, 1 lugë boronicë. Pihen 2-3 gota shoqëruar me mjaltë dhe limon.

· Çaj për qetësimin nervor: në një enë përvëlojmë në 1 litër ujë 3-4 fije çaj mali, 1 lugë gjelle borzilok, 1 dorë bar blete, 1 lugë rozmarinë. Pihen 2-3 gota çaj në ditë.

· Çaj për mbrojtje kardiovaskulare: Në një tenxhere përvëlojmë me 1 litër ujë 3-4 fije çaj mali, 30 kokrra trëndafil të egër, 1 dorë murriz lule, 1 lugë boronicë. Kullojeni pas 20 minutave dhe pini 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me mjaltë dhe pak lëng limoni.

Tags: Caji i MalitYlli Merja

Related Posts

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni
Keshilla Shendeti

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka...

Read moreDetails
Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth
Keshilla Shendeti

Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

May 20, 2026

A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë janë gurët në tëmth? Pse formohen dhe çfarë ndodh brenda trupit tonë që...

Read moreDetails
Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja

May 20, 2026

Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, por shpesh nënvlerësohet. Kjo ndjesi...

Read moreDetails
Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja

May 20, 2026

Hithra mbetet një nga bimët më të fuqishme të mjekësisë popullore shqiptare dhe një ndër burimet më të pasura natyrore...

Read moreDetails
Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni
Keshilla Shendeti

Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni

May 20, 2026

Në natyrën shqiptare fshihet një thesar shëndeti që prej shekujsh ka qenë aleati i trupit dhe shpirtit të njeriut, Murrizi,...

Read moreDetails
Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Keshilla Shendeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Keshilla Shendeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Keshilla Shendeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Keshilla Shendeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Keshilla Shendeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×