Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
2
VIEWS

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe.

Edhe pse shpesh konsiderohet si problem estetik apo mungesë higjiene, në të vërtetë ai është një çrregullim kronik i lëkurës dhe një formë e lehtë e dermatitit seborreik.

I ftuar në “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjeksësore Ylli Merja, thekson se zbokthi nuk është ngjitës dhe nuk përbën rrezik për organet, por është një gjendje inflamatore e lehtë e lëkurës që mund të përsëritet herë pas here.

Në këtë proces ndodhin ndryshime biologjike reale: rritet aktiviteti i kërpudhave mikroskopike në skalp, prishet ekuilibri i yndyrës dhe shfaqet inflamacioni.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

“Nëse kruajtja bëhet e fortë shfaqen skuqje, kore të trasha, rënie flokësh apo irritimi përhapet në vetulla dhe pas veshëve, atëherë mund të kemi të bëjmë me dermatit seborreik dhe është e nevojshme konsultimi me mjekun dermatolog. Megjithatë, luspat në kokë nuk lidhen gjithmonë vetëm me zbokthin.

Ato mund të jenë edhe shenjë e ekzemës, infeksioneve mykotike, dermatiteve alergjike apo psoriazës”, thekson Merja.

Zbokthi lidhet ngushtë me veprimin e disa kërpudhave mikroskopike që jetojnë natyrshëm në lëkurën e njeriut, sidomos në zonat me yndyrë. Këto mikroorganizma janë pjesë normale e florës së lëkurës, por kur shumohen tepër ose kur lëkura reagon ndaj tyre, mund të shkaktojnë zbokth, irritime dhe inflamacion.

Faktorët që ndikojnë në shtimin e zbokthit dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen e skalpit:

Ndryshimet hormonale
Ulja e androgjeneve dhe testosteronit ndikon në prodhimin e sebumit. Kur yndyra pakësohet, lëkura prodhon më pak lipide mbrojtëse, ndërsa yndyra e tepërt favorizon krijimin e luspave dhe kruarjes.

Stresi
Stresi emocional dhe ai i zgjatur çrregullon balancën hormonale dhe ndikon në aktivitetin e gjëndrave yndyrore.

Larja e shpeshtë dhe agresive e flokëve
Larja shumë e shpeshtë ose përdorimi i produkteve agresive mund të dëmtojë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe të përkeqësojë zbokthin.

Klima dhe ajri i thatë
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë ndikojnë në tharjen e lëkurës dhe rrisin irritimin e skalpit.

Ushqyerja jo e balancuar
Mungesa e omega-3, omega-6, vitaminës A, vitaminës E dhe zinkut ndikon në dobësimin e flokëve dhe dëmtimin e lëkurës.

Dehidratimi dhe sëmundjet
Mungesa e ujit, diabeti, hipotiroidizmi, sëmundjet e veshkave apo përdorimi i medikamenteve të caktuara mund të ndikojnë në shfaqjen e zbokthit.

Bimët që ndihmojnë në kujdesin ndaj skalpit
Disa bimë dhe përbërës natyralë mund të ndihmojnë në balancimin e yndyrës dhe qetësimin e inflamacionit të lëkurës.

Lëvorja e shelgut
Lëvorja e shelgut përmban acid salicilik, i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe uljen e inflamacionit. Megjithatë, përdorimi i tepërt mund të thajë lëkurën dhe të shkaktojë irritim. Këshillohet të përdoret 2 herë në javë.

Një përzierje natyrale mund të përgatitet duke zier në 1 litër ujë:

një dorë lëvore shelgu
2–3 lëvore limoni
30 kokrra trëndafili të egër
Me këtë çaj shpëlahen flokët pas larjes.

Uthulla e mollës
Në një gotë ujë shtohet një lugë gjelle uthull molle dhe përdoret për shpëlarjen e flokëve.

Hithra
Duke qenë se zbokthi shpesh herë shoqërohet dhe me rënie të flokëve, shpëlarja me çajin e hithrës do të forcojë folikulat e flokëve.

Kujdesi i rregullt
Përdorimi i shampos së përshtatshme dhe produkteve me keratinë 2–3 herë në javë ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të skalpit. Shumë të mira janë shampot natyrale me përmajtje livando, sherebele, rozmarine, etj.

Tags: Ylli MerjaZbokthi

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni
Keshilla Shendeti

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×