Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja prezanton ‘frutin magjik’ insulinë natyrale e diabetikëve/ Shenjat e hershme të diabetit dhe…

January 23, 2025
in Keshilla Shendeti
Ylli Merja, Diabeti
6
VIEWS

Shenjat e hershme të Diabetit që nuk duhen injoruar dhe trajtimi bimor i sëmundjes

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Dita Botërore e Diabetit, ‘pandemisë’ më të re globale.

Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, kjo për faktin e një stili jetese jo të shëndetshëm, por dhe faktorëve të jashtëm.

Çdo vit në vendin tonë identifikohen rreth 4000 raste të reja dhe më problematik është fakti se po preken edhe të rinjtë.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim, ndaj në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” ndalemi pikërisht në simptomat e fshehura dhe të hershme të diabetit,

të cilat nuk duhet neglizhuar. Në shumë raste, diabeti i tipit 2 dhe komplikacionet e tij mund të vonohen ose parandalohen duke adoptuar dhe mbajtur zakone e stil jete të shëndetshëm.

Nëse diabeti nuk fillon të kurohet mund të çojë në komplikacione serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën. Në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja,

tregon se natyra jonë na ka falur një thesar me bimë të ndryshme medicinale, të cilat nëse dimë t’i kombinojmë, arrijnë të mbajnë në kontroll sheqerin në gjak duke lehtësuar kështu jetën e çdo individi me diabet.

“Diabeti është një sëmundje afatgjatë dhe e vazhdueshme që shfaqet për shkak të paaftësisë së trupit për të përpunuar dhe rregulluar glukozën” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës, duke vijuar me shkaktarët e diabetit. Përveç faktorit gjenetik, obeziteti ndikon, duke qenë se çrregullimet metabolike mund të pengojnë komunikimet e indeve dhe sinjalizimet e insulinës, gjithashtu teprica e të ushqyerit me sheqerna natyrale ose shtesat artificiale. Shkaktarë të tjerë janë fibrozat cistike, traumat në pankreas, pankreatiti akut ose kronik, rezistenca e trupit ndaj insulinës apo disa hormone mund të kundërshtojnë veprimin e insulinës Cortisol.

Llojet e diabetit ndahen në diabetin e tipit 1, i cili prek fëmijët; diabeti i tipit 2 Melitus, prek të rriturit; diabeti insipid diabeti qendror nefrogjenik dhe diabeti gestacional, i cili prek gratë gjatë shtatëzanisë.

Por cilat janë simptomat më të hershme të Diabetit, pasi sa më herët të diagnostifikojmë këtë sëmundje, aq më në kontroll do të arrijmë që ta mbajmë.

– Urinim i shpeshtë dhe urinë e pakoncentruar e zbehtë

– Tharje goje, etje intensive dhe e përsëritur

– Rritje e oreksit the rënie në peshë

– Lodhje, këputje trupore, dobësi fizike e tepruar

– Infeksione të shpeshta në lëkurë, kruarje në organet gjenitale, mishrat e dhëmbëve

– Plagë të lehta që mbyllen me vështirësi

– Mpirje trupi, dobësi, ndjesi shpimi të gjymtyrëve

– Dobësi shikimi

“Organet më të dëmtura nga diabeti janë aparati kardivaskular, pasi glukoza trash gjakun, ngurtëson muret vaskulare dhe formon pllaka arterosklerotike, mund të formohen trompoza ose infarkte të miokardit. Organ tjetër janë veshkat, filtri i veshkave bllokohet dhe përkeqësohet për shkak të gjakut të trashë. Veshka nuk përmbush funksionin e saj, por dhe nuk ushqen normalisht veten e saj me gjak. Ndërlikim tjetër i vazhdueshëm është shikimi deri në verbim si pasojë e pengesës së qarkullimit të gjakut dhe oksigjenimit të pakët të retinës” thekson Merja duke vijuar me komplikime të tjera si: dhimbje këmbësh. mpirje muskujsh, ndjesi shpimi, lodhje, diare ose kostipacion, probleme me ereksionin, impotencë, probleme me reflekset, vështirësi në ecje, edema në këmbë dhe plagë diabetike.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, për personat diabetikë regjimi ushqimor është hapi i parë drej mbajtjes në kontroll të kësaj sëmundje, përpos dhe medikamenteve shoqëruese. Ushqimet më të rekomanduara për diabetikët janë: tërshëra, thekra, vaji i ullirit dhe ullinjtë e hidhur, perimet antidiabet si bamje, brokoli, presh, selino, asparag, patëllxhanë, lakra, speca, rrepa, argjinare, jeshillëqet si lakrat e egra, çikorja, rradhiqja, lëpjeta, etj.

Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e ginsengut, pasi rrit prodhimin e insulinës dhe zvogëlon dëmtimin e qelizave Beta në pankreas. Këtë bimë rigjeneruse mund ta merrni një lugë kafeje në ditë duke e hedhur në gjellë apo në kos. Gjethet e ullirit duke i bërë si çaj janë të mrekullueshme për diabetin, gjithashtu kanella e cejlonit, ul ndjeshëm gliceminë. Bima apo fruti numër një për të luftuar diabetin është Biter meloni, i cili ka përbërës glikozidë të ngjashëm me insulinën, ndaj është ilaçi natyral më i mirë për diabetikët. Shafrani i Indisë, piperi i zi, piperi miks, xhinxheri, mersina, fara e zezë, aronia, hithra, murrizi lule, boronica, fruta pylli janë të mrekullueshme gjithashtu.

“Shumë e rëndësishme për një diabetik është që herë pas here të bëjë një detoksifikim të trupit, një pastrim të gjakut duke përdorur çajra me hithra, argjinare, çikore dhe qumështore, të cilat të kombinuara së bashku në një caj të pihen për 1 muaj rrjesht. Në këtë mënyrë do të lehtësojmë shumë jetën e një diabetiku duke eleminuar kështu mpirjet e këmbëve, pasi gjaku do të qarkullojë lirshëm sidomos në ekstremitet e këmbëve” thekson Merja.

Në fund të bisedës Ylli Merja dha një këshillë sesi duhet të jetë dita e regjimit ushqimor të një personi që vuan nga diabeti duke filluar nga mëngjesi, dreka dhe darka. Në mëngjes 2-3 lugë tërshërë në një pjatë kos ku shtojmë një lugë thekër, pak piper miks ose pak shafran indie. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak boronicë ose aronia apo farë të zezë nëse është mundësia. Në drekë buka duhet të minimizohet, 4-5 herë në javë duhet të konsumojmë presh ose bamje, janë ushqime që nuk rrisin insulinën në gjak dhe ndihmojnë gjithashtu në largimin e dhimbjeve të këmbëve. Dreka mund të shoqërohet me një sallatë me pak brokoli, karrotë ku shtojmë dhe fare pak biter melon. Nga brumrat duket të qëndrojmë larg, por personat me diabet mund të bëjnë byrekë të hollë me lakër, hithra, lëpjetë, pra shumë jeshillëqe. Ndërsa sa i takon darkës ajo duhet të jetë sa më e lehtë, rekomandon Merja.

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Tags: DiabetiYlli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.