Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja: E bardha e vezës dhe glikoja e arrës, zgjidhje për të kuruar gastritin: Gastriti dhe ulcera janë sëmundje që mund të kalohen me…

February 23, 2025
in Keshilla Shendeti
Ylli Merja, Gastriti
1
VIEWS

Stomaku është segmenti më i gjerë i tubit tretës, që është i vendosur mes ezofagut dhe zorrës së hollë dhe ka si funksion përpunimin kimik e mekanik të produkteve ushqimore nëpërmjet enzimave.

Ndër sëmundjet e ndryshme që prekin stomakun është edhe Gastriti, Ulcera dhe prekja nga Helikobacter pylori.

Në stomakun e çdo individi ndodhet acid klorhidrik, helicobacter pylori dhe enzima, të cilat sekretohen nga vetë stomaku, pankreasi, gjëndrat e pështymës në gojë, etj.

Shumë individë që kam konsultuar në lidhje me problemet e stomakut, pasi kanë parë analizat që kanë helicobater pylori mendojnë se është një bakter që nuk e kanë njerëzit e shëndetshëm.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Ky bakter ndodhet tek të gjithë njerëzit, por për shkak të faktorëve të ndryshëm mund të çrregullohet niveli i tyre në stomak dhe të krijojë shqetësime.

Gastriti ndodh kur prishet balanca midis acidit klorhidrik në stomak dhe mureve të stomakut. Kjo shoqërohet me dhimbje, djegie, urth, të vjella, ulje oreksi, marrje mendsh.

Ulcera është gërryerje e mukozës mbrojtëse të stomakut, plagë të hapura në stomak, të cilat shkaktojnë dhimbje të forta, të vjella me gjak ose jashtëqitje me gjak.

Ulcera shoqërohet me humbje gjaku, anemi, humbje oreksi, humbje peshe, zverdhje në fytyrë etj. Trajtimi i këtyre sëmundjeve të stomakut konsiston në frenimin e pompës protonike, rigjenerimin e mukozës gastrike dhe në ndryshimin e stilit të jetesës.

Si shkaktohet gastriti dhe ulcera

Kur rritet helicobatker pylori ose kur ulet shume pH i stomakut shkaktohet gastriti.

Pastaj nëse nuk kurohet në kohe nga gastriti shkaktohet edhe ulcera. Këto sëmundje shkaktohen kur nuk konsumoni vaktet siç duhet.

Shumë individë nuk konsumojnë fare mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës, por pinë direkt kafe.

Kafja është shumë e dëmshme sidomos në stomakun bosh, pasi e rrit menjëherë aciditetin e stomakut. Gjithashtu, llumi i kafes shkon në fund të stomakut dhe qëndron aty gjatë gjithë kohës, dhe e gërryen mukozën e stomakut.

Një shkaktar tjetër është qëndrimi pa ngrenë për kohë shume të zgjatur, p.sh. ngrënia e mëngjesit në 8, dhe pastaj dreka në orën 4-5 mbasdite. Gjithë këtë kohë stomaku fillon të hajë vetveten.

Mënyra me e shëndetshme është të konsumohen 3 vakte kryesore dhe 2 herë të tjera diçka e vogël midis.

Abuzimi me alkoolin dhe me pijet e gazuara shkakton çrregullime në stomak.

Për të mos e dëmtuar stomakun mund të konsumoni alkool me masë të caktuar pasi keni ngrenë ushqim. Nuk është mirë që alkooli të bjerë direkt në stomak bosh, pasi e gërryen tepër mukozën e stomakut.

Çfarë duhet të konsumojmë kur vuajmë nga këto sëmundje?

Duhet të hahen vakte të shpeshta çdo 3-4 orë edhe nga pak, pasi nuk duhet mbingarkuar stomaku të punojë shumë gjatë, dhe të tretë shumë ushqim. Nuk duhet të konsumohet ushqim pas orës 19.00. Duhen konsumuar ushqime shumë të lehta, pa yndyrë shumë, pa mish të kuq, ushqime të ziera. Këshillohen shumë perimet e ziera, ushqimet jeshile, çdo gjë e zier. Nuk duhen konsumuar ushqime të gjalla sidomos nga njerëzit që vuajnë nga ulcera, pasi stomaku duhet lëne i qetë të rigjenerojë vetveten. Mund të përdoren supa me mish pule ose peshku, do të ishte mirë të përdoren si pure, jo të pabluara. Pureja me patate është shumë e shëndetshme.

 

Si mund ta kurojmë stomakun me bimë medicinale?

Gastriti dhe ulcera janë sëmundje që mund të kalohen lehtësisht për dy arsye. E para, sepse janë sëmundje që kapen në kohë, sepse krijojnë shqetësime që dallohen menjëherë, dhe së dyti, sepse shkaktohen nga vetë individi, dhe nëse i mënjanojmë në kohë “gabimet” tona mund t’i shërojmë 100% të dyja këto sëmundje.

Bimët medicinale kanë dhënë efekt në trajtimin e këtyre dy sëmundjeve të stomakut. Si fillim duhet përdorur një çaj 3 herë në ditë i përbërë nga: një pako çaj për stomakun + 3 fije lule basani + 1 dorë mëllagë e zezë. Ziejnë të gjitha në 2.5 litra ujë për 2 min, kullohet çaji pasi ftohet, dhe ruhet në frigorifer.

Në mëngjes esëll pihet një e bardhë veze me qumësht.Gjate ditës do të konsumoni 2-3 kokrra arrë (nga glikoja e arrës), kjo gliko është përgatitur posaçërisht për problemet e stomakut, ka pak sheqer dhe është pak e zier. Gjithashtu, në mëngjes esëll konsumohet një mëngjes i shëndetshëm me një gote kos, 3 lugë tërshërë, 1 lugë gliko arre, 1 lugë susam i bluar dhe 1 lugë vaj liri. Lihet 5 min të zbutet dhe konsumohet. Pas kësaj pihet çaji. Kjo kure përsëritet për 45 ditë, por edhe me gjatë në rastin e ulcerës.

Tags: GastritiYlli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.