Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

April 30, 2026
in TvShow
0
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Muaji maj parashikohet të jetë një periudhë e ngjyrosur nga ndikimi i hënës, ku rezultatet do të varen kryesisht nga gjendja emocionale. Ky muaj nis me një Hënë të Plotë tek Akrepi, vazhdon me një Hënë të Re te Demat në mes të muajit (moment fantastik për nisje të reja) dhe mbyllet me një Hënë të Plotë te Shigjetari.

Dashi

Për të lindurit në shenjën e Dashit, muaji nis me nxjerrjen në sipërfaqe të problematikave të vjetra ose të harruara. Pozicioni i planetëve i detyron ata të gjejnë forma për të zgjidhur çështjet praktike, si pronat, punën, shkresat ose borxhet. Pjesa e dytë e muajit do të ketë prioritet organizimet e reja në punë, ndërsa Hëna e Re te Demat do të sjellë një lloj paqeje emocionale. Në fund të muajit, do të ketë dëshirë për udhëtime, por rekomandohet që ato të jenë brenda vendit.

TëFundit

Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena

Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena

April 30, 2026
“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

April 30, 2026

Demi

Demat janë protagonistët e muajit maj. Me Hënën e Re dhe Marsin (nga data 19) në shenjën e tyre, ata do të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo periudhë shërben për të rivlerësuar raportet njerëzore dhe për të vendosur “pikat mbi i” në çështjet që presin zhvillim. Pas datës 19, intensiteti në profesion do të rritet, duke sjellë mundësi për riformatim të statusit të punës ose karrierës. Muaji do të mbyllet me një ekuilibër të lartë me veten.

Binjakët

Deri në fund të majit, Binjakët do të kenë mundësi të shkëlqyera për ndërveprim dhe propozime të reja për projekte. Është një kohë e mirë për të diskutuar me partnerin se çfarë duhet korrigjuar në marrëdhënie. Duhet treguar kujdes i shtuar në komunikim, veçanërisht në datat 5 dhe 22 maj. Për të lindurit në ditët e para të shenjës, ky është një proces transformimi që do të sjellë qëndrueshmëri afatgjatë.

Gaforrja

Deri në datën 19, Gaforret mund të ndiejnë stres dhe lodhje nga puna. Megjithatë, pas kësaj date nis një periudhë shumë komode dhe e bukur verore. Hëna e Plotë tek Akrepi mund të nxjerrë në pah pasione ose emocione të fshehura. Fundi i muajit i gjen ata me një energji më të shpejtë, duke shijuar rrjedhën e ditës pa bërë analiza të tepërta.

Luani

Luanët do të kenë zhvillime intensive dhe mundësi për korrigjime në punë deri në datën 19. Pas kësaj date, mund të ndiejnë stres nga ngarkesa e tepërt dhe detyrimet, duke pasur dëshirë për t’u arratisur drejt pushimeve. Këshillohet që t’i marrin gjërat një e nga një dhe të mos shohin pas, por të merren me çështjet praktike për të rregulluar humorin e tyre.

Virgjëresha

Java e parë kërkon fleksibilitet dhe përshtatshmëri emocionale. Pas kësaj, Virgjëreshat do të hyjnë në një ritëm intensiv pune ku do të kenë rezultate të parashikuara dhe stabilitet. Fundi i muajit do t’i gjejë shumë më të qeshur, veçanërisht pas datës 19, kur Venusi kalon te Gaforrja, duke u dhënë mundësinë për një pauzë të gëzuar që e presin prej kohësh.

Peshorja

Peshoret po hyjnë në një cikël shtatëvjeçar ndryshimesh të forta me Uranin, i cili do të ndikojë në rutinën dhe të përditshmen e tyre. Ky muaj do të jetë shumë social, me takime dhe njohje të reja që do të ndihmojnë në projektimin e ndryshimeve të ardhshme. Deri në datën 19, rezultatet e punës do të varen nga bashkëpunimi me të tjerët, ndërsa siguria materiale mbetet e qëndrueshme.

Akrepi

Akrepat janë protagonistë në ditët e para për shkak të Hënës së Plotë në shenjën e tyre, e cila mund të nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësi ose frikëra. Rekomandohet kujdes në ndarjen e shqetësimeve deri në datën 5. Pas datës 16, nis një periudhë shumë stabile dhe e mirë për ndryshime në statusin personal dhe për momente të bukura në dashuri.

Shigjetari

Fillimi i muajit mund të sjellë pasiguri në raportet personale. Megjithatë, Marsi te Dashi favorizon nisjet e reja, duke i bërë Shigjetarët të ndihen stabël rreth datës 19. Megjithëse mund të ketë ankesa për lodhje ose obligime, këto janë pjesë e një procesi transformimi të mirëpritur. Muaji mbyllet në mënyrë fantastike me një Hënë të Plotë në shenjën e tyre.

Bricjapi

Për Bricjapët, ky është një muaj që favorizon pasionin, kreativitetin dhe dëshirën për t’i bërë gjërat me shpirt. Mesi i muajit është jashtëzakonisht i mbarë për zgjerim familjar, martesa ose ndryshim adrese. Ata do të kenë një rutinë më të shtruar dhe të qetë, pa streset apo frikërat e momenteve të fundit që mund të kenë pasur më parë.

Ujori

Kthimi i Plutonit në të kundërt (më 7 maj) do të lehtësojë të përditshmen e Ujorëve. Mund të ketë pakënaqësi në punë që duhen menaxhuar deri në datën 5. Nga data 5 deri në 19 është koha e duhur për të diskutuar ndryshimet që dëshironi në profesion. Fundi i muajit sjell një lloj lehtësimi nga problematikat e mbartura të dimrit dhe pranverës.

Peshqit

Ky muaj i vendos Peshqit përballë vetes dhe raporteve me të tjerët, duke kërkuar që ata të bëhen racionalë në gjykim dhe të mos udhëhiqen vetëm nga intuita. Periudha nga data 16 maj deri në fund të qershorit është shumë e mbarë për dasma, fejesa dhe evente festive. Duhet treguar kujdes dhe nuk duhet nxituar në datat 7 dhe 22 maj./vizionplus.tv

Related Posts

Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena
TvShow

Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena

April 30, 2026

Rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP Albania 5” e çoi deri në finale, por fitorja më e madhe për...

Read moreDetails
“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)
TvShow

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

April 30, 2026

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në BBVA, Miri ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve përmes një postimi të...

Read moreDetails
“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës
TvShow

“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës

April 30, 2026

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti vazhdon të dhurojë spektakël dhe të vërtetojë se është një nga personazhet më origjinalë të “Ferma VIP...

Read moreDetails
Menaxhoni me kujdes financat . Horoskopi për ditën e enjte, 30 prill 2026
TvShow

Menaxhoni me kujdes financat . Horoskopi për ditën e enjte, 30 prill 2026

April 30, 2026

Dashi Po kaloni një periudhë dinamike, plot lëvizje, takime dhe përvoja të reja. Do të ndiheni më të hapur ndaj...

Read moreDetails
Hapet një kapitull i ri në maj 2026/ Dashuri, karrierë dhe vendime që ndryshojnë gjithçka
TvShow

Hapet një kapitull i ri në maj 2026/ Dashuri, karrierë dhe vendime që ndryshojnë gjithçka

April 29, 2026

Maji 2026 pritet të sjellë ndryshime të dukshme në jetën personale dhe emocionale të shumë njerëzve, sipas parashikimeve astrologjike. Muaji...

Read moreDetails
Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj
TvShow

Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj

April 29, 2026

Je në qendër të vëmendjes në maj të vitit 2026, me parashikime mujore që sjellin mundësi, zgjime emocionale dhe fillime...

Read moreDetails
Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes
TvShow

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026

Maji i vitit 2026 nis me një zhvillim astrologjik që pritet të ndikojë ndjeshëm te energjia dhe balancat për disa...

Read moreDetails
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026
TvShow

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Dashi Do ta përballoni ditën me shumë energji, vendosmëri dhe dëshirë për të vepruar. Në punë mund të shfaqen mundësi...

Read moreDetails
Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”
TvShow

Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”

April 29, 2026

Një apartament në katin e 5-të është përfshirë nga flakët pranë burgut 313. Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se...

Read moreDetails
Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)
TvShow

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

April 29, 2026

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×