Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma VIP.
E bërë pjesë e këtij reality show që nga dita e parë, Moza ka arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve, duke dalë më e votuara.
Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë euro dhe një unazë diamanti.
“Bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza.
Në vend të tretë u rendit Visi, në vend të katërt Soni dhe në vend të pestë Bujaka.












