Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

TRONDITËSE në vend/ Dy vëllezërit ab*zojnë s*ksualisht me motrën e tyre 8-vjeçare

November 28, 2025
in TvShow
3
VIEWS

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj,

 

mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar e arsimuar siç duhet.

Një mjedis tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes kanë zënë vend edhe dhuna, ab*zimi dhe padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sytë e veshët përballë realitetit që do t’ju tregojmë.

TëFundit

Maji muaj me sfida/ Një periudhë që trondit ekuilibrat e jetës veçanërisht për 4 shenja horoskopi

Maji muaj me sfida/ Një periudhë që trondit ekuilibrat e jetës veçanërisht për 4 shenja horoskopi

April 30, 2026
“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

April 30, 2026

Jemi në një fshat malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku “fshihet” një histori e tmerrshme që askush nuk ka dashur ta shohë.

Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështirë, dysheme të kalbur dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin, imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga ushqimi, dritat apo ngrohja.

Duket qartë se humbja e babait ka shënuar një kthesë të fortë në jetën e kësaj familjeje. Pas dy vitesh mungesë të tij, fëmijët nuk pyesin më për nënën e tyre, e cila përballet jo vetëm me vështirësitë e jetës, por edhe me dhunën dhe ngacmimet e tyre. Vajza e zonjës, për të cilën po flasim, është vetëm tetë vjeçe dhe nëna e saj flet tërësisht e dorëzuar përballë fatit të trishtë të së voglës së saj. Duhet të sqarojmë se shkaku kryesor që na detyroi të shkonim me urgjencë te kjo familje është një video tepër e rëndë, e cila qarkullon mes banorëve të fshatit, kryesisht mes fëmijëve.

Nëna na zbulon detaje tronditëse, ku sipas saj djemtë kanë një sjellje jo normale ndaj vajzës së vogël. Ajo tregon se banorët e fshatit aludojnë për ekzistencën e një videoje me përmbajtje të një ngacmimi të vëllait ndaj motrës së tij të vogël, ndaj i kanë thënë të jetë edhe më e kujdesshme me vajzën e saj.
E gjendur mes asaj që përjeton brenda katër mureve dhe fjalëve të fqinjëve, nëna ndjen një dilemë dhe një frikë të madhe nëse vërtet ka ndodhur diçka edhe më e rëndë. Ajo na shpreh merakun që ka se çfarë do të thonë në fshat, pa arritur të kuptojë gjendjen emocionale të vajzës së saj 8-vjeçare, që ab*zohet rregullisht nga vëllezërit.

Dy vëllezërit e kanë kthyer incestin në normalitet, aq sa nuk ruhen më as nga nëna e tyre, e cila mjaftohet vetëm duke iu ngritur zërin herë pas here.

Nga sa na thotë nëna, vajza e saj ka bërë një komunikim edhe me psikologen e shkollës, e cila duket se ka kuptuar që në këtë familje diçka nuk shkon. Ndaj, pasi mësojmë këtë detaj, vendosim të shkojmë në shkollën e dy fëmijëve të mitur, ku na pret drejtoresha. Më pas komunikojmë edhe me psikologen e shkollës, e cila na tregon evidencat nga komunikimet që ka patur me dy fëmijët e mitur.

Psikologia, me pak fjalë, na ka dhënë një panoramë të qartë të asaj që mendon se po ndodh në atë familje, por gjithmonë me doza të mëdha dyshimi ndaj nënës, e cila sipas saj është kontradiktore. Gjithashtu mësojmë se rasti është referuar prej dy muajsh nga psikologia te institucionet përkatëse. Por mesa duket, dy muaj nuk janë të mjaftueshëm për të zgjidhur një çështje kaq delikate dhe emergjente. Sidomos kur flitet për veprimet aspak normale të djalit të madh të familjes.

Si drejtoresha ashtu edhe psikologia e shkollës, gjatë gjithë bisedës me to, shmangën problemin e vërtetë të kësaj familjeje, duke e kanalizuar te varfëria dhe te mungesa e inteligjencës së nënës, e cila sipas tyre është e paaftë për të kuptuar situatat dhe shpeshherë tregohet kontradiktore.
Kjo retorikë u përsërit aq shpesh, sa për një moment na bëri edhe ne të dyshojmë nëse fjalët e nënës janë të vërteta. Por dy ditë më vonë, gjërat morën një rrjedhë tërësisht të papritur. Hapi i radhës për t’i dhënë fund këtij ab*zimi të tmerrshëm ishte Bashkia Librazhd, e cila, pas këmbënguljes sonë, ia përcolli informacionin Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për arrestimin e vëllait 18-vjeçar të familjes.

Por ky arrestim nuk i ka dhënë aspak zgjidhje problemit, sepse vëllai 14-vjeçar, për shkak të moshës, është lënë i lirë dhe vazhdon të jetojë nën të njëjtën çati me nënën dhe motrën e ab*zuar.

Related Posts

Maji muaj me sfida/ Një periudhë që trondit ekuilibrat e jetës veçanërisht për 4 shenja horoskopi
TvShow

Maji muaj me sfida/ Një periudhë që trondit ekuilibrat e jetës veçanërisht për 4 shenja horoskopi

April 30, 2026

jë periudhë sfiduese astrologjike pritet gjatë muajit maj, duke prekur veçanërisht katër shenja të horoskopit. Sipas parashikimeve, ky muaj nuk...

Read moreDetails
“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë
TvShow

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

April 30, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e...

Read moreDetails
Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena
TvShow

Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena

April 30, 2026

Rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP Albania 5” e çoi deri në finale, por fitorja më e madhe për...

Read moreDetails
“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)
TvShow

“Sytë nuk gënjejnë…”/ Upss, Miri trazon rrjetin me këtë koment (Foto)

April 30, 2026

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në BBVA, Miri ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve përmes një postimi të...

Read moreDetails
“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës
TvShow

“Fap, fap…”/ Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës

April 30, 2026

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti vazhdon të dhurojë spektakël dhe të vërtetojë se është një nga personazhet më origjinalë të “Ferma VIP...

Read moreDetails
Menaxhoni me kujdes financat . Horoskopi për ditën e enjte, 30 prill 2026
TvShow

Menaxhoni me kujdes financat . Horoskopi për ditën e enjte, 30 prill 2026

April 30, 2026

Dashi Po kaloni një periudhë dinamike, plot lëvizje, takime dhe përvoja të reja. Do të ndiheni më të hapur ndaj...

Read moreDetails
Hapet një kapitull i ri në maj 2026/ Dashuri, karrierë dhe vendime që ndryshojnë gjithçka
TvShow

Hapet një kapitull i ri në maj 2026/ Dashuri, karrierë dhe vendime që ndryshojnë gjithçka

April 29, 2026

Maji 2026 pritet të sjellë ndryshime të dukshme në jetën personale dhe emocionale të shumë njerëzve, sipas parashikimeve astrologjike. Muaji...

Read moreDetails
Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj
TvShow

Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj

April 29, 2026

Je në qendër të vëmendjes në maj të vitit 2026, me parashikime mujore që sjellin mundësi, zgjime emocionale dhe fillime...

Read moreDetails
Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes
TvShow

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026

Maji i vitit 2026 nis me një zhvillim astrologjik që pritet të ndikojë ndjeshëm te energjia dhe balancat për disa...

Read moreDetails
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026
TvShow

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Dashi Do ta përballoni ditën me shumë energji, vendosmëri dhe dëshirë për të vepruar. Në punë mund të shfaqen mundësi...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×