Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj BEFASUES për shenjat!

June 27, 2025
in Të Fundit
2.7k
VIEWS

Muaji korrik do të jetë një periudhë mjaft interesante për të gjitha shenjat e horoskopit që do të gjenden para kapitujve të rinj.

Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogerit në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, klima yjore e korrikut ndikohet nga disa lëvizje të forta të planetëve që krijojnë mundësi për të papritura.

Kalimi i Uranit në shenjën e Binjakëve më 7 korrik do të ndikojë deri në nëntor. Ky kalim do të sjellë një atmosferë plot ndryshime për disa shenja. Me hënën e plotë në Bricjap më 10 korrik, shumë shenja do të përballen me përgjegjësi dhe do të duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e tyre.
Ndërkohë, hëna e re në Luan më 24 korrik do të hapë mundësi për rifillime dhe baza të reja. Përveç klimës së përgjithshme, astrologia ndau parashikimin për çdo shenjë duke na udhëzuar si të shfrytëzojmë sa më mirë këtë muaj.

TëFundit

Aksident TRAGJIK në vend! Humb jetën një person, disa të tjerë…

Aksident TRAGJIK në vend! Humb jetën një person, disa të tjerë…

April 23, 2026
“Imagjino të mbash fëmijën për herë të parë, pa e ditur që është  e fundit!” REAGIMI i doktoreshës: Shqiptarët nuk duhet të heshtin për vd*kjen tragjike të Migenës

“Imagjino të mbash fëmijën për herë të parë, pa e ditur që është e fundit!” REAGIMI i doktoreshës: Shqiptarët nuk duhet të heshtin për vd*kjen tragjike të Migenës

April 23, 2026

Chrysanthi Kalogeri: Është një muaj i rëndësishëm. Kryesorja është që në datën 7 Urani kalon në shenjën e Binjakëve. Më në fund, Demi që e kishte kaq kohë çlirohet nga një stres ku gjërat e papritura befasojnë në përditshmëri, në jetën e tij. Të lindurit në ditët e fundit do të kenë një rikthim të vogël, por më 7 korrik do të kalojë në shenjën e Binjakëve ku do të qëndrojë deri më 7 nëntor ku do të qëndrojë në gradat e fundit të Demit dhe në 2026 kalon përfundimisht në shenjën e Binjakëve. Kalon Afërdita në Binjak në datën 4 ku do të qëndrojë thuajse gjatë gjithë muajit, por më parë do të takohet me Uranin kështu që do të kemi përfitime në fillim të muajit, të papritura, takime interesante të papritura dhe dashuri me shikim të parë, por edhe ndarje, prandaj kujdes si do ta përdorni energjinë në fillim të muajit. Nga ana tjetër kemi hënën e plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik që na vë përpara përgjegjësisë ku përmes punës, disiplinës dhe organizimit sa më të mirë të vetes, përditshmërisë, do të kemi rezultatet që duam. Në datën 18 Mërkuri kthehet në prapavijë. Kujdes që në datën 16-17 sepse kur Mërkuri është në ndalesë për t’u kthyer në prapavijë, janë ditë më të vështira sesa kur zmbrapset dhe vazhdon kursin. Komunikimet, marrëveshjet, kontratat, bëjini deri në datën 18. Kujdes deri në datën 22, klima është më e acaruar për ndarje. Hëna e re në Luan në datën 24 korrik është totalisht transformuese. Do të kemi mbylljen e një kapitulli që nuk vjen në mënyrën më ideale, por kemi ripërtëritje, ndryshim thelbësor. Mund të dëgjojmë për udhëheqës apo ngjarje më të vështira në botë.

Dashi – Korriku, një muaj shumë i rëndësishëm ku duhet të vendosni një ekuilibër midis jetës familjare, personale, karrierës dhe jetës sociale që do të jetë me kërkesa të larta me hënën e plotë më 10 korrik. Organizoni punën e përditshmërisë dhe do të shpërbleheni, madje disa nga ju mund të kenë ngritje në detyrë ose arritje të larta. Jeta personale, dashuria, krijimtaria, iniciativat, me hënën e re në datën 24 korrik janë në një klimë erotike, transformuese, mund të filloni një lidhje shumë pasionante dhe nëse doni një fëmijë, është periudha shumë e mirë. Afërdita në shtëpinë e tretë në Binjak, krijon shanse për kontakte, takime dhe promovimin e punës. Përfitoni deri në datën 18 sepse pas saj mund të hasni pengesa dhe deri në gusht do të keni rikthimin e personave nga e kaluara.

Demi – Në datën 7 korrik, çliroheni nga prania e Uranit që ju stresoi sepse doni të dini çfarë ndodh nesër, keni rutinën tuaj dhe e keni të vështirë kur prishet. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës, para largimit përfundimtar të Uranit, në ditët e para të muajit mund të keni shanse shumë të mira në jetën tuaj erotike, personale, mund të keni dashuri me shikim të parë, përfitime financiare, të bëni një revolucion të vogël, të çliroheni nga prangat e marrëdhënies ku gjendeni. Gjatë gjithë muajit fokusohuni në sferën financiare, ku do të keni përfitime dhe shpenzime. Në datën 7 nis një fazë ku duhet të jeni parashikues sepse s’do të keni stabilitet. Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë, ju afron me të dashurit, mund të udhëtoni, të jeni më largpamës. Hëna e re në Luan në datën 24 sjell ndryshime rrënjësore për të lindurit në ditët e para të shenjës. Nëse ndryshimet vijnë nga faktorë të jashtëm duhet të ruani gjakftohtësinë, ndërsa nëse vijnë nga ju, mund të ndërroni shtëpinë, por sido të jetë, ka rinovim në jetën tuaj.

Binjakët – Kalimi i Uranit në shenjën tuaj në datën 7 shënon fillimin e një periudhe 7-vjeçare për ju, për momentin do ta ndiejnë të lindurit në tri ditët e para të shenjës gjatë gjithë verës deri në fillim të nëntorit. Do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës, por ndoshta do të ndieni nevojën për të qenë më të lirë. Nga data 4 deri në fund të muajit, Afërdita sjell shanse ideale për të arritur me lehtësi ato që ju doni të realizoni, mirëpo nga data 19-22 kujdes në marrëdhëniet personale, në problemet që mund të paraqiten në familje, akset kryesore të jetës. Mos hyni në konflikte sepse mund të keni ndarje të përkohshme. Muaji është i përshtatshëm për t’u fokusuar në sferën financiare, ku do të keni të ardhura por duhet të jeni parashikues për detyrimet. Kujdes me hënën e re në datë 24 në shenjën e Luanit, me mënyrën si gjykoni mund të ndryshoni disa plane për të ardhmen, por kujdes në vendimet që do të merrni sepse mund të jenë përfundimtare dhe duhet të dini nëse përputhen me ju.

Gaforrja – Jeni në një periudhë shumë të mirë sepse keni edhe Jupiterin, përfitoni deri vitin që vjen. Ky muaj dhe sidomos me hënën e plotë përballë jush në datën 10 sjell probleme, shanse në marrëdhënie e bashkëpunime. Nëse është momenti të merrni vendime për jetën personale, marrëdhënie e bashkëpunim, s’është koha e duhur. Duhet të fokusoheni në sferën financiare ku do të keni përfitime, por me hënën e re në Luan keni hapje, iniciativë që sjell transformim, ndaj kujdes me lëvizjet që do të bëni, të jenë të matura dhe të parashikuara. Do të keni ndihmë dhe mbështetje nga të afërmit, familja gjatë korrikut. Shfrytëzoni periudhën deri në datën 18 sepse pas saj mund të keni pengesa e vonesa.

Luani – Hëna e plotë në datën 10 vendos fokusin në planet e punës, përditshmërisë, jini korrektë, të organizuar sepse do të shpërbleheni në sferën financiare. Gjeni kohën për të çlodhur dhe për të vendosur një ekuilibër. Kryesore është hëna e re që në shenjën tuaj në datën 24, ku do të bëni një fillim të ri që do të sjellë rinovim, ndryshime kryesore në jetë, marrëdhënie dhe bashkëpunime për të lindurit në ditët e para të shenjës. Ndryshimet mund të vijnë nga faktorë të jashtëm, nga të tjerët, nga marrëdhënia, bashkëpunimet, por mund të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj që do ju ndryshojnë këndvështrimin apo të ardhmen. Jeni në prag të një fillimi të ri. Keni mbështetje nga miqtë e rrethit social dhe futeni në një periudhë ku do të gjeni njerëz që i mbështesin këto synime.

Virgjëresha – Korriku është shumë pozitiv dhe Marsi në shenjën tuaj ju krijon situata stresuese, jeni më aktivë, do të realizoni shumë gjëra nëse tregoni kujdes nga data 20-22 për të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit. Mbroni marrëdhëniet tuaja dhe mos hyni në konflikte. Në jetën sociale, Afërdita dhe Urani sjellin suksese, nënvizon puna, vlera juaj, jeni njerëz punëtorë, por të lindurit në ditët e para kalojnë ndryshime në punë, karrierë dhe në akset kryesore të jetës. Hëna e plotë në Bricjap ju sjell shanse në jetën erotike, krijuese dhe mundësi për zhvillim social, personal e profesional. Me hënën e re në datën 24 veproni në prapavijë dhe bëni ndryshimet që i shihni të nevojshme.

Peshorja – Është një periudhë ku do të jeni të aktivizuar në jetën sociale, profesionale, karrierë, do të shkoni në evente dhe jeni të favorizuar me Jupiterin në shtëpinë e dhjetë. Hëna e plotë në Bricjap në datën 10 ju sjell përballë me probleme ose shqetësime në jetën personale dhe kjo sjell shqetësime në psikologjinë tuaj apo me pronën e shtëpinë. Një ekuilibër mes jetës personale, familjare e karrierës do të ishte ideale në korrik. Shumë pozitive për ju do të jetë hëna e plotë në Luan në datën 24, ku do të keni njohje të rëndësishme në rrjetin social që do të ndryshojë jetën personale, planet, synimet. Të lindurit në ditët e para të shenjës, jeni në fazë ndryshimi total ku mund të zhgënjeheni, por do të ndodhë për të mirën tuaj që të keni një fillim të ri pozitiv. Kujdes me personat që zgjidhni dhe hyjnë në jetën tuaj. Me Afërditën në Binjak në datën 4 ka një muaj interesant, me plane të mira për të ardhmen, me afrimitet ndaj të dashurve, do të udhëtoni dhe fillon një periudhë që do ta shihni të ardhmen me sy tjetër, madje mund të mendoni për zhvendosje jashtë shtetit.

Akrepi – Fillimi i muajit është i bukur, me shanse në marrëdhënie e bashkëpunime, do të keni takime të papritura me njerëz që do t’ju ndryshojnë jetën. Kini kujdes dhe mbroni marrëdhëniet ekzistuese, ku më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e fundit të shenjës që duhet të kenë vëmendjen edhe në iniciativat financiare. Periudha është favorizuese në jetën profesionale e sociale, do të keni mundësi të udhëtoni. Kini kujdes në çështjet ligjore. Mund të bëni një ndryshim total të lindurit në ditët e para të shenjës në jetën sociale, karrierë. Me hënën e re në Luan në datën 24, mbyllet një kapitull dhe hapet një i ri pasi mund të ndryshoni punë apo karrierë. Çështjet që kanë të bëjnë me jetën sociale, punën, ekspozimin, kini kujdes nga data 18 dhe vendosni përpara gjërat që duhet të firmosni. Hëna e plotë në datën 10 ju jep shanse të rishikoni synimet e qëllimet, t’i organizoni, të gjeni mbështetje dhe të jeni të programuar.

Shigjetari – Një periudhë e re fillon për ju me Uranin përballë, kështu që të lindurit në ditët e para të shenjës që nga fillimi i muajit, jeni në fazë ndryshimi pozitiv në jetën personale dhe planet për të ardhmen. Me hënën e re në datën 24 jeni të ndikuar drejtpërdrejt dhe mund të bëni ndryshime në planet tuaja, të jeni më largpamës, të bëni një udhëtim që mund të jetë kryesor për të sjellë ndryshime në jetën tuaj dhe të takoni njerëz. Jini të fokusuar në sferën financiare ku do të dilni të fituar nëse jeni më parashikues. Kini kujdes nga data 20-22 me marrëdhëniet personale, shoqërore e profesionale, mos hyni në konflikte dhe kontradikta me eprorët.

Bricjapi – Një periudhë shumë e mirë për marrëdhëniet tuaja dhe me hënën e plotë në shenjën tuaj duhet të fokusoheni në jetën personale. Jeni shumë të mirë në organizim ndaj merruni me punën e përditshmërinë. Bëni një udhëtim ku do të afroheni me të dashurit tuaj. Me hënën e re në datën 24 kujdes në iniciativat që do të ndërmerrni pasi do të përcaktojnë ndryshime në portofolin tuaj, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe parashikues. Me këto duhet të merreni deri në datën 18 sepse më vonë duhet t’i rishikoni dhe të rregulloni gjërat që keni lënë varur. Përditshmëria juaj do të ketë ndryshime, por do të jetë e këndshme dhe do ta shijoni.

Ujori – Kryesore për ju është hëna e re në Luan në datën 24 ku të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë transformim rrënjësor në marrëdhënie, bashkëpunime dhe akset kryesore të jetës. Në disa raste, këto do të vijnë nga iniciativat tuaja sepse gjendeni përpara vendimeve serioze për të ndryshuar jetën. Korriku është muaj shumë erotik, mund të afroheni me të dashurin, fëmijët apo të realizoni planet tuaja krijuese. Jini më parashikues dhe të kujdesshëm me financat dhe më të qetë nga ana psikologjike, s’ka nevojë t’i mendoni thellë gjërat. Gjatë gjithë pjesës së parë të korrikut, duhet të gjeni kohën të çlodheni, të merreni me jetën intime, shëndetin dhe të shmangni prapaskenat.

Peshqit – Korriku është shumë i mirë për ju me diellin, Jupiterin në shtëpinë e pestë, mund të kaloni bukur, afroheni me njerëzit e dashur dhe të keni shanse për krijimtarinë, jetën erotike e personale. Me hënën e plotë në Bricjap, duhet të jeni të kujdesshëm në rrjetin social, shoqëror, të pranoni ftesat, të evitoni keqkuptimet dhe të afroheni njerëzit e dobishëm për të realizuar qëllimet tuaja. Një mik mund të bëhet njeriu i zemrës. Me hënën e re në Luan do të keni ndryshime në punë, prandaj në fund të korrikut mund të pushoni dhe kur të ktheheni të gjendeni në një fillim të ri në përditshmëri. Kujdesuni për shëndetin dhe mos kini frikë./tvklan.al

 

Tags: Chrysanthi KalogeritHoroskopishenjatyjet

Related Posts

Aksident TRAGJIK në vend! Humb jetën një person, disa të tjerë…
Të Fundit

Aksident TRAGJIK në vend! Humb jetën një person, disa të tjerë…

April 23, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Thumanë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi...

Read moreDetails
“Imagjino të mbash fëmijën për herë të parë, pa e ditur që është  e fundit!” REAGIMI i doktoreshës: Shqiptarët nuk duhet të heshtin për vd*kjen tragjike të Migenës
Të Fundit

“Imagjino të mbash fëmijën për herë të parë, pa e ditur që është e fundit!” REAGIMI i doktoreshës: Shqiptarët nuk duhet të heshtin për vd*kjen tragjike të Migenës

April 23, 2026

Vdekja e 27-vjeçares Migena Salihi, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike duke sjellë në jetë 2 engjëjt...

Read moreDetails
‘Kujdes se cfarë flisni, një fjalë do ju kushtojë jetën sot…’/ Një debat i fortë dhe rënie financiare! Ja cfarë ju pret sot
Të Fundit

‘Kujdes se cfarë flisni, një fjalë do ju kushtojë jetën sot…’/ Një debat i fortë dhe rënie financiare! Ja cfarë ju pret sot

April 23, 2026

Dashi Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do i zgjidhni një e nga një...

Read moreDetails
Kanë bërë dashuri pasi dolën nga BBVA? Mateon SHTANG me përgjigjen e tij
Të Fundit

Kanë bërë dashuri pasi dolën nga BBVA? Mateon SHTANG me përgjigjen e tij

April 22, 2026

Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e shumëpritur e “Post Big Brother VIP Albania”, një episod që kishte ngjallur kuriozitet...

Read moreDetails
Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte Migena Salihi, mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare që “copëtoi” zemrat e atyre që e deshën (FOTO-DETAJE)
Të Fundit

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte Migena Salihi, mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare që “copëtoi” zemrat e atyre që e deshën (FOTO-DETAJE)

April 22, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, vajza syshkruar plot ëndrra për jetën...

Read moreDetails
U tha që fitoi 100 mijë euro, por jo! Shuani kureshtjen, kjo është vlera reale e cmimit që mori Selin
Të Fundit

U tha që fitoi 100 mijë euro, por jo! Shuani kureshtjen, kjo është vlera reale e cmimit që mori Selin

April 22, 2026

Pas gati 120 ditësh izolim, sfidash psikologjike dhe një rrugëtimi të mbushur me emocione, Selin u shpall fituesja e madhe...

Read moreDetails
Ngjarje e tmerrshme! Nëna hidhet nga lartësia së bashku me fëmijët e saj! Tre të vd*kur dhe një në…
Të Fundit

Ngjarje e tmerrshme! Nëna hidhet nga lartësia së bashku me fëmijët e saj! Tre të vd*kur dhe një në…

April 22, 2026

Një ngjarje tronditëse dhe alarmante vjen nga Italia, në zonën e Catanzarës, ku një nënë është hedhur nga kati i...

Read moreDetails
‘Erdhi që të më jepte dorën…’ Selin  rrëfen TAKIMIN E PAPRITUR me gruan e Mirit në natën e finales!
Të Fundit

‘Erdhi që të më jepte dorën…’ Selin rrëfen TAKIMIN E PAPRITUR me gruan e Mirit në natën e finales!

April 22, 2026

Mbrëmjen e sotme në “Post Big Brother VIP” është rihapur një nga temat më të nxehta dhe më të komentuara...

Read moreDetails
Një ngjarje e fuqishme emocionuese do ju ‘NDAL’ zemrën! Yjet parashikojnë TR0NDITJE emocionale sot!
Të Fundit

Një ngjarje e fuqishme emocionuese do ju ‘NDAL’ zemrën! Yjet parashikojnë TR0NDITJE emocionale sot!

April 22, 2026

Dashi Ndikimi i Venusit do jete mjaft i rëndësishëm gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju nxite...

Read moreDetails
Shtanget rrjeti! Vanesa puth në buzë vëllain e saj, shpërthejnë komentet (Video)
Të Fundit

Shtanget rrjeti! Vanesa puth në buzë vëllain e saj, shpërthejnë komentet (Video)

April 21, 2026

Vanesa Sono u surprizua mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” nga vëllai i saj, në një moment të mbushur me...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×