Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14.50, në aksin “100 Vjetori” Vlorë–Panaja, në afërsi të rrethrrotullimit të Panajas.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga Jakup Meleq, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Bernhard Liske .
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore./topchannel











