Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Lajm i trishtë dhe pikëllues/ Humb jetën neonatologu i njohur Edi Tushe

June 16, 2026
in Te Fundit
0
VIEWS

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin mjekësor dhe mijëra familje shqiptare. Është ndarë nga jeta doktori i njohur neonatolog Edi Tushe, një prej figurave më të respektuara të mjekësisë shqiptare dhe një nga pionierët e shërbimit neonatologjik në vend.

Për dekada me radhë, doktor Edi Tushe ka qenë pranë brezave të tërë të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë, duke u kthyer në një emër të dashur dhe të besuar për kujdesin ndaj të porsalindurve. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tij, ai fitoi respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e mijëra familjeve.

Përveç kontributit të tij të çmuar si mjek pediatër dhe neonatolog, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në themelimin dhe zhvillimin e shërbimit neonatologjik në Shqipëri. Tushe ka dhënë një kontribut të vyer edhe në formimin e brezave të rinj të mjekëve si pedagog, duke përcjellë përvojën dhe dijet e tij ndër vite.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është bërë publik nga një mik dhe koleg i afërt, i cili përmes një mesazhi prekës e ka kujtuar Dr. Tushen si një njeri të rrallë, një mik të dashur dhe një profesionist të jashtëzakonshëm që ia kushtoi jetën kujdesit për fëmijët.

TëFundit

Pasdite e trishtë! Humbi kontrrollin dhe ra në liqen, policia: ‘Polumbarët në kërkim të trupit të 35-vjeçarit’

Pasdite e trishtë! Humbi kontrrollin dhe ra në liqen, policia: ‘Polumbarët në kërkim të trupit të 35-vjeçarit’

June 15, 2026
TRAGJEDI në Ksamil/ Skafi i Policisë Kufitare përplaset me mjetin lundrues turistik, humb jetën 20-vjeçari

TRAGJEDI në Ksamil/ Skafi i Policisë Kufitare përplaset me mjetin lundrues turistik, humb jetën 20-vjeçari

June 15, 2026

"Ka ikje që të lënë pa frymë. Ka humbje që nuk pranohen dot. Dhe ka njerëz që janë aq të mirë, aq të dashur, aq të pazëvendësueshëm, sa duket e padrejtë që Zoti t’i thërrasë kaq heret pranë vetes.Edi ishte njëri prej tyre.

Nuk po qaj vetëm një koleg. Nuk po qaj vetëm një mjek të shkëlqyer. Po qaj një mik të shtrenjtë, një njeri të rrallë, një shpirt të bukur që e bënte botën më të mirë vetëm me praninë e tij.

Sa herë e shihja në klinikë, më dukej sikur gjithçka bëhej më e lehtë. Kishte atë qetësinë e njerëzve të mirë, atë buzëqeshjen e butë që të jepte siguri, atë mirësinë që nuk kishte nevojë të fliste me zë të lartë për t’u ndjerë.

Sot tavolina e tij mbeti bosh.Stetoskopi heshti.Dera nuk do të hapet më për të pritur fëmijët që e donin aq shumë", shkruan ai.

Ndarja e tij nga jeta lë pas një boshllëk të madh në mjekësinë shqiptare, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla te kolegët, studentët dhe familjet që patën fatin ta njohin.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e martë, më 17 qershor, në orën 16:00, e organizuar nga Funeral Home ALBA 2000, në Rrugën e Durrësit, pranë ish-Ambasadës Jugosllave.

Tags: edi tushemjek

Related Posts

Pasdite e trishtë! Humbi kontrrollin dhe ra në liqen, policia: ‘Polumbarët në kërkim të trupit të 35-vjeçarit’
Te Fundit

Pasdite e trishtë! Humbi kontrrollin dhe ra në liqen, policia: ‘Polumbarët në kërkim të trupit të 35-vjeçarit’

June 15, 2026

Policia e Matit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Ulzës. Sipas...

Read moreDetails
TRAGJEDI në Ksamil/ Skafi i Policisë Kufitare përplaset me mjetin lundrues turistik, humb jetën 20-vjeçari
Te Fundit

TRAGJEDI në Ksamil/ Skafi i Policisë Kufitare përplaset me mjetin lundrues turistik, humb jetën 20-vjeçari

June 15, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues turistik është përplasur me skafin e...

Read moreDetails
‘Motra ndërroi jetë 21 vjeçe, mamaja u sëmur’/ Dashnor Diko rrëfen mes lotësh tragjedinë familjare: Vetëm unë jam sot
Te Fundit

‘Motra ndërroi jetë 21 vjeçe, mamaja u sëmur’/ Dashnor Diko rrëfen mes lotësh tragjedinë familjare: Vetëm unë jam sot

June 15, 2026

Këngëtari i mirënjohur, Dashnor Diko, ka qenë i ftuar në “Galeri” në “E Diell”, ku ka bërë një rrëfim mes...

Read moreDetails
‘Kulmi i valës së të nxehtit pritet të jetë në fundjavë…’ Meteorologia BEFASON! Ja sa do të shënojë termometri
Te Fundit

‘Kulmi i valës së të nxehtit pritet të jetë në fundjavë…’ Meteorologia BEFASON! Ja sa do të shënojë termometri

June 15, 2026

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, ka paralajmëruar një valë të fortë të nxehti që pritet të përfshijë Shqipërinë në ditët...

Read moreDetails
Eduart Grishaj ‘THYEN’ rrjetin! Zbulon SURPRIZEN gjigande që po përgaditet për sonte! (Finalja e madhe)
Te Fundit

Eduart Grishaj ‘THYEN’ rrjetin! Zbulon SURPRIZEN gjigande që po përgaditet për sonte! (Finalja e madhe)

June 15, 2026

Eduart Grishaj zbulon detaje nga finalja e “Ferma VIP”: Do të jemi në mes të natyrës, larg studios dhe teknologjisë...

Read moreDetails
Aksident i frikshëm në vend! Dy mjete përplasen fuqishëm, 4 persona…(Detaje)
Te Fundit

Aksident i frikshëm në vend! Dy mjete përplasen fuqishëm, 4 persona…(Detaje)

June 15, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
Te Fundit

Upss! U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!
Te Fundit

Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!

June 15, 2026

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë mëngjesin e sotëm, ku 4 persona kanë ndërruar jetë si...

Read moreDetails
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”
Te Fundit

Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj ‘kokë-poshtë’/ Horoskopi na befason te gjitheve!

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga cdo mundësi qe do iu jepet sot për te bërë disa ndryshime ne jetën ne cift. Do...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
Te Fundit

E fundit! Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm për lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.