Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

I aksidentuan me vdekje djalin e vetëm pas 6 vajzave, nëna: Autori u lirua pas 3 ditësh

June 16, 2026
in Te Fundit
0
VIEWS

Një nënë denoncon me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë të cilat kanë liruar nga burgu personin që i aksidentoi me vdekje djalin e vetëm, i cili kishte ardhur në jetë pas 6 motrave.

Pashame Muçaj tregon për emisionin invetigativ Fiks Fare se veprimet e policisë, prokurorisë dhe gjykatës kanë qenë të mangëta për aksidentin e datës 17 shkurt 2025, ku në afërsi të Qafës së Kasharit, në autostradën Tiranë – Durrës, ka humbur jetën djali i saj Gëzim Muçaj.

Pas shumë ditësh në koma, ndërroi jetë në spital edhe Ervin Qiro. Në aksident u plagos rëndë Shkëlqim Doçi, i cili edhe sot e kësaj dite, ka dëmtime të rënda shëndetësore. Ai ka qëndruar rreth 40 ditë në gjendje kome dhe më pas 18 ditë të tjera në pavion pas zgjimit në koma. Personi i katërt që u godit është Eduart Pipa, i cili pësoi fraktura të mëdha në këmbë. Ndërkohë, autori i aksidentit, Ismail Laçe, është liruar pas 72 orësh nga Gjykata e Tiranës, pasi “ishte 69 vjeç, pensionist, me tension dhe kishte bashkëshorten e sëmurë”. Ai është hetuar dhe tani po gjykohet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Mua më është aksidentuar djali 27 vjeç dhe ai që e shtypi është brenda në shtëpi dhe djali im është duke u kalbur në tokë. Nuk e di kush e ka nxjerrë pa dhënë asnjë lloj të drejtë, se unë edhe mund të bëj vetëgjyqësi. Atë ditë djali iku për të marrë punëtorët dhe në rrugë i është bllokuar timoni. Më pas ka ardhur tjetri me shpejtësi dhe i dehur. Kanë qenë 4 vetë, 2 të vdekur dhe 2 të aksidentuar me plagë. Djali im ndërroi jetë në vend. Ka pasur dhe një viktimë tjetër nga aksidenti, shoku djalit”, thotë Pashame Muçaj.

TëFundit

‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës

‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës

June 16, 2026
Fitoi Ferma Vip 3, Mimoza Ahmeti bënë reagimin që nuk pritej!

Fitoi Ferma Vip 3, Mimoza Ahmeti bënë reagimin që nuk pritej!

June 16, 2026

Sipas saj, autori quhet Ismail Laçe, i cili ishte me automjet tjetër. “Ka qenë me shpejtësi dhe e ka vrarë. Mua nuk më lajmëruan për hetimet, vetëm kur më prunë një letër dhe kam shkuar në gjyq dhe më thanë se autori është në shtëpi pa dhënë asnjë deklaratë. Autori ishte liruar dhe qëndronte në arrest shtëpie. E kanë mbajtur 72 orë dhe e kanë liruar dhe s’e dimë çfarë fytyre ka. Ne nuk kemi nënshkruar as që e falim asnjë gjë, asnjë deklaratë” shton e moshuara.

Më pas tregon ditën fatale, ku humbi jetën djali i saj, që kishte ardhur në jetë pas 6 motrave. “Ngjarja ka ndodhur në orën 5 pa çerek, vetëm kur më kanë marrë në telefon. Kam shkuar në Spitalin Ushtarak dhe e kam gjetur të vdekur. Ai ka qenë vëllai i 6 motrave, djalë i vetëm. Babanë e ka të sëmurë, vetëm unë dhe ai kemi ngel, me pensione minimal me ato jetojmë ne. Ai na mbante s’kishte kush t’na mbante. Atë ka pasur nëna” thotë e moshuara dhe më pas fillon të qajë. “Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe ai të rrijë në shtëpi dhe djali im të kalbet. Unë kërkoj drejtësi mos ta bëj vetëm drejtësinë. Ai është liruar për 3 ditë, asnjë s’më lajmëroi. Ne e dinim që ishte në burg dhe jo në arrest shtëpie” përfundon ajo.

Fiksi bisedoi edhe me motrën e viktimës, Flutura Muçaj, e cila thotë se vëllai i saj ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Kishte goditje në kokë. Ne s’kemi pasur asnjë informacion nga hetimet. Shkoja te prokuroria dhe më thonin s’kanë mbaruar hetimet. Tani na erdhi një letër në shtëpi. Gjithmonë më thonin është brenda në burg autori. Kur kishim gjyqin në datën 2 qershor shkuam dhe mësuam që autori është liruar. Kishte ndëjtur vetëm 3 ditë brenda”, thotë ajo.

Sipas saj, nga hetimet rezultoi se fajtor ishte autori i cili kishte konsumuar alkool dhe lëvizte me shpejtësi. “Të ketë 2 të vdekur e 2 të plagosur e të rrijë në shtëpi, është diçka absurde. Ngjarja ka ndodhur përballë patentave, në autostradën Tiranë – Durrës. Kam shkuar te Policia Rrugore dhe s’na është dhënë asnjë gjë. Pamjet filmike më kanë thënë se i kanë dorëzuar në prokurori. Edhe sendet personale i janë dorëzuar një tjetër personi. I kam gjetur një pas një, i kam gjetur gjysmat, gjysmat kanë ikur”, shton ajo.

Në fund, ka vetëm një kërkesë. “Ne kërkojmë drejtësi, s’i kemi askujt borxh. Nëse shteti s’bën drejtësi shteti, do e bëjmë vetë. Nëse bën një mur pa leje qëndron 3 vite në burg, të vrasësh 4 vetë rri në shtëpi” përfundon Flutura.

Fiks Fare ka analizuar dosjen e aksidentit të datës 17 shkurt 2025, me 2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë. Në vendngjarje humbi jetën Gëzim Muçaj, i cili erdhi në jetë pas 6 motrave! Pas shumë ditësh në koma, ndërroi jetë në spital edhe Ervin Qiro. Në aksident u plagos rëndë Shkëlqim Doçi, i cili edhe sot e kësaj dite, ka dëmtime të rënda shëndetësore. Djali i tij ka dëshmuar se Shkëlqimi ka pësuar frakturë të kafkës, hemorragji cerebrale, edemë në tru dhe dëmtime në fytyrë me çarje në pjesën e faqeve.

Ai ka qëndruar rreth 40 ditë në gjendje kome dhe më pas 18 ditë të tjera në pavion pas zgjimit në koma. Aktualisht gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë, pasi nuk është i vetëdijshëm dhe nuk është në gjendje të kryejë vetë nevojat personale.

Personi i katërt që u godit është Eduart Pipa, i cili pësoi fraktura të mëdha në këmbë. Eduarti ka deklaruar se ata po udhëtonin drejt Palasës në Himarë, ku punonin pranë një firme ndërtimi, ku në afërsi të Qafës së Kasharit, mjeti i tyre ka dalë jashtë rruge, si pasojë e punimeve për ndërtimin e autostradës Tiranë – Durrës. Më pas, një mjet Benz, i drejtuar nga autori Ismail Laçe, ka lëvizur me shpejtësi duke i goditur të katërt. Në dosje shkruhet se autorit i është bërë testi i alkolit dhe ka rezultuar “nën ndikimin e alkolit”.

Në datën 19 shkurt 2025, Laçe ka dalë para Gjykatës së Tiranës, ku ndaj tij është caktuar çuditërisht masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata pranoi argumentet e avokatëve se është i moshuar, i padënuar, i martuar, kryefamiljar, baba i një fëmijë, 70 vjeç, pensionist, me tension të lartë dhe ka bashkëshorten të sëmurë.

Pas më shumë se 1 viti nën hetim, dosja është dërguar në gjykatë. Në dosje rezulton mjaft qartë se autori, Ismail Laçe, kishte konsumuar alkol në masën 0.20 mg/l. Në masën e sigurisë, gjykata shkruan se nuk mund ta konsiderojë “nën efektin e alkoolit”, pasi duhet të kishte pirë më shumë!

Janë bërë ekspertiza, ku ka rezultuar se shpejtësia e mjetit ka qenë 90 km në orë, ndërkohë që në një rast shkruajnë se shpejtësia mund të ketë qenë nga 80 deri në 100 km në orë, pra mbi kufirin e lejuar. Shpejtësia e lejuar në atë segment ka qenë vetëm 40 km në orë.

Në fund, ekspertët autoteknikë kanë përcaktuar se “shkeljet e shtetasit Ismail Laçe përbëjnë shkakun determinant teknik të ndodhjes së këtij aksidenti”. Por, përpos shkeljeve të shumta që shkaktuan 4 viktima, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë, sërish autori u hetua dhe po gjykohet i lirë!/Topchannel

Tags: Ervin QiroFiks Faregezim mucajIsmail LaçePashame Muçaj

Related Posts

‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës
Te Fundit

‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës

June 16, 2026

Ish-konkurrenti i Ferma VIP, Indri, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mes’Dritë”, ku foli për eksperiencën e tij...

Read moreDetails
Fitoi Ferma Vip 3, Mimoza Ahmeti bënë reagimin që nuk pritej!
Te Fundit

Fitoi Ferma Vip 3, Mimoza Ahmeti bënë reagimin që nuk pritej!

June 16, 2026

Ashtu siç ishte parashikuar të ndodhte, shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti rrëmbeu fitoren e “Ferma Vip 3” si...

Read moreDetails
SHUMA MARRAMENDESE/ Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?
Te Fundit

SHUMA MARRAMENDESE/ Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?

June 16, 2026

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me...

Read moreDetails
BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP
Te Fundit

BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP

June 16, 2026

Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që...

Read moreDetails
Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa persona të…
Te Fundit

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa persona të…

June 16, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14.50, në aksin “100 Vjetori” Vlorë–Panaja, në afërsi të rrethrrotullimit...

Read moreDetails
“Jemi jashtë kontrollit!”, Meri Shehu: Ndarje, tradhti dhe probleme me paratë për këto shenja…
Te Fundit

“Jemi jashtë kontrollit!”, Meri Shehu: Ndarje, tradhti dhe probleme me paratë për këto shenja…

June 16, 2026

Gjatë kësaj jave jemi nën ndikimin e Hënës së re në shenjën e Binjakëve, e cila sjell gjëra të reja,...

Read moreDetails
Pas finales së madhe dhe ‘BEMAVE’ gjatë mbrëmjes, Arbana Osmani del me REAGIMIN E PAPRITUR për publikun!
Te Fundit

Pas finales së madhe dhe ‘BEMAVE’ gjatë mbrëmjes, Arbana Osmani del me REAGIMIN E PAPRITUR për publikun!

June 16, 2026

Pas finales së madhe të “Ferma VIP 3”, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë një reagim të gjatë në rrjetet sociale,...

Read moreDetails
Upss/ Bëhet viral reagimi i gruas dhe vajzës së Ilirit në studio pas komplimenteve të Mozës për balerinin (VIDEO)
Te Fundit

Upss/ Bëhet viral reagimi i gruas dhe vajzës së Ilirit në studio pas komplimenteve të Mozës për balerinin (VIDEO)

June 16, 2026

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” vazhdon të prodhojë momente që po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale edhe pas...

Read moreDetails
Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite, historia prekëse e Edi Tushes
Te Fundit

Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite, historia prekëse e Edi Tushes

June 16, 2026

Një lajm i trishtë ka prekur mjekësinë shqiptare, pasi mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta mjeku i njohur pediatër...

Read moreDetails
E TURPSHME/ Skandal në finalen e Ferma VIP, produksioni i ngatërron veprën Mimoza Ahmetit: ‘Nuk është e imja kjo’
Te Fundit

E TURPSHME/ Skandal në finalen e Ferma VIP, produksioni i ngatërron veprën Mimoza Ahmetit: ‘Nuk është e imja kjo’

June 16, 2026

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” u mbyll me triumfin e Mimoza Ahmetit, e cila u shpall fituese e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.