Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, kinematografia shqiptare në Zl

September 1, 2025
in Te Fundit
7.4k
VIEWS

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila thote se “pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës”.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti.

Jeta dhe veprimtaria

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

TëFundit

I aksidentuan me vdekje djalin e vetëm pas 6 vajzave, nëna: Autori u lirua pas 3 ditësh

I aksidentuan me vdekje djalin e vetëm pas 6 vajzave, nëna: Autori u lirua pas 3 ditësh

June 16, 2026
‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës

‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës

June 16, 2026

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Veprat artistike
Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Në shtëpinë tonë (1979)
Monumenti (1977)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Kur hiqen maskat (1975)
Cuca e maleve (1974)
Përjetësi (1974)
Motive nga dita e diel (1973)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Parafabrikatet (1970)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Tags: Dhimitër Anagnostivdekje

Related Posts

I aksidentuan me vdekje djalin e vetëm pas 6 vajzave, nëna: Autori u lirua pas 3 ditësh
Te Fundit

I aksidentuan me vdekje djalin e vetëm pas 6 vajzave, nëna: Autori u lirua pas 3 ditësh

June 16, 2026

Një nënë denoncon me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë të cilat kanë liruar nga burgu personin që...

Read moreDetails
‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës
Te Fundit

‘Doja ta përqafoja por ajo më…’/ Ja cfarë paska ndodhur pas kuintave mes Indrit dhe Vanesës

June 16, 2026

Ish-konkurrenti i Ferma VIP, Indri, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mes’Dritë”, ku foli për eksperiencën e tij...

Read moreDetails
Fitoi Ferma Vip 3, Mimoza Ahmeti bënë reagimin që nuk pritej!
Te Fundit

Fitoi Ferma Vip 3, Mimoza Ahmeti bënë reagimin që nuk pritej!

June 16, 2026

Ashtu siç ishte parashikuar të ndodhte, shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti rrëmbeu fitoren e “Ferma Vip 3” si...

Read moreDetails
SHUMA MARRAMENDESE/ Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?
Te Fundit

SHUMA MARRAMENDESE/ Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?

June 16, 2026

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me...

Read moreDetails
BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP
Te Fundit

BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP

June 16, 2026

Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që...

Read moreDetails
Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa persona të…
Te Fundit

Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa persona të…

June 16, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14.50, në aksin “100 Vjetori” Vlorë–Panaja, në afërsi të rrethrrotullimit...

Read moreDetails
“Jemi jashtë kontrollit!”, Meri Shehu: Ndarje, tradhti dhe probleme me paratë për këto shenja…
Te Fundit

“Jemi jashtë kontrollit!”, Meri Shehu: Ndarje, tradhti dhe probleme me paratë për këto shenja…

June 16, 2026

Gjatë kësaj jave jemi nën ndikimin e Hënës së re në shenjën e Binjakëve, e cila sjell gjëra të reja,...

Read moreDetails
Pas finales së madhe dhe ‘BEMAVE’ gjatë mbrëmjes, Arbana Osmani del me REAGIMIN E PAPRITUR për publikun!
Te Fundit

Pas finales së madhe dhe ‘BEMAVE’ gjatë mbrëmjes, Arbana Osmani del me REAGIMIN E PAPRITUR për publikun!

June 16, 2026

Pas finales së madhe të “Ferma VIP 3”, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë një reagim të gjatë në rrjetet sociale,...

Read moreDetails
Upss/ Bëhet viral reagimi i gruas dhe vajzës së Ilirit në studio pas komplimenteve të Mozës për balerinin (VIDEO)
Te Fundit

Upss/ Bëhet viral reagimi i gruas dhe vajzës së Ilirit në studio pas komplimenteve të Mozës për balerinin (VIDEO)

June 16, 2026

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” vazhdon të prodhojë momente që po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale edhe pas...

Read moreDetails
Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite, historia prekëse e Edi Tushes
Te Fundit

Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite, historia prekëse e Edi Tushes

June 16, 2026

Një lajm i trishtë ka prekur mjekësinë shqiptare, pasi mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta mjeku i njohur pediatër...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.