Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.
Temperaturat maksimale pritet të arrijë deri ën 26 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 9 grdaë celcius.
Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.












