Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
1
VIEWS

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne.

Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë ulur, mungesa e aktivitetit fizik, por edhe faktorë të tjerë si mosha,

ushqyerja jo e balancuar apo stresi, bëjnë që shumë njerëz të përballen çdo ditë me probleme që lidhen me kockat dhe nyjet.

Këto dhimbje jo vetëm ndikojnë në cilësinë e jetës, por shpesh kufizojnë edhe aktivitetet më të thjeshta të përditshme.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Megjithatë, natyra ofron një sërë zgjidhjesh të vlefshme.

Bimët mjekësore dhe disa ushqime të caktuara kanë veti të rëndësishme që ndihmojnë në forcimin e kockave, reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve në mënyrë natyrale.

Për këtë temë u diskutua në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili ndau disa këshilla për mënyrat natyrale të kujdesit për shëndetin e kockave.

Sipas tij, skeleti i njeriut është një strukturë shumë e rëndësishme për organizmin. Ai përbëhet rreth 75% nga minerale dhe 25% nga ujë dhe shërben si mbrojtës i organeve të brendshme, si prodhues i qelizave të gjakut dhe si depo e rëndësishme e kalciumit dhe fosforit në trup. Skeleti është gjithashtu sistemi që mban trupin në këmbë dhe, në bashkëpunim me muskujt, siguron lëvizjen e njeriut.

Përmbajtja minerale e kockave përfshin kalciumin, fosforin, natriumin, kaliumin dhe magnezin, si edhe minerale gjurmë si zinku, mangani dhe hekuri, të cilat janë thelbësore për forcimin dhe mineralizimin e tyre.

“Jeta sedentare, obeziteti dhe ushqyerja jo e shëndetshme janë tre nga faktorët kryesorë që kanë rritur ndjeshëm numrin e njerëzve që vuajnë nga problemet dhe dhimbjet e kockave”, theksoi Ylli Merja. Sipas tij, ushqimet e përpunuara, fast-food, brumërat e tepërta, alkooli, pijet energjike dhe sheqeri ndikojnë negativisht në përthithjen e mineraleve të rëndësishme nga organizmi, veçanërisht të kalciumit.

Ai shton se disa nga ushqimet më të pasura me kalcium janë farat e susamit, bajamet dhe frutat e thata, të cilat ndihmojnë në forcimin e kockave. Mungesa e kalciumit e bën kockën më poroze dhe më të brishtë. Ndërkohë, me kalimin e moshës dhe në rastet e obezitetit, pakësohet edhe lëngu sinovial në nyje, gjë që bën që kockat të fërkohen me njëra-tjetrën dhe të shfaqen dhimbjet.

Pse dhembin kockat dhe kyçet?

Dhimbjet e kockave mund të shkaktohen nga shumë faktorë, si:

Çrregullime në metabolizmin e kockave
Inflamacione në kyçe, tendina dhe ligamente
Mungesë mineralesh në ushqyerje, veçanërisht kalcium, fosfor dhe magnez
Tharje të lëngjeve sinoviale në kyçe
Lakime të këmbëve
Shtrembërime të qafës ose të mesit
Mungesë të vitaminës D dhe vitaminës B12
Osteoporozë
Artrit dhe poliartrit
Menopauzë
Probleme të tiroides dhe paratiroides
Dhjamosje të mëlçisë apo sëmundje të veshkave
Mungesë aktiviteti fizik dhe obezitet
Fraktura apo plakja natyrale e kockave
“Pas moshës 30–35 vjeçare, çdo njeri duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi shëndetit të kockave dhe mineralizimit të tyre”, këshillon Merja.

Trajtime alternative për dhimbjet e kockave

Specialisti sugjeron edhe disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në lehtësimin e dhimbjeve:

• Për forcimin e kockave dhe tendinave:
Në një pjatë përzihen 1 gotë kos, 2 lugë muesli, 1 lugë tahini, 1 lugë osteomer, 1 lugë kardiomer dhe rreth 20 fijë shafran. Konsumohet si vakt mëngjesi dhe ndihmon në mineralizimin e kockave.

• Lëngu i kockave:
Rekomandohet të pihet një gotë lëng kockash në drekë, pasi është i pasur me minerale dhe kolagjen.

• Përzierje natyrale me lëvozhga veze:
Merren 5–6 lëvozhga veze dhe vendosen në një enë qelqi me lëngun e 3-4 kokrra limoni derisa të mbulohen. Lihen të qëndrojnë për 6–7 ditë. Më pas shtohen 3–4 lugë mjaltë, 2 lugë xhinxher të bluar dhe 1 lugë çaji shafran pluhur. Përzihen mirë dhe konsumohen dy herë në ditë nga një lugë çaji.

• Çaj bimor:
Përgatitet me hithra, rradhiqe, këputje, tërfil të kuq dhe bar blete. Nga një dorë nga secila bimë zihen për 2 minuta në 1.5 litra ujë dhe konsumohen 2–3 gota në ditë para buke.

• Trajtimi nga jashtë:
Për lehtësimin e dhimbjeve mund të përdoret vaj balsamik me xhenxhefil, spec djegës, esencë dafine dhe rozmarinë, duke masazhuar kyçet 1–2 herë në ditë.

• Për dhimbjet e gjurit:
Grijmë 100 gram lakër të bardhë, 1 patate dhe 1 lugë çaji kripë. Përzierja vendoset mbi gju, mbështillet dhe lihet për 2–3 orë.

Kujdesi për kockat përmes ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe përdorimit të kurave natyrale mund të ndihmojë ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe në parandalimin e dhimbjeve që shfaqen me kalimin e viteve.

Tags: KockatYlli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni
Keshilla Shendeti

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×