Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
2
VIEWS

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet.

Ato punojnë në heshtje çdo ditë për të pastruar gjakun, për të ruajtur ekuilibrat e brendshëm dhe për të mbajtur nën kontroll shumë procese jetike.

Sipas specialistit Ylli Merja, i ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report TV, kujdesi i hershëm dhe vëmendja ndaj shenjave paralajmëruese janë thelbësore për të parandaluar dëmtimin e tyre.

“Funksioni i veshkave është shumë i rëndësishëm. Ato janë filtri biologjik i gjakut dhe rregullatori kryesor i ekuilibrave të brendshëm të trupit.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Çdo ditë veshkat filtrojnë 150–180 litra gjak dhe nga ky proces prodhohet urina.

Veshkat pastrojnë trupin nga toksinat, rregullojnë ujin dhe balancojnë elektrolitet në gjak. Ato kontrollojnë natriumin, kaliumin, kalciumin, magnezin dhe fosforin. Gjithashtu rregullojnë presionin e gjakut, ruajnë balancën acido-bazike dhe ndikojnë në prodhimin e hormoneve”, thekson Merja.

Simptomat që tregojnë ulje të funksionit të veshkave

Shenjat paralajmëruese nuk duhen neglizhuar. Ndër më të zakonshmet janë:

* Enjtje e këmbëve, por dhe e syve

* Lodhje e vazhdueshme

* Urinim i shpeshtë ose shumë i pakët

* Urinë me erë të rëndë, djegie apo shkumë në urinë

* Tension i lartë

* Ndjesi ftohjeje trupore

Faktorët që dëmtojnë veshkat

“Sheqeri i tepërt, kripa e tepërt në ushqim, hipertensioni arterial, inflamacionet e përsëritura, aciditeti i lartë që rrit inflamacionin në indin renal, përdorimi afatgjatë i medikamenteve, antibiotikëve apo suplementeve të pakontrolluara, dehidratimi, konsumimi i pakët i ujit, mëlçia e dhjamosur dhe diabeti – janë ndër faktorët kryesorë që dëmtojnë veshkat”, nënvizon Merja.

Fazat e dëmtimit të funksionit të veshkave

Dëmtimi funksionit renal (insuficienca) kalon në disa faza:

Faza 1: Dëmtim renal i lehtë – Shenjat tipike si proteina në urinë mbi normën, infeksione urinare të shpeshta, kristale në veshka, ciste, ndryshime strukturore.

Faza 2: Ulje e lehtë e funksionit të veshkës – Simptoma jo të qarta si lodhje e lehtë, luhatje e lehtë e tensionit, mbajtja e kripërave.

Faza 3: Ulje e moderuar e funksionit ku fillojnë problemet renale, enjtje këmbësh, tension i lartë, lodhje kronike, dobësim oreksi, rritje e uresë dhe kreatininës, anemia, çrregullim i elektroliteve. Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi nëse kapet herët, përkeqësimi mund të ngadalësohet për vite.

Faza 4: Ulje e rëndë e funksionit, veshkat humbasin pjesën më të madhe të kapacitetit filtrues – Enjtje e fortë e këmbëve, urinë më e pakët, kruajtje e lëkurës, të përziera, shije metalike në gojë, dobësi muskulare, çrregullim i kaliumit (rrezik për zemrën), presion i pakontrolluar dhe anemi e rëndë.

Faza 5: Dështim renal terminal – Urinë shumë e pakët ose aspak, përgjumje, konfuzion, të vjella të shpeshta, frymëmarrje e rënduar, enjtje në trup dhe mushkëri. Kjo fazë kërkon dializë ose transplant veshke.

Roli i bimëve mjekësore

“Nëse jemi të vëmendshëm ndaj sinjaleve të trupit, mund të parandalojmë më shpejt problemet me veshkat. Me ndihmën e bimëve mjekësore, ato mund të mbrohen, të lehtësohen dhe të ngadalësohet përkeqësimi”, thotë Merja.

Kur përdoren bimët mjekësore?

* Për uljen e inflamacionit

* Për përmirësimin e qarkullimit renal

* Për mbështetjen e eliminimit të toksinave

* Për mbrojtjen e glomerulave

* Për uljen e presionit të gjakut

“Hithra, majdanozi, rrushi i ariut, mështekna këputja, bishtamithi, lule akja, lule rradhiqja, murrizi, lule misri, bishta qershie, lule basani, boronicë e zezë, boronica e kuqe, lëvore vidhi, dëllinja, fruta pylli, rrënjë grami dhe kallinj delli – janë rigjenerues të veshkës” thekson Merja, duke treguar se duhen shmangur rrënjët shumë të forta, lëvoret e rënda, bimët tepër diuretike dhe çajrat agresivë detoks.

Ushqimet dhe frutat

* Përdorni mollë, dardhë, limon me majdanoz, hithra, rradhiqe.

* Ulni kripën në gjellë.

* Ulni konsumin e mishit (proteinat jo mbi normë).

* Ulni ose hiqni ushqimet e përpunuara, jo shumë sheqerna

Regjim ditor për mirëmbajtjen e veshkave

* Në mëngjes pini një gotë me çaj hithre (1 lugë) + 2-3 fije majdanoz, një lugë çaji mjaltë dhe 1/2 limoni.

* Gjatë ditës pini 2-3 gota çaj nga bimët: këputje, fier guri, lule misri, bishta qershie, në 1 litër ujë.

* Paradite konsumoni një mollë.

* Pasdite një frut dardhë.

* Në drekë gjellë me perime, majdanoz, karrota.

Kujdesi i vazhdueshëm, analizat periodike dhe një stil jetese i shëndetshëm mbeten çelësi për të ruajtur funksionin e veshkave dhe për të shmangur komplikacionet serioze në të ardhmen.

 

Shënim: Kurat natyrale janë ndihmëse dhe nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor në rastet kur simptomat përkeqësohen. Konsultohuni gjithmonë me mjekun, sidomos personat me sëmundje kronike.

Tags: VeshkatYlli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni
Keshilla Shendeti

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×