Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet pas kësaj shenje për shëndetin tënd!/ Keto jane disa trajtime natyrale nga Ylli Merja

May 20, 2026
in Keshilla Shendeti
2
VIEWS

Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, por shpesh nënvlerësohet.

Kjo ndjesi mund të sinjalizojë ndryshime të thjeshta në qarkullim ose nerva, por nganjëherë fsheh pas vetes edhe gjendje më të ndërlikuara shëndetësore.

Në “Bima dhe Shëndeti” në Report TV tregojmë se çfarë qëndron pas mpirjes, cilët faktorë mund ta shkaktojnë dhe pse është e rëndësishme të merret seriozisht.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon shkaqet më të zakonshme që mund të çojnë në këtë simptomë, si dhe mënyrat se si mund të identifikohen.

TëFundit

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026
Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026

“Mpirja e duarve dhe këmbëve është një ndjesi e pazakontë që përfshin pickim, shpim si gjilpëra, rëndesë, djegie ose humbje të përkohshme të ndjeshmërisë. Zakonisht është shenjë e një problemi me nervat, qarkullimin e gjakut ose me përbërës të rëndësishëm të organizmit.

Në duar dhe këmbë ndodhet një rrjet i dendur nervash dhe enësh gjaku. Nervat nisin nga truri dhe palca kurrizore dhe shkojnë deri në majat e gishtave, duke sjellë informacione drejt trurit dhe duke dërguar sinjale për lëvizjet e muskujve.

Arteriet dhe venat çojnë gjak të oksigjenuar dhe marrin gjakun e përdorur për t’u rikthyer në zemër. Çdo problem me këto struktura mund të shkaktojë mpirje”, thekson Merja.

Shkaqet kryesore të mpirjes sipas Ylli Merjas janë:

– Probleme me qarkullimin e gjakut: qarkullim i dobët në gjymtyrë; enë gjaku të ngushtuara, presion i ulur i gjakut, ndjesi të ftohti; sëmundje vaskulare, arterie të ngushtuara. Shenja tipike: duar dhe këmbë të ftohta.
– Probleme me shtypjen e nervave: sindroma e tunelit karpal (mpirje e gishtit të madh dhe të mesëm); nervi shiatik; probleme me qafën ose mesin (disqe të dala, shtypje nervore); dëmtime lokale të nervave. Shenja tipike: mpirje dhe therje, shpim si gjilpëra.
– Mungesa e vitaminave: Vitamina B1, B6, B12 dhe acidi folik. Shenja tipike: lodhje, dobësi, marramendje, mpirje graduale.
– Diabeti dëmton nervat dhe shkakton neuropati diabetike, shpesh me mpirje dhe ndezje.
– Probleme me tiroiden, Hipotiroidizmi mund të shkaktojë ënjtje të indeve dhe shtypje të nervave, mpirje.
– Anemia, mungesa e hekurit ose e elektroliteve (Mg, K, Ca) shenja tipike: mungesë oksigjeni, lodhje dhe mpirje.
– Tensioni i muskujve dhe stresi, muskujt e kontraktuar mund të shtypin nervat dhe japin mpirje të menjëhershme.
– Efektet anësore të barnave -Disa antibiotikë, kmioterapia mund të dëmtojnë nervat dhe të shkaktojnë mpirje.
– Jeta sedentare, qëndrimi për kohë të gjatë në të njëjtin pozicion, lëvizje e pakët japin mpirje të menjëhershme.
– Sëmundje neurologjike ose autoimune si skleroza multiple apo sëmundje të tjera të nervave shkaktojnë mpirje të vazhdueshme ose progresive.
Kur duhet të shqetësohemi nga mpirja e duarve dhe këmbëve?

“Duhet të kërkojmë ndihmë mjekësore menjëherë nëse shfaqet ndonjë nga simptomat e mëposhtme: dobësi e papritur në krahë ose këmbë, sidomos në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur ose në artikulim, dhimbje të forta në kraharor, ngadalësim ose pasiguri në ecje”, theksoi Merja, duke treguar dhe analizat si dhe ekzaminimet mjekësore që rekomandohen.

Si në çdo problematikë shëndetësore thelbësore është gjetja e shkaktarëve, thotë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja dhe më pas kurimi. Në Rreze Dielli, ai tregon dhe disa trajtime alternative që përdoren për lehtësimin e mpirjes.

1. Mpirja akute (e menjëhershme)

* Matja e tensionit të gjakut
* Masazhojmë këmbët dhe duart, vendosim kompresa me ujë të ngrohtë, sidomos nëse duart/këmbët janë të ftohta
* Çaj bimor të ngrohtë me kamomil ose boronicë, xhinxhër ose gjethe ulliri apo gingo biloba. Këto bimë qetësojnë sistemin nervor dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut
* Masazh me vaj basani
2. Mpirja kronike

* Këmbët futen në ujë të ngrohtë 12-15 minuta: 5–6 litra ujë me 1–2 lugë gjelle kripë dhe 3 lugë uthull molle
* Përziejmë ekstrakt trupi dhe uthull molle në masë të barabartë dhe lyejmë kyçet me garzë të lagur. Pasi thahet ekstrakti vendosim vaj basani ose vaj reumer – masazhohet 15–20 minuta
* Çajra bimorë: gingo biloba 2–3 gjethe, 1 dorë murriz lule, 1 dorë kamomil ose bar blete, 1 dorë hithra, gjethe ulliri. Zihen në 2 litra ujë për 2–3 minuta, pihet 3 herë në ditë 1 gotë para bukës. Ose përdoret çaji bimor Kardiomer apo Kolestomer 1 paketë në 2 litra ujë.
Ushtrimet gjithashtu janë shumë të rëndësishme, pasi ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, çlirimin e tensionit të muskujve dhe lehtësimin e shtypjes së nervave, që shpesh shkaktojnë mpirje.

“Bëni lëvizje të ngadalta të kokës në drejtim majtas–djathtas, si kur themi “jo” rreth 10 herë. Bëni lëvizje të kokës poshtë – lart, si kur themi “po”, 5–10 përsëritje.Vendosen duart para gjoksit, shtrini para pëllëmbët poshtë, rrotulloni duart majtas-djathtas dhe anasjelltas 5–6 herë. Shtrihen këmbët dhe zgjaten muskujt, bëhen lëvizje të lehta me këmbë, ndihmon në çlirimin e nervave dhe qarkullimin në gjymtyrët e poshtme. Për duart bëni lëvizje rrethore të kyçeve, shtrirje dhe hapje–mbyllje e gishtave, përmirësojmë furnizimin me gjak”, rekomandon Merja.

Nuk duhet harruar dhe ecja çdo ditë 15–20 minuta, pasi aktivizon qarkullimin dhe pakëson mpirjen e vazhdueshme.

Tags: Ylli Merja

Related Posts

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni
Keshilla Shendeti

Këmbë që djegin, mpihen apo shpojnë, ja çfarë paralajmërojnë për trupin tuaj! Njihuni me shkaqet dhe metodat si mund t’i kuroni

May 20, 2026

Ndjesia e këmbëve që digjen, ose mpihen si dhe pickimi apo shpimi në shputa, janë simptoma që tregojnë se diçka...

Read moreDetails
Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore
Keshilla Shendeti

Çaji i Malit: Bima Shqiptare që forcon trupin dhe kuron dhjetëra probleme shëndetësore / Ylli Merja tregon disa receta popullore

May 20, 2026

Në "Bima dhe Shëndeti" ndalemi te pasuria e jashtëzakonshme që na ofron natyra dhe roli i rëndësishëm që bimët medicinale...

Read moreDetails
Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth
Keshilla Shendeti

Kujdes mos i neglizhoni këto simptoma! 5 shenjat që tregojnë probleme me tëmthin / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ natyral për gurët në tëmth

May 20, 2026

A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë janë gurët në tëmth? Pse formohen dhe çfarë ndodh brenda trupit tonë që...

Read moreDetails
Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

Zbuloni fuqinë e hithrës: Pastron gjakun dhe forcon imunitetin në mënyrë natyrale! / Receta nga Ylli Merja

May 20, 2026

Hithra mbetet një nga bimët më të fuqishme të mjekësisë popullore shqiptare dhe një ndër burimet më të pasura natyrore...

Read moreDetails
Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni
Keshilla Shendeti

Murrizi, ‘ari i zi’ i Shqipërisë! Sekreti për zemrën e fortë dhe jetëgjatësinë! Ylli Merja ju tregon si ta perdorni

May 20, 2026

Në natyrën shqiptare fshihet një thesar shëndeti që prej shekujsh ka qenë aleati i trupit dhe shpirtit të njeriut, Murrizi,...

Read moreDetails
Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Keshilla Shendeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Keshilla Shendeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Keshilla Shendeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Keshilla Shendeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Keshilla Shendeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×