Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova,
i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë,
në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë),
si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.












