Një moment mjaft i veçantë dhe i mbushur plot emocione ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e “Ferma VIP”.
Teksa banorët ndodheshin në ambientet e jashtme, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre, duke sjellë një mesazh surprizë nga qielli.
Këtë herë, dedikimi ishte ekskluzivisht për shkrimtaren e njohur, Mimoza Ahmeti. Por ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe ka entuziazmuar pamasë vetë Mozën, ishin pikërisht dërguesit e këtij droni.
Mesazhi mbështetës vinte nga dy personazhe me peshë: biznesmeni Elton Ilirjani, së bashku me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun.
Sapo ka identifikuar se nga kush vinte kjo surprizë e papritur, Moza nuk ka mundur t’i fshehë emocionet e forta. E prekur nga ky gjest, ajo ka përshëndetur dyshen me fjalë shumë të ngrohta.
“Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun,” – u shpreh shkrimtarja.












