Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

TRONDITËSE në vend/ Dy vëllezërit ab*zojnë s*ksualisht me motrën e tyre 8-vjeçare

November 28, 2025
in TvShow
3
VIEWS

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj,

 

mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar e arsimuar siç duhet.

Një mjedis tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes kanë zënë vend edhe dhuna, ab*zimi dhe padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sytë e veshët përballë realitetit që do t’ju tregojmë.

TëFundit

BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP

VIDEO/ Çfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP?!

June 16, 2026
LAJMI I FUNDIT/ SPAK lëshon 10 urdhër arreste, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 milionë Euro

LAJMI I FUNDIT/ SPAK lëshon 10 urdhër arreste, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 milionë Euro

June 16, 2026

Jemi në një fshat malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku “fshihet” një histori e tmerrshme që askush nuk ka dashur ta shohë.

Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështirë, dysheme të kalbur dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin, imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga ushqimi, dritat apo ngrohja.

Duket qartë se humbja e babait ka shënuar një kthesë të fortë në jetën e kësaj familjeje. Pas dy vitesh mungesë të tij, fëmijët nuk pyesin më për nënën e tyre, e cila përballet jo vetëm me vështirësitë e jetës, por edhe me dhunën dhe ngacmimet e tyre. Vajza e zonjës, për të cilën po flasim, është vetëm tetë vjeçe dhe nëna e saj flet tërësisht e dorëzuar përballë fatit të trishtë të së voglës së saj. Duhet të sqarojmë se shkaku kryesor që na detyroi të shkonim me urgjencë te kjo familje është një video tepër e rëndë, e cila qarkullon mes banorëve të fshatit, kryesisht mes fëmijëve.

Nëna na zbulon detaje tronditëse, ku sipas saj djemtë kanë një sjellje jo normale ndaj vajzës së vogël. Ajo tregon se banorët e fshatit aludojnë për ekzistencën e një videoje me përmbajtje të një ngacmimi të vëllait ndaj motrës së tij të vogël, ndaj i kanë thënë të jetë edhe më e kujdesshme me vajzën e saj.
E gjendur mes asaj që përjeton brenda katër mureve dhe fjalëve të fqinjëve, nëna ndjen një dilemë dhe një frikë të madhe nëse vërtet ka ndodhur diçka edhe më e rëndë. Ajo na shpreh merakun që ka se çfarë do të thonë në fshat, pa arritur të kuptojë gjendjen emocionale të vajzës së saj 8-vjeçare, që ab*zohet rregullisht nga vëllezërit.

Dy vëllezërit e kanë kthyer incestin në normalitet, aq sa nuk ruhen më as nga nëna e tyre, e cila mjaftohet vetëm duke iu ngritur zërin herë pas here.

Nga sa na thotë nëna, vajza e saj ka bërë një komunikim edhe me psikologen e shkollës, e cila duket se ka kuptuar që në këtë familje diçka nuk shkon. Ndaj, pasi mësojmë këtë detaj, vendosim të shkojmë në shkollën e dy fëmijëve të mitur, ku na pret drejtoresha. Më pas komunikojmë edhe me psikologen e shkollës, e cila na tregon evidencat nga komunikimet që ka patur me dy fëmijët e mitur.

Psikologia, me pak fjalë, na ka dhënë një panoramë të qartë të asaj që mendon se po ndodh në atë familje, por gjithmonë me doza të mëdha dyshimi ndaj nënës, e cila sipas saj është kontradiktore. Gjithashtu mësojmë se rasti është referuar prej dy muajsh nga psikologia te institucionet përkatëse. Por mesa duket, dy muaj nuk janë të mjaftueshëm për të zgjidhur një çështje kaq delikate dhe emergjente. Sidomos kur flitet për veprimet aspak normale të djalit të madh të familjes.

Si drejtoresha ashtu edhe psikologia e shkollës, gjatë gjithë bisedës me to, shmangën problemin e vërtetë të kësaj familjeje, duke e kanalizuar te varfëria dhe te mungesa e inteligjencës së nënës, e cila sipas tyre është e paaftë për të kuptuar situatat dhe shpeshherë tregohet kontradiktore.
Kjo retorikë u përsërit aq shpesh, sa për një moment na bëri edhe ne të dyshojmë nëse fjalët e nënës janë të vërteta. Por dy ditë më vonë, gjërat morën një rrjedhë tërësisht të papritur. Hapi i radhës për t’i dhënë fund këtij ab*zimi të tmerrshëm ishte Bashkia Librazhd, e cila, pas këmbënguljes sonë, ia përcolli informacionin Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për arrestimin e vëllait 18-vjeçar të familjes.

Por ky arrestim nuk i ka dhënë aspak zgjidhje problemit, sepse vëllai 14-vjeçar, për shkak të moshës, është lënë i lirë dhe vazhdon të jetojë nën të njëjtën çati me nënën dhe motrën e ab*zuar.

Related Posts

BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP
TvShow

VIDEO/ Çfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP?!

June 16, 2026

Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që...

Read moreDetails
LAJMI I FUNDIT/ SPAK lëshon 10 urdhër arreste, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 milionë Euro
TvShow

LAJMI I FUNDIT/ SPAK lëshon 10 urdhër arreste, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 milionë Euro

June 16, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 138 të vitit 2020, ka...

Read moreDetails
Bordi i Transparencës merr vendimin e fundit, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
TvShow

Bordi i Transparencës merr vendimin e fundit, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

June 16, 2026

Bordi i Transparencës ka marrë vendimin e ri në lidhje me çmimin e hidrokarbureve në vendin tonë, ku ka ulur...

Read moreDetails
Probleme në çift, shanse për beqarët , Horoskopi për ditën e sotme, 16 Qershor 2026
TvShow

Probleme në çift, shanse për beqarët , Horoskopi për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

June 16, 2026

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do lere për te dëshiruar sot. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si duhet, madje...

Read moreDetails
Ja kush e fiton Ferma VIP 3, merr 129 mijë euro dhe unazë diamanti
TvShow

Ja kush e fiton Ferma VIP 3, merr 129 mijë euro dhe unazë diamanti

June 16, 2026

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma VIP. E bërë pjesë e këtij reality show që...

Read moreDetails
“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?
TvShow

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026

Debati i ditëve të fundit mes Ermal Mamaqit dhe produksionit të Ferma VIP ka vijuar të jetë një nga temat...

Read moreDetails
Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin
TvShow

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

June 15, 2026

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “Top Arena” ishte fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati. Gjatë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
TvShow

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
Kemi të reja! Çfarë po ndodh mes Adionit dhe Brikenës?
TvShow

Kemi të reja! Çfarë po ndodh mes Adionit dhe Brikenës?

June 15, 2026

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, Brikena duket se ka vendosur të hedhë një hap të ri në karrierën...

Read moreDetails
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”
TvShow

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga cdo mundësi qe do iu jepet sot për te bërë disa ndryshime ne jetën ne cift. Do...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.