Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, kinematografia shqiptare në Zl

September 1, 2025
in Të Fundit
7.4k
VIEWS

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila thote se “pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës”.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti.

Jeta dhe veprimtaria

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

TëFundit

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

April 23, 2026
TR0NDITET kryeqyteti! Gjendet pa shenja jete 28 vjecarja në Tiranë, dyshohet se…

TR0NDITET kryeqyteti! Gjendet pa shenja jete 28 vjecarja në Tiranë, dyshohet se…

April 23, 2026

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Veprat artistike
Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
Përrallë nga e kaluara (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Kujtime nga Gjirokastra (1983)
Vëllezër dhe shokë (1982)
Në shtëpinë tonë (1979)
Monumenti (1977)
Lulëkuqet mbi mure (1976)
Kur hiqen maskat (1975)
Cuca e maleve (1974)
Përjetësi (1974)
Motive nga dita e diel (1973)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Parafabrikatet (1970)
Plagë të vjetra (1968)
Duel i heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

Tags: Dhimitër Anagnostivdekje

Related Posts

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…
Të Fundit

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

April 23, 2026

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat...

Read moreDetails
TR0NDITET kryeqyteti! Gjendet pa shenja jete 28 vjecarja në Tiranë, dyshohet se…
Të Fundit

TR0NDITET kryeqyteti! Gjendet pa shenja jete 28 vjecarja në Tiranë, dyshohet se…

April 23, 2026

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira ditore në Tiranë, duke...

Read moreDetails
“Ne të dy kundër…”/ Brikena dhe Mateo ‘VULOSIN’ marrëdhënien e tyre pas Post Big Brother
Të Fundit

“Ne të dy kundër…”/ Brikena dhe Mateo ‘VULOSIN’ marrëdhënien e tyre pas Post Big Brother

April 23, 2026

Pavarësisht dyshimeve të shumta, pyetjeve pikante në “Post BBVA” dhe skepticizmit të një pjese të publikut, Brikena dhe Mateo duket...

Read moreDetails
Aksident TRAGJIK në vend! Humb jetën një person, disa të tjerë…
Të Fundit

Aksident TRAGJIK në vend! Humb jetën një person, disa të tjerë…

April 23, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Thumanë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi...

Read moreDetails
“Imagjino të mbash fëmijën për herë të parë, pa e ditur që është  e fundit!” REAGIMI i doktoreshës: Shqiptarët nuk duhet të heshtin për vd*kjen tragjike të Migenës
Të Fundit

“Imagjino të mbash fëmijën për herë të parë, pa e ditur që është e fundit!” REAGIMI i doktoreshës: Shqiptarët nuk duhet të heshtin për vd*kjen tragjike të Migenës

April 23, 2026

Vdekja e 27-vjeçares Migena Salihi, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike duke sjellë në jetë 2 engjëjt...

Read moreDetails
‘Kujdes se cfarë flisni, një fjalë do ju kushtojë jetën sot…’/ Një debat i fortë dhe rënie financiare! Ja cfarë ju pret sot
Të Fundit

‘Kujdes se cfarë flisni, një fjalë do ju kushtojë jetën sot…’/ Një debat i fortë dhe rënie financiare! Ja cfarë ju pret sot

April 23, 2026

Dashi Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do i zgjidhni një e nga një...

Read moreDetails
Kanë bërë dashuri pasi dolën nga BBVA? Mateon SHTANG me përgjigjen e tij
Të Fundit

Kanë bërë dashuri pasi dolën nga BBVA? Mateon SHTANG me përgjigjen e tij

April 22, 2026

Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e shumëpritur e “Post Big Brother VIP Albania”, një episod që kishte ngjallur kuriozitet...

Read moreDetails
Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte Migena Salihi, mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare që “copëtoi” zemrat e atyre që e deshën (FOTO-DETAJE)
Të Fundit

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte Migena Salihi, mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare që “copëtoi” zemrat e atyre që e deshën (FOTO-DETAJE)

April 22, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, vajza syshkruar plot ëndrra për jetën...

Read moreDetails
U tha që fitoi 100 mijë euro, por jo! Shuani kureshtjen, kjo është vlera reale e cmimit që mori Selin
Të Fundit

U tha që fitoi 100 mijë euro, por jo! Shuani kureshtjen, kjo është vlera reale e cmimit që mori Selin

April 22, 2026

Pas gati 120 ditësh izolim, sfidash psikologjike dhe një rrugëtimi të mbushur me emocione, Selin u shpall fituesja e madhe...

Read moreDetails
Ngjarje e tmerrshme! Nëna hidhet nga lartësia së bashku me fëmijët e saj! Tre të vd*kur dhe një në…
Të Fundit

Ngjarje e tmerrshme! Nëna hidhet nga lartësia së bashku me fëmijët e saj! Tre të vd*kur dhe një në…

April 22, 2026

Një ngjarje tronditëse dhe alarmante vjen nga Italia, në zonën e Catanzarës, ku një nënë është hedhur nga kati i...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×