Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Turqi, ku katër persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një të shtënë me armë pranë qytetit Mersin .
Sipas agjencive të lajmeve DHA dhe IHA, personi i dyshuar i armatosur, i cili është ende në arrati, fillimisht hapi zjarr në një restorant, duke vrarë pronarin dhe një punonjës dhe duke plagosur klientët, përpara se të qëllonte dhe të vriste dy burra të tjerë ndërsa ikte.
Të plagosurit u dërguan me ambulancë në një spital lokal dhe morën ndihmën e parë. Autoritetet po kryejnë një hetim për të identifikuar autorin.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e ketij krimi të rëndë.













