Mungesa e Kiara Titos në “Portokalli” mbrëmjen e sotme nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Moderatorja e njohur nuk ishte e pranishme në spektaklin e humorit, ndërsa lajmi jo i mirë u bë publik që në nisje të emisionit nga Nevina Shtylla dhe Salsano Rrapi.
Dy moderatorët treguan se Kiara po përballet me probleme shëndetësore, pasi është prekur nga nervi shiatik, gjendje që e ka detyruar të qëndrojë larg ekranit për këtë mbrëmje.
“E përshëndesim Kiarën, e cila sot mungon për arsye shëndetësore”, u shprehën ata në hapje të spektaklit, duke lënë të kuptohet se moderatorja nuk ka qenë në gjendje të ngjitet në skenë.
Menjëherë pas lajmit, rrjeti shpërtheu në komente dhe mesazhe mbështetjeje për Kiarën, ndërsa fansat shpresojnë që ajo të rikthehet sa më shpejt në ekran.












