Gjatë një loje të organizuar në “Ferma VIP”, e cila konsistonte në përgjigjen e pyetjeve të fshehura në letra,
Mimoza Ahmetit i ra detyra të zbulonte emrin e një kolegu ose kolegeje që, sipas saj, nuk e meriton suksesin që ka arritur.
Fillimisht e pavendosur nëse duhej të përmendte një emër nga brenda formatit apo nga bota e jashtme,
shkrimtarja u këshillua nga banorët e tjerë të zgjidhte këdo që dëshironte.
Pas një momenti hezitimi, Moza ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë që ka shkaktuar habi.
Ajo ka përmendur shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, duke u shprehur:
“Po për shembull, po them për Ismail Kadarenë që e kam koleg në fushën time, unë mendoj që ai nuk e meriton gjithë atë sukses që ka.”
Kjo deklaratë ka befasuar jo pak fermerët dhe publikun.












