Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në zonën e Kamzës.
Gazetarja e Top News Kleida Muka bën me dije se një person ka qëlluar në drejtim të një godine.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga autorin.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pritet që policia të sqarojë shkaqet e ngjarjes.












