Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Tension dhe përplasje”, Meri Shehu: Këto 4 shenja duhet të bëjnë kujdes këtë javë!

May 19, 2026
in ShowBizi
3
VIEWS

Kjo javë është shumë intensive, këtë parashikon astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këtë të hënë, më 18 maj.

Ajo u shpreh se me futjen e Marsit nesër në shenjën e Demit, gjërat do të na bëhen pak më të vështira.
Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët do të kenë disi tension dhe përplasje duke filluar nga kjo javë dhe duke vazhduar gjatë një muaji e gjysmë.

Astrologia Meri Shehu u tregua optimiste pasi do të kemi dhe lajme të mira.

Sipas saj, me futjen e Mërkurit në shenjën e Binjakëve, sot dhe nesër parashikohen surpriza, ndryshime të mëdha dhe komunikime të rëndësishme.

TëFundit

Kurorëzohet në fshehtësi ish-banori i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij

Kurorëzohet në fshehtësi ish-banori i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij

May 18, 2026
Kurorëzohet në fshehtësi Blerando i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij

Kurorëzohet në fshehtësi Blerando i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij

May 18, 2026

Ja me sa yje i rendit këtë javë Meri Shehu të gjitha shenjat:

Dashi, 2 yje: Do të vazhdojnë të merren me ekonominë, e cila do të jetë primare. Fati i tyre do të lidhet me ekonominë dhe bizneset familjare kryesisht, por do të kenë një ndryshim planesh shumë të fuqishëm këto 3-4 ditë.

Demi, 5 yje: Hëna e re në shenjën e tyre është shumë rigjeneruese për Demin. Do të ndryshojë dhe një çështje shumë e rëndësishme ekonomike pasi këto ditë mund të kemi një “tërmet” të vogël në qëllimin e tyre. Më pas gjërat do të rinovohen dhe do të ndihmohen nga teknologjia, për të arritur fitime ekonomike.

Binjakët, 3 yje: Është futur Mërkuri në Binjakë, takohet me Uranin sot dhe nesër, dhe tek Binjakët do të ndryshojë shumë jetën e tyre në lidhje me pamjen, do të guxojnë të bëjnë dhe të thonë gjëra që nuk guxonin më parë. Fati i tyre do të jetë në fitime të fshehta ose në rrugë të panjohura.

Gaforrja, 4 yje: Shumë Gaforre do të gjejnë mbështetje nga miq, shokë dhe mundësisht edhe nga partneri ose partnerja e tyre. Mbështetja mund të vijë dhe nga njerëz që i lidh karriera dhe puna, të cilët do t’i ndihmojnë në këtë periudhë që të fitojnë ekonomikisht dhe të zënë një vend akoma më të fuqishëm në karrierë.

Luani, 3 yje: Luanët do të kenë shumë fat në punët që kanë të bëjnë me promovimin, me të bukurën, me artin. Do të kenë shanse në lidhje me karrierën dhe jeta sociale e shumë luanëve do të përmirësohet. Kujdes nga prapaskenat dhe konfliktet!

Virgjëresha, 4 yje: Hëna e re në shenjën e Demit e ka ndihmuar Virgjëreshën të arrijë një organizim të mirë ekonomik të jetës së tyre personale dhe besoj se do të fitojnë shumë para këtë periudhë, nga mbështetja dhe përkrahja që do të marrin edhe në fushë ligjore. Nëse jeni në punë shteti, do të keni ndryshime këto ditë. Do të merrni lajme dhe do të surprizoheni.

Peshorja, 2 yje: Peshoret do të merren shumë me ekonominë, me trashëgiminë, me para që vijnë nga partneri/ja, nga ndarjet në çift, para të cilat i presin në këtë periudhë. Lajme të mira vijnë në lidhje me karrierën, do të zënë një vend relativisht të mirë dhe me mbrojtje. Kemi dhe fejesa dhe martesa të konsiderueshme deri në fund të majit. Udhëtimet që do të bëni deri në fund të majit do të jenë më të bukurat.

Akrepi, 4 yje: Ndryshon jeta e tyre, pasi rikthehen partnerë ose njohje nga e kaluara, por vendosen në jetën e tyre nëse nuk janë të martuar ose të lidhur dhe kemi persona nga e kaluara që u bëjnë një propozim konkret. Në fushën e bashkëpunimeve, Akrepët ndryshojnë në këtë periudhë. Të kenë kujdes Akrepët me Marsin në Dem!

Shigjetari, 2 yje: Shigjetari do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në lidhje me punën e përditshme dhe ekonomia do të njohë rritje. Nëse Shigjetarët do të bashkëpunojnë mirë ose do të kenë oferta pune, është momenti të përfitojnë dhe të nxjerrin para, të cilat do të jenë një luks i madh, ose do të mbyllin detyrimet ekonomike. Ndryshon jeta e tyre në çift, mund të fejohen ose martohen me dikë që nuk e kanë pasur në lidhje, por në erotizëm.

Bricjapi, 5 yje: Më në fund erdhi dita e Bricjapëve! Hëna e re në Dem dha tentativa për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të lënë pas të kaluarën. Deri në fund të majit do të kenë shanse të lënë mbrapa të gjithë vështirësinë që kanë kaluar deri tani. Kemi ndryshime punësh dhe surpriza tek Bricjapët, të cilat do të ndodhin këto ditë.

Ujori, 3 yje: Do të merren me çështje familjare, tentojnë të blejnë një pronë, një shkëmbim i madh ekonomik ose rregullimi me sukses i një destabilizimi që ka ndodhur në çështjet e tyre ekonomike këtë periudhë. Do të kenë surpriza në çështjet erotike, dashuri me shikim të parë, plane të reja ose një lidhje që do t’i surprizojë të gjithë!

Peshqit, 4 yje: Peshqit do të merren shumë me ekonominë dhe pronën në këtë periudhë. Do të bëhen pak kokëfortë në diskutimet që do të kenë dhe situatat ekonomike do të jenë shumë të rëndësishme. Çështjet erotike ngelen shumë të rëndësishme për ta. Do të marrin një lajm të papritur në lidhje me një shtëpi të re apo lëvizjet në një qytet apo shtet të ri.

Tags: kemikenëlidhjeperiudhëshumë

Related Posts

Kurorëzohet në fshehtësi ish-banori i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij
ShowBizi

Kurorëzohet në fshehtësi ish-banori i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij

May 18, 2026

Një zhvillim i papritur dhe mjaft i gëzueshëm vjen nga jeta private e ish-finalistit të edicionit të dytë të “Big...

Read moreDetails
Kurorëzohet në fshehtësi Blerando i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij
ShowBizi

Kurorëzohet në fshehtësi Blerando i BBVK: Zbulohet identiteti i bashkëshortes së tij

May 18, 2026

Një zhvillim i papritur dhe mjaft i gëzueshëm vjen nga jeta private e ish-finalistit të edicionit të dytë të “Big...

Read moreDetails
Gazetari plas “bo*bën”: Sara Karaj, mike e ngushtë me Arbanën”/ Zbulon edhe sekretin e largimit të Malborës
ShowBizi

Gazetari plas “bo*bën”: Sara Karaj, mike e ngushtë me Arbanën”/ Zbulon edhe sekretin e largimit të Malborës

May 18, 2026

Një tjetër prapaskenë e bujshme nga bota e televizionit është zbuluar së fundmi, duke trazuar sërish rrjetin dhe ndjekësit e...

Read moreDetails
“Baxhellë”/ Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë: Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu (FOTO)
ShowBizi

“Ba*hellë”/ Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë: Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu (FOTO)

May 18, 2026

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që merr...

Read moreDetails
“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime
ShowBizi

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

May 18, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
“Ata flisnin gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi tregon raportin mes Ledionit dhe Sarës gjatë prapaskenave të BBVIP
ShowBizi

“Ata flisnin gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi tregon raportin mes Ledionit dhe Sarës gjatë prapaskenave të BBVIP

May 17, 2026

Një video e re që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat e showbizit, duke risjellë...

Read moreDetails
Hena e re ne Shenjen e demit do te…./ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Hena e re ne Shenjen e demit do te…./ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

May 17, 2026

Ndikimi i nje Hene te Re ne shenjat e tokes si shenja e Demit zgjat 2 jave. • 2 javet...

Read moreDetails
HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E dielë, 17 maj 2026!
ShowBizi

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E dielë, 17 maj 2026!

May 16, 2026

Dhe kishte dritë. Sot mund të mbështetemi te vitaliteti, qartësia dhe dëshira për të shkëlqyer. Të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë...

Read moreDetails
Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*k”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse të ndërhynte
ShowBizi

Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*k”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse të ndërhynte

May 16, 2026

Fabjola Elezaj ishte së fundmi e ftuar në “Ferma Club”, ku foli hapur për eksperiencën e saj në reality shoë,...

Read moreDetails
“Keni luftuar shumë kohët e fundit…”/ Horoskopi për sot: Financat kërkojnë KUJDES
ShowBizi

“Keni luftuar shumë kohët e fundit…”/ Horoskopi për sot: Financat kërkojnë KUJDES

May 16, 2026

Zhvillimet astrologjike të kësaj të shtune sjellin lëvizje të rëndësishme në dashuri, punë dhe marrëdhënie personale Në këtë periudhë mendimet...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×