Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

May 18, 2026
in ShowBizi
5
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Java ka nisur me një bashkim fantastik të Mërkurit me Uranin te Binjakët, gjë që përshpejton kohën, informacionin dhe lëvizjen. Duhet të bëjmë kujdes me ritmin dhe të ecim shtruar, pasi kjo hyrje mund të sjellë të papritura.

Hëna e Re te Demat, që ndodhi të shtunën, ndihmon fillimet e reja që janë të mirëorganizuara dhe të strukturuara. Marsi gjithashtu ndodhet te Demat, duke përforcuar nevojën për planifikim dhe projektim.

Venusi kalon te Gaforrja, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë dhe njerëzit më të kujdesshëm e tolerantë me njëri-tjetrin.

TëFundit

“Ata flisnin gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi tregon raportin mes Ledionit dhe Sarës gjatë prapaskenave të BBVIP

“Ata flisnin gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi tregon raportin mes Ledionit dhe Sarës gjatë prapaskenave të BBVIP

May 17, 2026
Hena e re ne Shenjen e demit do te…./ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

Hena e re ne Shenjen e demit do te…./ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

May 17, 2026

Në raport me financat, ky pozicion na bën më menaxhues të mirë të parave. Megjithatë, në mesjavë, Mërkuri do të vërë në lëvizje Neptunin, gjë që nxit dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, por shton edhe rrezikun për thashetheme ose informacione imagjinare. Është e rëndësishme t’i filtrojmë lajmet që dëgjojmë. Deri në datën 31 maj, me Hënën e Plotë te Shigjetari, rruga është e hapur për nisje të reja profesionale dhe zgjidhje të vështirësive bankare.

Parashikimi për Shenjat e Horoskopit

Dashi
Marsi dhe Hëna e Re te Demat ndihmojnë në projektimin e qartë të pjesës profesionale, duke krijuar një rutinë të qëndrueshme pune. Megjithatë, për shkak të Neptunit dhe Venusit te Gaforrja, mund të ketë shqetësime të vogla shëndetësore si alergji apo probleme me stomakun në pjesën e parë të javës. Deri në mes të qershorit, do të merren me çështje pronësie ose arredim shtëpie.

Demi
Demat janë protagonistët e kësaj periudhe. Me Marsin në shenjën e tyre deri më 28 qershor, ata kanë mundësi të shkëlqyera zhvillimi në punë dhe projekte të reja. Vështirësia e vetme është mungesa e fleksibilitetit; duhet të kenë kujdes të mos këmbëngulin për gjëra të parëndësishme për të shmangur tensionet. Venusi te Gaforrja i ndihmon në njohjet sociale dhe korrigjimin e raporteve në çift apo familje.

Binjakët
Mërkuri në shenjën tuaj shton ritmin social dhe idetë e reja, veçanërisht për ata që merren me art, marketing apo punë në distancë. Janë në një fazë shumë fitimprurëse dhe optimiste. Kujdesi i vetëm duhet treguar me fjalët e nxituara; mund të thoni gjëra që lëndojnë të tjerët pa dashje ose që nuk janë plotësisht të vërteta.

Gaforrja
Me Venusin në shenjën tuaj deri më 13 qershor, do të jeni në qendër të vëmendjes. Axhenda juaj do të jetë më fleksibël dhe produktive, duke u shoqëruar shpesh me shtim të ardhurash. Mund të ketë vonesa të vogla në udhëtime ose takime, por duhet t’i merrni me qetësi pasi gjërat do të shkojnë sipas planit.

Luani
Marsi rrit intensitetin e punës dhe, ndonëse mund të ndiheni të lodhur e të ankoheni, ky ritëm produktiv do të vazhdojë deri më 28 qershor. Tregoni indiferencë ndaj reagimeve emocionale të të tjerëve në ambientet profesionale për të ruajtur ekuilibrin. Venusi te Gaforrja ju ndihmon të shlyeni borxhe ose kredi, ndërsa periudha deri më 31 maj është fantastike për ata që duan të ndërrojnë shtëpi.

Virgjëresha
Hëna dhe Marsi te Demat favorizojnë punët që kanë lidhje me distancën, turizmin dhe marketingun online. Venusi te Gaforrja ju bën të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe sjell lehtësim lidhur me shqetësimet shëndetësore të prindërve. Kujdes me reagimet e nxituara nëse dëgjoni diçka që nuk ju pëlqen.

Peshorja
Në mesin e javës, aktivizimi i Neptunit kërkon që të filtroni çdo informacion përpara se të veproni, për të shmangur konfuzionin. Do të keni propozime nga njerëz që i njihni prej kohësh. Takimet e rëndësishme duhet t’i planifikoni që tani, pasi fatin e keni me vete në takimet me njerëz me ndikim.

Akrepi
Humori juaj do të varet shumë nga bashkëpunëtorët. Hëna e Re nxit zhvillime pozitive në punë, por duhet të shmangni rivalitetet e ashpra dhe të ndiqni një konkurrencë produktive. Venusi te Gaforrja favorizon udhëtimet, njohjet e reja erotike dhe zgjerimin e familjes. Kontrolloni emocionet negative në ambientet ku ndodheni.

Shigjetari
Kjo është një 15-ditësh shumë i mirë që kulmon me sukses më 31 maj. Ritmi do t’ju ndihmojë në ide dhe zhvillime personale. Është koha ideale për t’i kaluar raportet në një stad tjetër, si fejesa apo martesa. Mund t’ju duhet të bëni disa korrigjime të domosdoshme në dokumente që lidhen me studimet apo lëvizjet për vjeshtën.

Bricjapi
Neptuni mund t’ju nxisë drejt ideve joreale apo futuriste, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm se ku e kanalizoni vëmendjen. Marsi dhe Hëna e Re te Demat favorizojnë nisjet e qëndrueshme dhe reale. Venusi përballë jush sjell suport nga të tjerët, por mos lejoni që kjo energji t’ju nxisë drejt iluzioneve.

Ujori
Priten zgjidhje për problematikat e vjetra me fëmijët ose familjen. Mund të ndiheni sikur po merrni më shumë përgjegjësi se të tjerët në shtëpi, gjë që sjell ankesa, por keni nevojë vetëm për pak mirënjohje nga të afërmit. Venusi ju ndihmon në menaxhimin e mirë të ekonomisë, ndonëse mund të shfaqen shpenzime të paplanifikuara.

Peshqit
Pas tre vitesh, më në fund po gjeni stabilitet dhe qëndrueshmëri me punën dhe veten. Hëna e Re ju ndihmon të zgjidhni probleme fizike apo shëndetësore. Planifikoni shpenzimet me kujdes pasi mund të keni detyrime të papritura. Urani dhe Mërkuri nxisin ndryshime të rëndësishme në adresë, punë ose në filozofinë tuaj mbi jetën.

Tags: gaforrjahënaHoroskopimundvenusi

Related Posts

“Ata flisnin gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi tregon raportin mes Ledionit dhe Sarës gjatë prapaskenave të BBVIP
ShowBizi

“Ata flisnin gjithë kohës”/ Monika Kryemadhi tregon raportin mes Ledionit dhe Sarës gjatë prapaskenave të BBVIP

May 17, 2026

Një video e re që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat e showbizit, duke risjellë...

Read moreDetails
Hena e re ne Shenjen e demit do te…./ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Hena e re ne Shenjen e demit do te…./ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

May 17, 2026

Ndikimi i nje Hene te Re ne shenjat e tokes si shenja e Demit zgjat 2 jave. • 2 javet...

Read moreDetails
HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E dielë, 17 maj 2026!
ShowBizi

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E dielë, 17 maj 2026!

May 16, 2026

Dhe kishte dritë. Sot mund të mbështetemi te vitaliteti, qartësia dhe dëshira për të shkëlqyer. Të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë...

Read moreDetails
Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*k”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse të ndërhynte
ShowBizi

Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*k”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse të ndërhynte

May 16, 2026

Fabjola Elezaj ishte së fundmi e ftuar në “Ferma Club”, ku foli hapur për eksperiencën e saj në reality shoë,...

Read moreDetails
“Keni luftuar shumë kohët e fundit…”/ Horoskopi për sot: Financat kërkojnë KUJDES
ShowBizi

“Keni luftuar shumë kohët e fundit…”/ Horoskopi për sot: Financat kërkojnë KUJDES

May 16, 2026

Zhvillimet astrologjike të kësaj të shtune sjellin lëvizje të rëndësishme në dashuri, punë dhe marrëdhënie personale Në këtë periudhë mendimet...

Read moreDetails
Moza flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse e merr parasysh që ka tre fëmijë…! Sara e ka personale me Bujarin
ShowBizi

Moza flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse e merr parasysh që ka tre fëmijë…! Sara e ka personale me Bujarin

May 16, 2026

E ftuar sot në “Ferma Club” në Vizion Plus, ishte bashkëshortja e Dj Bujakës, Eni Hasa, e cila komentoi përvojën...

Read moreDetails
“Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj ish-in”, Vanesa flet pas eleminimit nga Ferma VIP
ShowBizi

“Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj ish-in”, Vanesa flet pas eleminimit nga Ferma VIP

May 16, 2026

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur hapur në “Ferma Club” për situatën e saj personale dhe...

Read moreDetails
Hëna e Re në Dem më 16 maj 2026, fillim i ri në financa e marrëdhënie për këto tre shenja Horoskopi
ShowBizi

Hëna e Re në Dem më 16 maj 2026, fillim i ri në financa e marrëdhënie për këto tre shenja Horoskopi

May 16, 2026

Hëna e Re në Dem më 16 maj 2026 sjell një energji më të qëndrueshme dhe praktike, duke u përqendruar...

Read moreDetails
A i kanë dhënë fund lidhjes? Mateo dhe Brikena thyejne heshtjen!
ShowBizi

A i kanë dhënë fund lidhjes? Mateo dhe Brikena thyejne heshtjen!

May 16, 2026

Mesa duket se Brikena dhe Mateo jo vetëm që nuk janë ndarë, por po i japin fund zërave në mënyrën...

Read moreDetails
Ish- Banori do të rikthehet sonte në Ferma VIP?
ShowBizi

Ish- Banori do të rikthehet sonte në Ferma VIP?

May 15, 2026

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Adionit në shtëpinë e Ferma VIP kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×