Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Mali i Zi/ Një ushtar i vd*kur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh

August 12, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit.

Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.

TëFundit

Arti shqiptar në Zl/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike

Arti shqiptar në Zl/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike

July 4, 2026
Disa nga shenjat do të përballen me konflikte në dashuri dhe zgjedhje të vështira

Disa nga shenjat do të përballen me konflikte në dashuri dhe zgjedhje të vështira

July 4, 2026

“Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u angazhuar me shërbimet tona dhe me ndihmën e partnerëve tanë, ne do t’i kemi zjarret nën kontroll”, ka thënë Miodrag Beshoviq, drejtor gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambiente të jashtme.

Në Mal të Zi është aktiv alarmi i kuq, ndërsa era e madhe është duke vështirësuar fikjen e zjarreve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke pranuar edhe ndihmë prej jashtë në përpjekje për t’i shuar zjarret.

Një ushtar kanadez prej Kroacisë ka arritur në Mal të Zi, në kuadër të ndihmës që ofrohet nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile.

Qeveria e ka aktivizuar mekanizmin për bashkëpunim ndërkombëtar me NATO-n dhe shtetet e rajonit, me qëllim të pranimit të ndihmës prej jashtë.

Austria do t’i dërgojë 100 persona me të gjitha pajisjet për shuarje të zjarrit, kanë thënë autoritetet austriake.

Edhe Italia do ta dërgojë një aeroplan për t’i luftuar zjarret.

Më 11 gusht, në Mal të Zi ka arritur edhe një helikopter prej Serbisë, me shtatë persona.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka thënë se policia ka sinjale se disa prej zjarreve janë ndezur qëllimshëm.

“Është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë se si zjarret janë ndezur në zona krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Spajiq, duke përmendur rëndësinë e ashpërsimit të dënimeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Në dy muajt e fundit, autoritetet i kanë ndjekur penalisht gjashtë persona për ndezje zjarresh në disa qytete malazeze.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale dhe që të raportojnë nëse shohin ndonjë tentim për ndezje zjarri.

Me zjarre pyjore janë duke u përballur me shtetet tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka thënë më 11 gusht se janë regjistruar 51 vatra zjarri dhe 19 prej tyre kanë qenë aktive deri në orët e vona të natës.

Situata më e rënduar është regjistruar në Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë.

Edhe këtë javë, rajoni i Ballkanit do të përballet me temperatura të larta, që i afrohen 40 gradë Celsiusit./REL

Related Posts

Arti shqiptar në Zl/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike
TvShow

Arti shqiptar në Zl/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike

July 4, 2026

Arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha. Është ndarë nga jeta aktori i njohur Koço Qendro,...

Read moreDetails
Disa nga shenjat do të përballen me konflikte në dashuri dhe zgjedhje të vështira
TvShow

Disa nga shenjat do të përballen me konflikte në dashuri dhe zgjedhje të vështira

July 4, 2026

Dita e së shtunës sjell energji të ndryshme për secilën shenjë të horoskopit. Për disa priten momente romantike dhe surpriza...

Read moreDetails
Aksident tragjik në Librazhd/ Guri shkëputet nga mali dhe i bie sipër makinës, humb jetën drejtuesi i mjetit
TvShow

Aksident tragjik në Librazhd/ Guri shkëputet nga mali dhe i bie sipër makinës, humb jetën drejtuesi i mjetit

July 4, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka...

Read moreDetails
I FUNDIT/ Ngjarje tragjike në bregdetin shqiptar, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja
TvShow

I FUNDIT/ Ngjarje tragjike në bregdetin shqiptar, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

July 3, 2026

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në bregdetin e Vlorës, pasi dyshohet se u mbyt në ujërat e...

Read moreDetails
“Çmendet”moti në Shqiperi! Stuhia e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet!
TvShow

“Çmendet”moti në Shqiperi! Stuhia e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet!

July 3, 2026

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të...

Read moreDetails
E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
TvShow

E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

July 3, 2026

Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa...

Read moreDetails
Tjetër tërmet i fortë godet vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra
TvShow

Tjetër tërmet i fortë godet vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

July 2, 2026

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar të enjten, në orën 18:50, në zonën e Kali Limenes,...

Read moreDetails
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 2 korrik 2026
TvShow

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 2 korrik 2026

July 2, 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete. Me Hënën në fushën e...

Read moreDetails
LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend, gjendet një person pa shenja jete
TvShow

E rëndë në vend: Vd*s tr*gjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

July 1, 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur...

Read moreDetails
“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP
TvShow

“Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

July 1, 2026

Poetja Mimoza Ahmeti ka rrëfyer në studion e emisionit QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj se çfarë i tha bashkëjetuesi...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.