Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd,
në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi një gur
i shkëputur nga mali ka rënë mbi automjetin që ai drejtonte.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 22:30 dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka goditur automjetin tip “Benz”,
me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan. Si pasojë e goditjes,
drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin
e plotë ligjor të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti.












