Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

L*fta në Lindjen e Mesme/ Karburantet paralajmërojnë rritje të çmimit në Shqipëri, ja me sa lekë!

March 2, 2026
in TvShow
2
VIEWS

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër.

Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave.

Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës.

TëFundit

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte 24 prill 2026!

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte 24 prill 2026!

April 23, 2026
Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

April 23, 2026

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.

Në mesin e ditës së sotme (2 mars 2026), çmimi i naftës Brent crude në bursë arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në orët e para të mëngjesit. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.

Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.

Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thanë për “Monitor” se ditët menjëherë pas sulmit janë furnizuar me naftë me çmim 900 USD për ton, nga 740 USD për ton që ishte më parë.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Do shtrenjtohen edhe tarifat e transportit të mallrave

Shtrenjtimi i karburantit pritet gjithashtu të ndikojë tek tarifat e transportit të mallrave, pasi shpenzimet për naftë përbëjnë një pjesë të madhe të kostove në këtë sektor.

Por me çmime më të lartë deri 10% në furnizimet e naftës po përballen edhe kompanitë e transportit të mallrave tregtare.

Rodolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave me rrugë tokësore “Balkan Trans Albania” nënvizon se rritja e çmimeve të naftës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e tarifave të transportit të mallrave me rajonin dhe vendet e BE.

Xhillari shpjegon se shpenzimet për naftë përbëjnë 60–70% të totalit të kostove në transportin e mallrave, prandaj është e pamundur që rritja e çmimit të naftës të mos reflektohet te tarifat.

“Me shtrenjtimin e naftës, edhe tarifat për transportin rrugor të mallrave priten të rriten në të njëjtën masë që rritet çmimi i karburantit.”

Rritja e çmimit të naftës pas përshkallëzimit të sulmeve ushtarake nuk është fenomen i ri. Në muajin mars 2022 pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, çmimi i naftës Brent u rrit ndjeshëm duke arritur mbi 100 USD për fuçi, nga rreth 92 USD për fuçi para nisjes së luftës, duke arritur nivele si mbi 105 USD për fuçi në ditët e para të konfliktit. Në ditët e para të luftës rritja e çmimeve ishte nga 8 deri 12%./ Monitor

Related Posts

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte 24 prill 2026!
TvShow

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte 24 prill 2026!

April 23, 2026

DASHI Falë Hënës në Luan, e forcuar nga bashkimi dashuror i Neptunit, nuk mund të merrnim një nxitje më të...

Read moreDetails
Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë
TvShow

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

April 23, 2026

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më...

Read moreDetails
Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…
TvShow

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

April 23, 2026

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat...

Read moreDetails
Një yll i vërtetë/ Dalin pamjet e rralla, ja si dukej Ermiona Lekbello vite më parë! (VIDEO)
TvShow

Një yll i vërtetë/ Dalin pamjet e rralla, ja si dukej Ermiona Lekbello vite më parë! (VIDEO)

April 23, 2026

Ermjona Lekbello është padyshim një nga personazhet më të komentuar dhe më karizmatikë të momentit, sidomos gjatë rrugëtimit dhe dinamikave...

Read moreDetails
Mateo rrëfehet pas finales së BBVA, çfarë i tha nëna për Brikenën?
TvShow

Mateo rrëfehet pas finales së BBVA, çfarë i tha nëna për Brikenën?

April 23, 2026

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia,...

Read moreDetails
I martuar për letra, flet për herë të parë Miri, komenton edhe deklaratën e babait të Selin (Video)
TvShow

I martuar për letra, flet për herë të parë Miri, komenton edhe deklaratën e babait të Selin (Video)

April 23, 2026

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother VIP 5” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga...

Read moreDetails
Aspak rastësi/ Vanesa habit me deklaratën për puthjen me vëllain e saj: “E kam puthur siç…”
TvShow

Aspak rastësi/ Vanesa habit me deklaratën për puthjen me vëllain e saj: “E kam puthur siç…”

April 23, 2026

Situata që shkaktoi një “tërmet” komentesh në rrjet, ku Vanesa u shfaq duke puthur vëllain e saj në buzë gjatë...

Read moreDetails
Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA
TvShow

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

April 23, 2026

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i ftuar së fundmi në “Shqipëria...

Read moreDetails
E bujshme/ Ish-finalisti i BBVA 5 merr ftesë për të qenë pjesë e Ferma VIP?
TvShow

E bujshme/ Ish-finalisti i BBVA 5 merr ftesë për të qenë pjesë e Ferma VIP?

April 23, 2026

Një foto po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Mateo Borri, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, shihet...

Read moreDetails
E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet pa shenja jete në apartamentin e marrë me qira
TvShow

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet pa shenja jete në apartamentin e marrë me qira

April 23, 2026

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira ditore në Tiranë, duke...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×