Pak ditë pas konfirmimit të ndarjes që tronditi fansat e tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Dyshja janë parë së bashku në një dalje publike, duke nxitur menjëherë dyshime se raporti i tyre mund të mos ketë përfunduar përfundimisht siç u tha fillimisht.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Brikena konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik, duke theksuar se vendimi ishte marrë me respekt dhe mirëkuptim. Megjithatë, që nga ai moment nuk kanë munguar aludimet se mes tyre mund të ketë ende ndjenja.
Madje, gazetari Elton Tozaj deklaroi publikisht se sipas burimeve të tij, ndarja mund të ketë qenë më shumë një strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut sesa një ndarje reale, duke parashikuar edhe një ribashkim të afërt të çiftit.
Tashmë, fakti që Brikena dhe Mateo janë parë sërish bashkë ka ndezur rrjetin. Shumë ndjekës po pyesin nëse dyshja po i japin një tjetër shans lidhjes së tyre apo nëse ndarja nuk ka ekzistuar kurrë në të vërtetë.
Deri tani as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar për të sqaruar situatën, duke lënë vend për interpretime të shumta.
Një gjë është e sigurt: çdo lëvizje e tyre po ndiqet me shumë interes dhe pyetja që po qarkullon kudo është e njëjta: a po mashtrojnë publikun apo janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit?












