Një mesazh i papritur ka trazuar rrjetin, duke ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur, Brikena dhe Mateo.
Në mesazhin që po qarkullon në rrjet, një person anonim pretendon se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, ndonëse nuk kanë zgjedhur ta bëjnë ende publike.
Si detaj për të mbështetur këtë pretendim, dërguesi shprehet:
“E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them, jetoj në… dhe kam një javë që se shikoj Brikin aty,” – thuhet në informacionin që ka bërë xhiron e rrjetit.
Menjëherë pas publikimit të këtij mesazhi, aludimet për statusin e tyre romantik kanë nisur të përhapen me shpejtësi.
Megjithatë, deri në këto momente, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë asnjë reagim publik për të konfirmuar apo hedhur poshtë këto zëra.

Në mungesë të një deklarate zyrtare nga vetë çifti, gjithçka mbetet në nivelin e pretendimeve dhe spekulimeve të rrjetit.












