Marrëdhënia mes Adionit dhe Olës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos pas fotove të tyre të fundit krah njëri-tjetrit.
Një nga detajet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte komenti i kunatës së Olës, Reinës, në një postim të Adionit në rrjetet sociale.
Ajo përdori emoji-n e një zogu dhe një peshku të bashkuar me zemër, një simbolikë që lidhet drejtpërdrejt me pyetjen që vëllai i Olës i drejtoi asaj: “Nëse një zog bie në dashuri me një peshk, ku duhet të jetojnë ata?”.
Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se familja e Olës e ka pranuar tashmë Adionin.
Komenti erdhi menjëherë pas vizitës që Adioni zhvilloi në Malësi të Madhe, vendlindjen e familjes së partneres së tij.













