Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Enver Bajraktari u gropos në arën me misër, autori i dyshuar: S’kisha qëllim ta vr*sja, por…

August 18, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

TëFundit

Rrjeti po zien/ Miri do të hyjë sonte në Ferma VIP 3?

Rrjeti po zien/ Miri do të hyjë sonte në Ferma VIP 3?

May 8, 2026
Çfarë po na fsheh produksioni? Ndodh sërish më Ferma VIP: Ulërima dhe banorë që vrapojnë: “Mos e prekni me dorë se…”

Çfarë po na fsheh produksioni? Ndodh sërish më Ferma VIP: Ulërima dhe banorë që vrapojnë: “Mos e prekni me dorë se…”

May 8, 2026

“E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatrik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë – Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.
Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi.

Related Posts

Rrjeti po zien/ Miri do të hyjë sonte në Ferma VIP 3?
TvShow

Rrjeti po zien/ Miri do të hyjë sonte në Ferma VIP 3?

May 8, 2026

Vetëm pak javë pasi përfundoi rrugëtimin e tij të suksesshëm si finalist në edicionin e pestë të “Big Brother VIP...

Read moreDetails
Çfarë po na fsheh produksioni? Ndodh sërish më Ferma VIP: Ulërima dhe banorë që vrapojnë: “Mos e prekni me dorë se…”
TvShow

Çfarë po na fsheh produksioni? Ndodh sërish më Ferma VIP: Ulërima dhe banorë që vrapojnë: “Mos e prekni me dorë se…”

May 8, 2026

Një ngjarje e papritur dhe mjaft shqetësuese ka ndodhur gjatë orëve të vona   në shtëpinë e “Ferma VIP”, duke...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë në vend/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar, detajet e para
TvShow

Ngjarje e rëndë në vend/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar, detajet e para

May 8, 2026

Një atentat me pasoja fatale ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme. Një biznesmen vendas ka humbur jetën pasi...

Read moreDetails
Mos nxitoni me vendimet. Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2026
TvShow

Mos nxitoni me vendimet. Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2026

May 8, 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do ndiheni me se miri dhe...

Read moreDetails
3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
TvShow

3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë

May 7, 2026

Nga 7 maji 2026, tre shenja të zodiakut duket se po hyjnë në një periudhë financiare veçanërisht të favorshme. Me...

Read moreDetails
Produksioni del me njoftim e papritur: Çfarë pritet të ndodhë nesër?
TvShow

Produksioni del me njoftim e papritur: Çfarë pritet të ndodhë nesër?

May 7, 2026

Pas një jave të mbushur me tensione të forta, debate të zjarrta dhe zhvillime që kanë tronditur jo pak atmosferën...

Read moreDetails
“Paolo Fox jep alarmin për disa shenja”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte, 8 maj 2026!
TvShow

“Paolo Fox jep alarmin për disa shenja”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte, 8 maj 2026!

May 7, 2026

DASHI Gjatë këtyre ditëve të majit, pasioni është forca juaj lëvizëse dhe mund të ndihet në çdo gjest, fjalë dhe...

Read moreDetails
Në krahët e Eduartit, Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Merr vëmendje ky shkrim (Foto)
TvShow

Në krahët e Eduartit, Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Merr vëmendje ky shkrim (Foto)

May 7, 2026

Në mes të zhurmës mediatike dhe tensioneve të ditëve të fundit që kanë përfshirë formatin “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka...

Read moreDetails
Ngjarje tragjike në vend, një i ri gjendet i mbytur në lumë (EMRI/Foto)
TvShow

Ngjarje tragjike në vend, një i ri gjendet i mbytur në lumë (EMRI/Foto)

May 7, 2026

Një djalë në moshë ende të re ka gjetur fund të dhimbshëm pak minuta më parë pasi i mbyt në...

Read moreDetails
Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma
TvShow

Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

May 7, 2026

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ka qenë ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën....

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×