Gjatë javës, një deklaratë e Fabjola Elezajt brenda shtëpisë së “Ferma VIP” mori vëmendje të madhe, pasi ajo solli në vëmendje një episod të njohur nga edicioni i parë i “Big Brother VIP”.
E prekur nga ofendimet, Ola u shpreh e zhgënjyer që situata e saj kaloi pa zhurmë nga paneli, ndryshe nga “nami” që u bë dikur kur Donald Veshaj i tha Einxhel Shkirës frazën e famshme “ty të njeh gjithë Tirana”.
Mbrëmjen e sotme, gjatë spektaklit “Prime”, vetë Einxhel Shkira, e cila tashmë ulet në karrigen e opinionistes, ka marrë fjalën për t’i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë këtij paralelizmi dhe pritshmërive që Ola kishte ndaj saj për t’i dalë në mbrojtje.
Duke u rikthyer pas në kohë, Einxhel pranoi se edhe ajo është përballur me tentativa për t’u prekur në moral, por theksoi se diferenca thelbësore qëndron te mënyra e menaxhimit të situatës dhe kërkimi i llogarisë.
Ajo theksoi se asnjëherë nuk ka kërkuar masa apo përjashtime për kundërshtarët e saj.
“Dua të komentoj reagimin që Ola ka pritur në fakt kam përshtypje prej meje, duke paralelizuar me një situatë dikur, diku para shumë vitesh. Doja t’i thoja që po, faktikisht kan tentuar Ola ta denigrojnë, ta prekin në moral, por në debate shumë të forta me kundërshtarët e saj meshkuj dhe nuk është që është bërë shumë e madhe, të paktën në këndvështrimin e saj.
Nuk ka dashur të merren masa, nuk ka dashur t’i nxjerrë jashtë, se kundërshtarët e vet i ka dashur aty brenda t’i luftojë dhe t’i dali e vetja. Pse jo, të marrë dhe një kërkesë falje, por gjithmonë duke përdorur argumentat sepse garën nuk e ka patur me të tjerët, e ka patur me veten.
Dhe ka dashur që ajo Tirana e vogël ta njohi tamam se kush është, dhe të mos jetë më një Tiranë e vogël po ta njohi gjithë Shqipëria kudo që është se kush është ajo goca. Kjo është diferenca pse unë nuk munda të të mbroj atë ditë”.
Përmes këtij fjalimi, opinionistja i dha një mesazh të qartë Olës se betejat për imazhin dhe moralin fitohen me argumente dhe qëndrueshmëri përballë publikut, duke mbyllur kështu një nga debatet më të diskutuara të ditëve të fundit.












