Një bisedë e Mimoza Ahmetit me Zhakun në oborrin e “Ferma VIP” është bërë viral në rrjetet sociale, pas komenteve të saj për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Gjatë këtij diskutimi, shkrimtarja ka folur pa filtra mbi përshtypjet që ka krijuar për dyshen përgjatë këtij rrugëtimi televiziv.
Ahmeti pranoi fillimisht se kishte pasur paragjykime për Arbanën përpara se të niste formatin, por shtoi se tashmë ka ndryshuar mendim dhe i pëlqen mënyra se si ajo prezanton.
Më pas, ajo u ndal te Eduart Grishaj, duke përdorur nota vlerësuese për punën e tij si regjisor.
“Kam pas paragjykime [për Arbanën] por ka filluar më pëlqen shumë. Le ai burri vetë njëherë si ishte…ondërr,” u shpreh ajo me humor.
Kjo sekuencë ka marrë edhe vëmendjen e vetë protagonistëve jashtë shtëpisë, të cilët i kanë shpërndarë pamjet në llogaritë e tyre në Instagram.

Eduarti e ka kaluar situatën me humor duke etiketuar bashkëshorten me shënimin “E kapa prime-in dhe unë”, ndërsa Arbana ka ripostuar videon duke u përgjigjur me sportivitet: “Hahahha ëndërr! Vdiqa”.












