Fotoja që shihni më sipër është e 7-vjeçarit Algit Samurri, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mengël, teksa nëna po e shoqëronte të miturin për në shkollë.
Mësohet se vogëlushi ishte nxënës i klasës së parë. Jeta dhe ëndrrat e tij u ndërprenë tragjikisht në lulen e rinisë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është producenti Petri Bozo. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën së bashku me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të automjetit.












