Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Befason zonja Meri Shehu: Kujdes me pozicionet në qeveri

March 2, 2026
in TvShow
1
VIEWS

Si çdo fillim muaji, astrologia Meri Shehu vjen tek “Rudina” në Tv Klan dhe bën renditjen ekskluzive të shenjave zodiake.

Për muajin mars, Peshqit shënohen si më me fat. “Tersi” duket se do t’i ndjekë “Peshoret”, të cilët renditen të 12-të, por mos e humbni shpresën!

Data 20 mars është dita më e rëndësishme e muajit, pasi kemi ardhjen e pranverës, që sjell dhe ndryshime pozitive në shenja.

“Nesër kemi një Hënë të plotë, shumë të rëndësishme në shenjën e Virgjëreshës. Është një Hënë e plotë spektakolare, në fakt.

TëFundit

Parashikimi i horoskopit 23 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashuria në provë dhe puna në lëvizje, horoskopi për ditën e nesërme

June 23, 2026
Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026

Nuk do të shihet nga Shqipëria, shihet nga Amerika kryesisht dhe do të ndikojë shumë në jetën tonë, sepse është një eklips hënor i plotë.

Marsi sot futet në shenjën e Peshqve. Sot është një ditë e vështirë, pasi Hëna kundërshtohet në Luan me Marsin në Ujor.

Kemi në datën 20 ditën më të rëndësishme të muajit, futet pranvera, ku barazohet dita dhe nata. Do të ndikojë tek shenjat kardinale: Dashi, Gaforrja, Bricjapi.”

Më poshtë ndodhet renditja për marsin nga shenja me më pak fat, tek ajo e “bekuara”:

Peshore
Ekuinoksin e ka në kundërshtim, kështu që do të marrë dritë nga partnerët, bashkëpunëtorët. Deri në datë 20, Mërkuri i kundërt në shenjën e Peshqve jep paksa pasiguri në jetën e përditshme, ose në aspektet e punës. Kështu që, kujdes vendimet që merrni. Do të keni disa probleme shëndetësore, Marsi në Peshq sjell ndryshime dhe harxhime energjish.

Bricjap
Hëna e Plotë sjell një dobësi në çështjet ligjore, komunikimet me jashtë, e duhet të kenë kujdes dhe në jetën erotike.

Demi
Eklipsi i prek direkt në çështjet erotike. Nesër kemi eklipsin hënor në shenjën e Virgjëreshës, kështu që ose Demët do të futen në një marrëdhënie të re, ose do të përfundojnë një marrëdhënie ekzistuese. Megjithatë, shumë planetë në Dash, si dhe Afërdita që do të futet në Dash, do të thotë që do të kenë prapaskena. Në çështjet ekonomike dhe në dashuri kemi disa tradhtira. Me lekët nuk duhet të luani shumë në këtë periudhë, pasi mund të pasojnë problematika me disa investime, situata që nuk i kontrolloni dot.

Binjakët
Me Mërkurin e kundërt tashmë, deri më datë 20, do të ketë problematika në lidhje me shtetin, me partnerët, eprorët. Kanë ndryshuar shumë pozicione në qeveri, mos u japin ndonjë pozicion me Mërkur të kundërt dhe të mos jetë ndonjë pozicion i kënaqshëm. Kjo sepse mund të përmbyset shumë shpejt, plus Marsi në Peshq ju bën disi të fshehtë në mënyrën se si do t’i arrini gjërat. Do të shikoni dhe armiqësi të fshehta.

Ujori
Me Hënën e plotë në Virgjëreshë, do të merren shumë me çështjet ekonomike. Do të shikojnë se si të plotësojnë dëshirat e tyre. Do të ndihen disi delikatë, por ekonomia do të dojë të plotësojë një dëshirë. Mërkuri i kundërt në Peshq tregon që ka pasur disa vonesa në aspektin ekonomik. Shumë planetë në Dash, simbol shumë i mirë për ide të reja, udhëtime dhe projekte të rëndësishme.

Akrepi
Sot është një ditë konfliktuale, kështu që kujdes për të gjithë Akrepët e lindur në 10-ditëshin e tretë nga konfliktet, sepse Marsi është pozicionuar shumë vështirë me Hënën dhe ndryshimet familjare ose të punës do të jenë të vështira. Por, pas datës 6, çështje shumë të mira pune dhe Afërdita do t’i ndihmojë shumë. Madje, në terrenet e punës mund të njohin një dashuri të re.

Shigjetari
Me shumë planetë në Dash, do të ndihen me dëshirën për të rinovuar gjendjen e tyre emocionale, shpirtërore. Për t’u ndjerë më erotikë, për të dalë më fuqishëm në ndjenjat e tyre. Por, shumë planetë në Peshq sjellin probleme dhe debate familjare shumë të forta. Kështu që, do të kenë shumë kujdes deri më datë 20.

Luani
Duke qenë se me Dashin i kanë mirë marrëdhëniet, ky ekuinoks pranveror do t’i gjejë shumë mirë. Do të fillojnë të çelen udhëtimet, kontaktet, punët me jashtë, të frymëzuar… Por, pika e dobët ngelet ekonomia. Qoftë me Hënën e plotë nesër, qoftë me Mërkurin e kundërt gjatë gjithë periudhës deri më datë 20 në Peshq, tregon që e gjithë “themra e Akilit” për Luanët mbetet ekonomia.

Gaforrja
Gjërat e tyre në jetën personale do të marrin një zhvillim të madh, të vrullshëm dhe do të rendin pas një ideje, mundësie dhe do të kërkojnë të rregullojnë një gabim që është bërë kohët e fundit. Por situatën e kanë nën kontroll, ecin pak, ngadalësojnë, ecin prapë, deri më datë 20. Pas kësaj date, të gjitha gabimet që mund të kenë bërë do të kenë mundësi t’i rregullojnë. Në karrierë, pas datës 6 do të ketë ndryshime thelbësore.

Virgjëresha
Virgjëreshët kanë Hënën e plotë nesër në shenjën e tyre. Ky është një simbol i mirë. U plotësohet një dëshirë, por bëhen dhe pak melankolikë. Jeta e tyre personale do të marrë një ndryshim të madh, sepse pengesat i kanë deri më datë 20 me Mërkurin e kundërt. Por kjo Hëna e plotë do t’u japë një ide dhe përmirësim në jetën e tyre personale, sidomos në çift dhe në një bashkëpunim të rëndësishëm.

Dashi
Dashurinë duhet ta presin me krahë hapur. Në datën 20, Dielli futet në shenjën e tyre. Kemi ekuinoksin pranveror, si të themi Dashi në veprim. Kështu fillon epoka e Dashit, detyrimisht është në pozicion të lartë. Kujdes prapaskenat në punë, çështjet shëndetësore, sidomos deri më datë 20.

Peshqit
Janë në një pozicion shumë të mirë, megjithëse sot kanë një ditë të vështirë, të dhunshme dhe me siklet. Sot në darkë futet Dashi në shenjën e tyre dhe u jep shumë energji. Mërkuri i kundërt qëndron tashmë deri më datë 20, për të rregulluar të gjitha ato gjëra që kanë bërë gabim në jetën personale ose në punë. Por do të kenë një muaj ekonomik shumë të mirë. Më datë 6 fillon ekonomia dhe merr përparësi të mëdha, që i vendos në një pozicion shumë të mirë.

Related Posts

Parashikimi i horoskopit 23 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
TvShow

Dashuria në provë dhe puna në lëvizje, horoskopi për ditën e nesërme

June 23, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Read moreDetails
Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme
TvShow

Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026

Astrologia Meri Shehu ishte sot në studion e emisionit “Rudina”, në Tv Klan, ku bëri parashikimin javor të 12 shenjave...

Read moreDetails
FOTO/ Këto janë dy vajzat shqiptare që humbën jetën trag*ikisht në Gjermani
TvShow

FOTO/ Këto janë dy vajzat shqiptare që humbën jetën trag*ikisht në Gjermani

June 22, 2026

Këto janë dy vajzat kosovare Erza dhe Aulona Zubaku që humben jeten tragjikisht në Gjermani 24-vjeçarja dhe 18-vjeçarja nga Topanica...

Read moreDetails
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”
TvShow

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”

June 22, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Read moreDetails
Paralajmërimi i yjeve: Ky kombinim fati do t’ju tronditë këtë të hënë, asgjë nuk do të jetë si më parë!
TvShow

Paralajmërimi i yjeve: Ky kombinim fati do t’ju tronditë këtë të hënë, asgjë nuk do të jetë si më parë!

June 22, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Read moreDetails
Gazetarit i dalin fjalët për Mateon dhe Brikenën
TvShow

Gazetarit i dalin fjalët për Mateon dhe Brikenën

June 22, 2026

Pak ditë më parë, gazetari Elton Tozaj bëri një deklaratë që shkaktoi jo pak diskutime në rrjetet sociale. Gjatë një...

Read moreDetails
E papritur! Mateo kapet mat bashkë me ish banoren e BBvip… (Video)
TvShow

E papritur! Mateo kapet mat bashkë me ish banoren e BBvip… (Video)

June 21, 2026

Pak ditë pas konfirmimit të ndarjes që tronditi fansat e tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë rikthyer sërish në...

Read moreDetails
EMRI/ Aks*dent tr*gjik në vend, humb jetën një person (Video)
TvShow

EMRI/ Aks*dent tr*gjik në vend, humb jetën një person (Video)

June 21, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me...

Read moreDetails
Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (VIDEO)
TvShow

Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (VIDEO)

June 21, 2026

Mbrëmjen e djeshme, Joz Marku ishte i ftuar në “Top Arena”, ku nuk munguan as momentet që po komentohen gjerësisht...

Read moreDetails
E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
TvShow

“Bëni kujdes”/ HOROSKOPI I SË DIELËS – Sigurohuni që nuk po sakrifikoni vete

June 21, 2026

Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.