Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Artan Hoxha shpallet ‘Non Grata’ në Greqi, zbulohet arsyeja: “Konsiderohet si person me rre…”

November 24, 2025
in TvShow
2
VIEWS

Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata” gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.

Gazetari Hoxha ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

TëFundit

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026
Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

June 15, 2026

Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:

është karakterizuar si person i padëshirueshëm.
konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.
Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.

Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

Një vendim i tillë është marr më parë për gazetarin Marin Mema, i cili nuk është lejuar më të shkel në territorin grek.

Pavarësisht se është një vend anëtar i Bashkimit Europian, shteti grek ka dëshmuar se vazhdon të njëjtën rrugë të penalizimit dhe diskriminimit ndaj gazetarëve shqiptarë, që “dëmtojnë” sipas tyre interesat kombëtare greke.

Gazetarit Hoxha i është komunikuar, se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.

Për më shumë 23 vite, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në media, kryesisht në Gazetën Shqiptare dhe televizionin News24, artikuj investigativ dhe dokumentare në lidhje aktivitete në dëm të interesave shqiptare, duke filluar nga skandali i ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në territorin e Shqipërisë, skandali i zhvarrimeve të eshtrave të fshatarëve të Kosinës për ti paraqitur ata, si martirë të ushtrisë greke të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Gazetari Hoxha ka publikuar një seri të gjatë ndër vite investigime në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur më vitin 1994. Kjo masakër u krye nga një komando e ardhur nga territori grek, e cila sulmoi repartin kufitar të Peshkëpisë në Gjirokastër, duke marrë peng për disa orë, 130 rekrutë të Ushtrisë Shqiptare dhe duke vrarë “Dëshmorët e Atdheut”, komandantin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Gazetari Hoxha, në vijimësi ka sjellë prova dhe fakte, se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshire pjesëtarë të policisë greke, shtetas shqiptarë anëtarë në organizatën paraushtarake ultranacionaliste MAVI(Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit).

Në vitin 2018, gazetari Hoxha publikoi ekskluzivisht pamjet e ngjarjes së Bularatit, ku tregohej se shtetasi shqiptar me kombësi greke, Konstandinos Kacifas, nuk ishte një martir që po sulmohej pse mbronte simbolet kombëtarë greke, për një terrorist i armatosur me kallashnikov, i cili hapi zjarr frontal kundër policisë së Dropullit.

Related Posts

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?
TvShow

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026

Debati i ditëve të fundit mes Ermal Mamaqit dhe produksionit të Ferma VIP ka vijuar të jetë një nga temat...

Read moreDetails
Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin
TvShow

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

June 15, 2026

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “Top Arena” ishte fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati. Gjatë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
TvShow

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
Kemi të reja! Çfarë po ndodh mes Adionit dhe Brikenës?
TvShow

Kemi të reja! Çfarë po ndodh mes Adionit dhe Brikenës?

June 15, 2026

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, Brikena duket se ka vendosur të hedhë një hap të ri në karrierën...

Read moreDetails
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”
TvShow

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga cdo mundësi qe do iu jepet sot për te bërë disa ndryshime ne jetën ne cift. Do...

Read moreDetails
Aksidenti i frikshëm, policia njoftim zyrtar, vikt*ma 26-vjeçarja shqiptare
TvShow

Aksidenti i frikshëm, policia njoftim zyrtar, vikt*ma 26-vjeçarja shqiptare

June 14, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin “Pogradec–Qafë Thanë”, ku janë përplasur dy automjete, njëri...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vd*kur një person
TvShow

Tragjedi, vr*tet me thikë 27 vjeçari pas rrahjes mes kusherinjve, lëndohet babai i tij

June 14, 2026

Tragjedi në Prizren, vritet me thikë 27 vjeçari pas rrahjes mes kusherinjve, lëndohet babai i tij Zëdhënësi i policisë për...

Read moreDetails
I ngacmuan motrën, Mateo shpërthen dhe merr zvarë të riun (Video)
TvShow

I ngacmuan motrën, Mateo shpërthen dhe merr zvarë të riun (Video)

June 14, 2026

Mateo Borri është bërë së fundmi pjesë e një kamere të fshehtë të realizuar nga personazhet e emisionit “Andale”, në...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
TvShow

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Ngjarje e rëndë! Efektivi i policisë në moshë të re i jep fund jetës me a*mën e shërbimit
TvShow

Efektivi i policisë i jep fund j*tës me a*mën e shërbimit

June 14, 2026

Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit....

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.