Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Uthulla e mollës së egër ilaç natyral për shumë sëmundje / Ja recetat magjike që ju vijnë në ndihmë per…

January 23, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Uthulla e mollës së egër, ilaçi natyral për organizmin tonë, benefitet që sjell konsumimi i saj në shërimin e shumë gjendjeve shëndetësore

Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës së egër vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies.

E pasur me enzima e antioksidantë, minerale si kalcium, kalium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A, B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj,

ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese, ndihmon në luftimin e baktereve dhe promovon një jetë të shëndetshme. Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara, njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj me radhë në gatim dhe mjekësi,

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

por edhe pastrim gjithashtu. Benefitet e saj janë të shumta edhe për sa i përket lëkurës dhe rutinës së bukurisë. Pikërisht për vlerat e benefitet e këtij ‘ilaçi’ popullor, flasim në rubrikën ‘Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja,

si duhet ta përdorim uthullën e mollës së egër kombinuar dhe me produkte të tjera në parandalimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.

“Në uthullën e mollës së egër gjendet pektina, fibër e tretshme e cila rregullon kolesterolin dhe tretjen. Gjendet acid malik, citrik, folik dhe gallotanik, gjithashtu serbitoli, një polialkal me veti laksative,

vitamina, minerale, vajra esenciale me aktivitet antiviral dhe antibakterial, glokozë dhe karbohidrate” thekson Merja në fillim të bisedës.

Për shkak të gjithë këtyre elementeve kimikë, vetitë e uthullës së mollës së egër në shëndet janë të shumta.

“Prezenca e sorbitolit, kaliumit dhe magnezit bën që uthulla e mollës së egër të nxisë tretjen dhe jashtëqitjen. Përdorimi i saj tonifikon muskujt dhe nervat, ul kolesterolin, stimulon mëlçinë, stabilizon sheqerin në gjak, ul tensionin e lartë, zvogëlon variçet, ul temperaturën e lartë, qetëson kollën, pastron sekrecionet” thotë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, duke vijuar në përdorimin e uthullës së mollës kundër marramendjes, kundër mykut në këmbë, kundër acarimeve të fytit, diarresë si dhe në luftimin e lythave dhe pastrimin e lëkurës.

Uthulla e mollës së egër prej shekujsh ka gjetur përdorim në mjekësinë popullore, ajo kombinuar me produkte të tjera mund të përdoret vërtetë si një ilaç natyral. Specialisti Merja tregon dozat dhe mënyrat e duhura si ta përdorim uthullën e mollës, por dhe uthullën e hudhrës në trajtimin e disa problematika shëndetësore:

– Për temperaturën e lartë të trupit, fëmijë ose i rritur: Holloni uthullën në raportin 1 me 1 (50 ml uthull, 50 ml ujë) dhe 1 lugë çaji kripë. Lagim një napë dhe lyejmë trupin më të. Bëhet 2-3 herë në ditë
– Për astmën, kollën, vështirësi të nxjerrjes së sekrecioneve: Në 200 ml ujë shtoni 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë kafe piper miks ose të zi. Pihen 2 gota në ditë para buke
– Kundër lodhjes kronike: Përzieni 1 lugë gjelle uthull molle me 1 filxhan kafe mjaltë. Hani 2 x 1 lugë çaji në ditë para buke
– Kundër dhimbjeve të kyçeve: Përzieni 50 ml uthull me 1 lugë kafe mjaltë. Lyeni kyçet që dhembin 2-3 herë në ditë
– Kundër variçeve: Lëngu i turshive të lakrës është shumë efikas ose përzieni 50 ml uthull me 150 ml ujë, 1 lugë çaji kripë. Lyeni këmbët 2-3 herë në ditë
– Për ulje kolesteroli, tensioni të lartë dhe ulje diabeti: Në mëngjes pini 200 ml ujë me 1 lugë gjelle uthull molle. Hidhni në gjellë në drekë 1 lugë kafe uthull hudhre
– Kundër zbokthit, shkëlqim floku: Shpëlani flokët pas larjes me ½ gotë ujë me 1 lugë supe uthull
– Kundër verukave në qafë, lythave, njollave kafe: Hedhim në një vazo 150 ml uthull hudhre, 7-8 fije trumëz, një dorë tambëlgjaku. Lyeni verukat ose lythat 2 herë në ditë
– Për parazitët në kokë: Përzieni 1 lugë gjelle uthull hudhre, 1 lugë gjelle ujë. Lagni flokun, mbështilleni me shami për 2-3 orë, më pas shpëlajeni
– Kundër lemzës: Në 200 ml ujë zieni për dy minuta 2 lugë gjelle mendër, kulloni çajin dhe shtoni 1 lugë çaji uthull molle dhe 2 lugë çaji sheqer
– Për djegien nga dielli: Përzieni 2 lugë gjelle uthull, 2 lugë ujë, 1 lugë çaji mjaltë. Lyeni trupin 3-4 herë çdo 10 minuta
– Për zbardhje dhëmbësh dhe për infeksionin e bajameve: Përzieni 50 ml uthull me 50 ml ujë. Shpëlani gojën 2 herë në ditë pas buke
– Për rënien në peshë: Në një gotë çaji slim tea shtoni 10 ml uthull. Pini 2 gota në ditë
– Për largimin e mykut nga lëkura: Lani thonjtë, duart, këmbët 2 herë në ditë me ujë me uthull. Pasi thahen vendosni krem myku.
– Te gratë shtatzëna për lehtësim tretje: Në mëngjes të konsumojnë 1 lugë uthull molle, pasdite të pijnë një lëng molle
Uthulla e mollës përveç benefiteve shëndetësore gjen përdorim dhe në pastrim, sidomos tek frutat dhe perimet, pasi ndihmon në largimin e toksinave.

Tags: Uthulla e MollesYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.