Vanesa vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara (dhe më të kritikuara) të “Ferma VIP 3”.
Pasi zyrtarizoi romancën e saj me Indrin përmes një puthjeje pasionante, ajo ka rikthyer në vëmendje një tjetër moment që shkaktoi “tërmet” në rrjetet sociale pak ditë më parë.
Kujtojmë se gjatë një surprize emocionuese nga familja brenda në format, Vanesa shkëmbeu një puthje në buzë me vëllain e saj.
Ky veprim i pazakontë nuk u prit aspak mirë nga një pjesë e madhe e publikut, duke shkaktuar një lumë kritikash, habi dhe debatesh të ashpra online mbi natyrën e këtij gjesti.
Por, kur u mendua se zhurma rreth asaj situate po fashitej dhe vëmendja kaloi te romanca me Indrin, Vanesa ka vendosur t’i hedhë vetë “benzinë zjarrit”.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë një loje në formë interviste brenda shtëpisë, ajo është ngacmuar nga Sara. Teksa kjo e fundit po i bënte pyetje provokuese, i tha me nënkuptim: “Puthja me Indrin, nuk ka qenë e para në Fermë…”
Përballë këtij konstatimi, Vanesa nuk ka ngurruar aspak dhe është përgjigjur shkurt dhe prerë: “Jo”.
Me këtë përgjigje të ftohtë dhe të drejtpërdrejtë, ajo rikonfirmoi dhe la të kuptohet qartë se puthja e parë i përkiste pikërisht atij momenti të shumëpërfolur me vëllain e saj.
Kaq ka mjaftuar që videoja të bëhet menjëherë virale, duke ndezur sërish “stuhinë” e komenteve dhe reagimeve në rrjet!












