Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur.
Vanesa dhe Indri kanë lënë mënjanë çdo hezitim dhe fjalë të tepërt, duke zyrtarizuar ndjenjat e tyre përmes një puthjeje!
Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e “Ferma VIP” në Instagram, e cila ka grumbulluar menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, dyshja shfaqet duke ndarë një moment mjaft romantik dhe intim.
Siç shihet edhe nga pamjet, të dy shkëmbejnë puthjen e parë të vërtetë në buzë, duke mos u fshehur më nga kamerat.
Ky moment romantik vjen si një konfirmim i drejtpërdrejtë i asaj që Vanesa kishte deklaruar me forcë vetëm pak ditë më parë.












