Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
in Keshilla Shendeti
8
VIEWS

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme, kur stresi,

ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm.

Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë simptomat kryesore,

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

si ndikon mënyra e jetesës në shfaqjen e saj, dhe më e rëndësishmja si mund të ndihmojmë veten me trajtime natyrale.

“Ulçerat janë plagë të rrumbullakëta, të malçesuara dhe shpesh të qelbëzuara, që shfaqen në mukozën e brendshme të stomakut. Ato vijnë si pasojë e dëmtimit të shtresës mbrojtëse,

duke lejuar acidin tretës të dëmtojë indin e gjallë. Një nga shkaktarët më të zakonshëm është bakteri Helicobacter pylori, i cila ngjitet në muret e brendshme të stomakut dhe shkakton skuqje, malçim dhe më pas ulçerim të indit”, thekson Merja.

Simptomat kryesore të ulçerës së stomakut janë:

* Dhimbje në stomak, sidomos nga ora 11:00–13:00 ose gjatë natës
* Ndjesi ngopjeje e menjëhershme, mungesë oreksi (anoreksi)
* Urth dhe ndjesi djegieje në faring, ngjirje zëri të shpeshtë
* Djegie në gjoks
* Humbje peshe
* Të vjella të përgjakshme
* Jashtëqitje me ngjyrë të zezë si qymyr ose asfalt, feçe e lidhur por e hollë
* Reagime të forta ndaj ushqimeve pikante, turshive, hudhrës etj.
“Shkaqet kryesore të ulçerës së stomakut janë stresi dhe ankthi, të cilat ndikojnë në rritjen e aciditetit. Ushqimi i pashëndetshëm, veçanërisht ushqimet pikante dhe të tharta, gjithashtu alkooli dhe duhani irritojnë mukozën e stomakut, përdorimi i medikamenteve si aspirina dhe holluesit e gjakut si dhe prania e infeksionit nga Helicobacter pylori”, thekson Ylli Merja.

Në rast të jashtëqitjeve të zeza dhe me erë të rëndë, kur feçet janë të holla dhe të ngjitura, nëse ka të vjella me ngjyrë të kuqe të errët – duhet të shkoni urgjentisht te mjeku, pasi këto janë shenja të një hemorragjie të brendshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Merja thekson se është shumë e rëndësishme që problemet me stomakun të kapen që në fillim, ai sugjeron disa kura dhe ushqime që mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut dhe përshpejtimin e shërimit të mukozës.

Rekomandime ditore:

* Në mëngjes, esëll: 200 ml ujë të ngrohtë + 1 lugë mjaltë + 1 lugë çaji vaj ulliri ose vaj basani
* Pas kësaj: Verë e ngrohtë me mollë të egër 2 lugë + 1 lugë çaji vaj basani
* 20 minuta më pas: 1 gotë çaj Gastromer
* Në mëngjes shtoni 1 gliko arre + 1 lugë tahini
* Në drekë: 200 ml çaj Gastromer
* Në darkë: 1 lugë ekstrakt balsamik + 1 gotë çaj Gastromer me 1 lugë aloe vera
Ushqimet që mbrojnë stomakun janë: banane me qumësht, sultiash, kos i butë; supa me oriz, makarona, kuinoa; perime të ziera shumë si: brokoli, kungull, karrota, lakër; mishi i bardhë i pulës si dhe çajra bimore: mëllaga e zezë, bishtamithi, lule basani, jamballi, bari i majasëllit, bimë të cilat ulin aciditetin dhe ndihmojnë në rigjenerimin e mukozës.

“Shmangni duhanin dhe pijet me kafeinë, alkoolin dhe pijet e gazuara, ushqimet shumë të ftohta ose shumë të nxehta, ushqimet e tharta, pikante, hudhrën, preshin dhe qepën”, këshillon Merja.

Ulçera e stomakut është një sëmundje serioze, por e trajtueshme nëse diagnostikohet në kohë dhe i kushtohet rëndësia e duhur mënyrës së jetesës. Siç thekson Ylli Merja, natyra ofron mundësi të shumta për të përkrahur organizmin, mjafton që të ndjekim rregullisht trajtime të thjeshta, por të fuqishme. Kujdesi ndaj vetes fillon nga zgjedhjet e përditshme, dhe shëndeti i stomakut është pikënisja e një organizmi të fortë!

 

Shënim : Kurat natyrale janë ndihmëse dhe nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor në rastet kur simptomat përkeqësohen. Konsultohuni gjithmonë me mjekun, sidomos personat me sëmundje kronike.

Tags: StomakuYlli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.