Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025
in Keshilla Shendeti
4
VIEWS

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit, duke rritur rrezikun për fraktura dhe pasoja të tjera serioze për shëndetin.

Edhe pse shpesh konsiderohet si një pjesë e natyrshme e procesit të plakjes, shkenca dhe mjekësia popullore ofrojnë shumë mundësi për parandalimin dhe trajtimin natyral të saj.

Në një intervistë për “Rreze Dielli” në Report TV, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja shpjegon se si mund të forcojmë kockat në mënyrë natyrale dhe cilat janë zakonet dhe bimët mjekësore që ndihmojnë në luftën kundër osteoporozës.

Ylli Merja thekson se kocka ka dy lloje qelizash: ato që e forcojnë dhe ato që e dobësojnë.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

“Qelizat që forcojnë kockën janë aktive deri në moshën 20-25 vjeç, dhe në atë periudhë janë dominante.

Pas kësaj moshe, forca e kockës zvogëlohet dhe qelizat që e dobësojnë, heqin mikroelementët e rëndësishëm të kockës dhe i lëshojnë në gjak.

Kocka jo vetëm që mbështet trupin dhe e mban atë në këmbë, por gjithashtu është e përfshirë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut”, shpjegon Merja.

Një nga këshillat më të rëndësishme të Ylli Merjas është që kujdesi për shëndetin e kockave duhet të niset sa më herët. “Sa më vonë të kujdesemi për to, aq më e vështirë do të jetë mbajtja e tyre të shëndetshme dhe aq më problematike do të bëhen dhimbjet.” Aktiviteti fizik dhe një regjim ushqimor i ekuilibruar janë të domosdoshme për të ruajtur forcën e kockave gjatë jetës.

Ylli Merja thekson se shumë njerëz konsumojnë ushqime të njëanshme, të varfëra në mikroelemente, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e kockave.

“Femrat që janë mbi peshën ideale, pas moshës 50 vjeçare, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga osteoporoza, sidomos pas menopauzës”, thotë ai. Ushqimet që janë të pasura me kalcium, vitaminë D, dhe magnez janë të domosdoshme për forcimin e kockave.

Në lidhje me bimët mjekësore, Merja sugjeron disa opsione të fuqishme për të forcuar kockat dhe për të luftuar osteoporozën.

“Femrat që janë në prag të menopauzës duhet të përdorin çajin e terfilit të kuq, i cili është i pasur me polifenole dhe estrogjen natyral. Ky çaj ndihmon në ekuilibrimin e hormoneve dhe mbështet shëndetin kockor,” shpjegon ai.

Gjithashtu, Merja rekomandon konsumimin e frutave të thata dhe farave të ndryshme, si farat e susamit dhe të tërsherës, të cilat janë të pasura me mikroelemente që ndihmojnë në forcimin e kockave. Hithrat janë një tjetër antioksidant i mrekullueshëm që ndihmojnë në çlirimin e toksinave, por dhe çaji i këputjes si dhe çaji ‘Reumer’, i pasur me përbërës që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë kockat, është gjithashtu shumë i dobishëm,” shton ai.

Merja këshillon të jemi të kujdesshëm nëse ndiejmë ndonjëherë kërcitje në kyçet e trupit. “Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e pakësimit të lëngut kockor sinovial ose fillimit të një shtrembërimi të kockave. Përdorimi i vajrave bimore si vaji i sinapit dhe Reumer mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe rigjenerimin e strukturës kockore,” thotë Merja.

Në përfundim, Merja rekomandon përdorimin e lëngut të kockave, jo vetëm si pije, por edhe gjatë gatimeve të ndryshme për të përfituar nga vlerat e tij të jashtëzakonshme. Kujdesi për shëndetin e kockave që në moshë të re është thelbësor për një jetë pa dhimbje dhe me mobilitet të mirë në vitet në vijim.

Tags: Ylli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.