Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Ndjesia e djegies ose “ndezjes” në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe si shenjë paralajmëruese për probleme më të thella në trupin tonë.

Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme ose kronike, dhe shpesh e shoqëruar me mpirje, pickime apo ngërçe.

Në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët kryesorë, analizat që rekomandohen, si dhe trajtimet më efektive alternative dhe natyrale.

Sipas Merjas, shkaqet kryesore të ndezjes së këmbëve janë:

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

– Shkaqe neurologjike: Neuropatia periferike nga diabeti ose alkooli;

Mungesa e vitaminave B1, B6, B12; Skleroza multiple që dëmton shtresën mbrojtëse të nervave duke shkaktuar djegie ndonjëherë me ngërçe muskulare; Ngushtimi i tunelit tarsal që kompreson nervat në kyçin e këmbës

– Shkaqe metabolike dhe sistemike: Mos funksionimi i mirë i veshkave, grumbullohen toksina në këmbë, rritja e acidit urik në gjak, kur azoti dhe kreatina nuk eliminohen nga veshkat jep ndezje dhe fryrje të këmbëve; Çrregulime të mëlçisë ndikojnë në metabolizmin e nervave; Hipertiroidizmi shfaqet me ngadalësim të metabolizmit mund të shkaktojë ndezje ose dhimbje të këmbëve; Infeksionet virale të mëlçisë mund të nxisin neuropati periferike

– Probleme vaskulare dhe të qarkullimit të gjakut: Qarkullimi i dobët i gjakut, insufiçenza venoze mund të japë ndjesi ndezje ose dhimbje në këmbë, sidomos më shumë në mbrëmje ose natën; Tromboza venoze e thellë, rrallë jep djegie më shumë jep dhimbje; Tensioni mbi normë ndikon në mikrocirkulimin e këmbëve, ditën i bën këmbët të ftohta, natën të nxehta

– Shkaqe toksike: alkooli; kimikatet industriale si arseniku, mërkuri, etj; disa medikamente farmaceutike

– Faktorët lokale si kepucë të ngushta, këpucë me taka; kërpudhat në këmbë japin ndezje; lodhja fizike mbingarkesa e tepërt ditore; ankthi kronik dhe stresi mund të japin ndjesi pickimi, djegie, nxehtësi të pashpjegueshme.

Analizat që rekomandohen për ndezjen e këmbëve janë: Glicemia esëll dhe Diabeti; Vitamina B8 dhe B12; Funksioni i Tiroides TSH; Funksioni i veshkave, azotemia dhe kreatinemia; Analizat e mëlçisë; Elektromiografia (EMG) për të vlerësuar dëmtimet nervore; Kontroll i elektroliteve: kalcium, kalium, natrium, magnez; GFR koeficienti i filtrimit glomerular, përcakton fazën e sëmundjes renale.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon trajtimet alternative më efektive, nga bimët mjekësore, teknikat relaksuese, deri te ndryshimet në stilin e jetesës që mund të sjellin lehtësim natyral pa efekte anësore.

“Hapi i parë i trajtimit nis me diagnostifikimin e shkakut dhe më pas me trajtimin e tij”, nënvizon Merja, duke vijuar me trajtimin e përgjithshëm alternativ.

– Vitamina B1, B6, B12 çojnë në rigjenerimin e nervave periferike

– Citrat magnezi relakson nervat dhe muskujt, merret në darkë

– Boronica e kuqe ose e zezë si anti-inflamator për traktin urinar

– Kurkuminë shafran indie ul inflamacionin dhe mbron nervat e dëmtuar

– Çajrat bimore si hithra, majdanozi, trëndafili i egër, bari i bletës, lulja e murrizit, mëndra e butë

-Vajrat esenciale të rozmarinës, dëllinjës, livandos relaksojnë nervat, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe sistemin urinar

Menu ditore për ndezjet dhe dhimbjen e këmbëve

– Në mëngjes pini një çaj me hithra ose trëndafil të egër ose çaj Reumer 4-5 lugë gjelle, 2 dorë murriz lule, 1 lugë gjelle mendër. Zieni 2 minuta në 1 litër ujë, nga ky çaj pini 3-4 gota në ditë para buke

– Lyeni këmbët me vaj basani 1 lugë çaji dhe 4-5 pika vaj rozmarine ose me vajin Reumer. Masazhoni këmbët dhe mbajini lart 15-20 minuta

– Në drekë shtoni në gjellë 1 luge kafeje shafran, majdanoz ose mender. Pini 1 gotë çaj para buke

– Në darkë vendosini këmbët në ujë të ftohtë rreth 5 litra, hidhni në ujë 1 lugë supe sodë dhe 1 lugë supe kripë. Masazhoni këmbët në ujë për 10-15 minuta. Lyeni këmbët me vajin ose kremin Reumer dhe mbajini lart në një kënd 60 gradë për 15 minuta.

Në fund të bisedës Merja dha dhe disa këshilla për të gjithë personat që vuajnë nga kjo problematikë: Reduktoni proteinat shtazore dhe kripën; Përdorni kurkumën, shafranin e Indisë në përditshmërinë tuaj; Bëni masazhe të shputës së këmbëve pas larjes me ujë të ftohtë, 2 herë në ditë nga 15-20 minuta; Bëni aktivitet fizik, ecje 30 minuta në ditë; Monitoroni herë pas here GFR, të mos dalë nën 60 ml/min.

Tags: Ylli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.