Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025
in Keshilla Shendeti
4
VIEWS

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë ka shëruar trupin dhe qetësuar shpirtin.

Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, problemet hormonale, qetësimin e sistemit nervor,

infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme – kjo bimë medicinale është aleat i fuqishëm në çdo shtëpi.

Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka përdorur gjithmonë, sidomos në kozmetikë: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç nga natyra.

TëFundit

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Për këtë bimë medicinale flasim sot në “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli, në Report TV me biofarmacistin Ylli Merja.

“Në Shqipëri kalendulën e gjejmë kudo si një lule zbukuruese, në zona të ndryshme e njohin me emra të ndryshëm si kumak, nargjileçkë apo verdhashkë.

Eshtë një bimë barishtore njëvjeçare, me rrënjë boshtore, gjethe heshtake të dhëmbëzuara e të mbuluara me push. Lulet kanë diametër deri 5 cm, me petale të vendosura në dy rradhë në formën e një disku të sheshtë.

Përbërësit kimik të kësaj bime janë shumë të mëdha, në vajin esencial të saj gjenden mbi 45 substanca”, thekson Merja në fillim të bisedës.

Flavonoidet si glikozidet dhe kuercetina të pranishme në bimën e kalendulës kundërshtojnë veprimin e radikaleve të lira. Ndërsa triterpenoidet, streolet, karotenoidet, taninet pirogale, saponinet janë anti-inflamatore dhe shëruese kundër edemave në kyçe. Acidi klorogjenik dhe kalendik me veti antioksidante, anti inflamatore dhe rigjenerues, kane efekte shkrirëse mbi celulitin.

“Vlerat shëndetësore dhe përdorimet terapeutike të kalendulës janë të shumta. Kjo bimë është një rregullator natyral i hormoneve femërore; anti inflamatore për sëmundjet e sistemit tretës; largon parazitët nga zorrët; ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, qetëson sistemin nervor; ka veprim anti bakterial veçanërisht për bakteriet stafilokok dhe streptokok”, thekson specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja

SI TA PËRDORNI KALENDULËN

– Lulet dhe gjethet mund të përdoren të njoma ose të thara.

– Përdorim i brendshëm: në 150 ml ujë përvëlojmë 2-3 gr lule kalendule. Mund të merren 3-4 gota.

– Përdorim i jashtëm: gjethet e njoma shtypen dhe vendosen mbi plagë apo puçrra ose akne në fytyrë. Lulet e njoma shtypen dhe vendosen mbi plagë. Lihen 3-4 orë. Bëhet 2-3 javë, nga 2 herë në ditë.

– Lulet e njoma mund të zhyten në vaj bajamesh të ëmbla 150-200 gr në 0,5 litër vaj (ose vaj ulliri). Pas 30 ditësh filtrohet vaji. Përdoret për lyerje plagësh të jashtme 2 herë në ditë, ose për t’u pirë 2 lugë çaji në ditë para buke. Ky vaj është shumë i mirë për rrjebullën dhe ekzemën.

– Ekstrakt alkolik: Në 0,5 litër alkool 75% hedhim 200 gr lule kumaku. Lihet 12-15 ditë, kullohet dhe pihen 3 herë në ditë nga 30-40 pika.

– Vatrat e celulitit lyhen 1-2 herë në ditë për një muaj me ekstraktin e kalendulës, i cili ndihmon në shkrirjen e pllakëzave të dhjamit.

– Në veçanti femrat që kanë cikël me menstruacione të pakta, ose ato që kanë menstruacione të shtuara, ose ato që kanë dhimbje të forta menstruale duhet ta përdorin këtë bimë një javë para ciklit.

– Një krem me kalendula për djegien nga dielli: Në 50 ml vaj kalendule të përqëndruar hedhim 5-6 gr dyllë blete, 10 pika vaj livando. I ngrohim sa të shkrijë dylli, e lëmë të ftohet dhe përdoret 2 herë në ditë.

Falë zinkut, magnezit dhe selenit që përmban kalendula, kjo bimë është gjithashtu shumë efikase për qetësimin nervor si dhe për personat që kanë probleme me tiroidet.

Tags: CelulitiYlli Merja

Related Posts

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin
Keshilla Shendeti

Si të qetësojmë ANKTHIN natyralisht! Mjeku Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë dhe fuqizojnë trurin

May 20, 2026

Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe...

Read moreDetails
Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini
Keshilla Shendeti

Zbokthi: Pse shfaqet dhe si mund ta mbajmë nën kontroll/ Ylli Merja ju tregon gjithcka duhet te dini

May 20, 2026

Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme të skalpit të kokës dhe prek njerëz të çdo moshe. Edhe pse...

Read moreDetails
Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni
Keshilla Shendeti

Nga rigjenerimi i lëkurës te imuniteti: Ylli Merja tregon fuqinë shëruese e Kumakut që duhet ta njihni

May 20, 2026

Kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një nga bimët medicinale më të vlerësuara për vetitë e saj shëruese. E...

Read moreDetails
Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret
Keshilla Shendeti

Sekreti i Tërfilit të kuq që gratë nuk duhet ta injorojnë! Bima ‘magjike’ që balancon hormonet/ Ylli Merja tregon si perdoret

May 20, 2026

Në “Bima dhe Shendeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ndalet...

Read moreDetails
Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre
Keshilla Shendeti

Dhimbje të forta në shpinë? Mjeku Ylli Merja ju zbulon shenjat që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe si të shpëtoni prej tyre

May 20, 2026

Gurët në veshka janë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, të cilat shpesh shfaqen papritur dhe shoqërohen me dhimbje...

Read moreDetails
Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni
Keshilla Shendeti

Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ylli Merja ju tregon si ta përdorni

May 20, 2026

Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të vlerësuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e...

Read moreDetails
Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht
Keshilla Shendeti

Dhimbjet e kockave po shtohen – Ylli Merja tregon ushqimet dhe bimët që i lehtësojnë natyralisht

May 20, 2026

Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë...

Read moreDetails
ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja
Keshilla Shendeti

ALARM për veshkat! Këto simptoma tregojnë se nuk po punojnë mirë / Çfarë duhet të bëni menjëherë! Këshilla nga Ylli Merja

May 20, 2026

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, por shpesh kujtohemi për to vetëm kur shfaqen problemet....

Read moreDetails
Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!
Keshilla Shendeti

Shafrani bima e mrekullive, ‘ari i kuq’ që ofron përfitime të shumta në shëndet / Ylli Merja: Kujdes me dozimin!

May 20, 2026

I njohur në mbarë botën si “ari i kuq”, shafrani mbetet një nga erëzat më të shtrenjta dhe më të...

Read moreDetails
Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë
Keshilla Shendeti

Vertigoja dhe marramendja, pse na rrotullohet bota? Sekretet bimore nga Ylli Merja që do ju shpëtojnë

May 20, 2026

Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, që prekin persona të të gjitha moshave dhe ndikojnë ndjeshëm...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.