Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.
Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit,
ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.