Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla Shëndeti

Kujdes me variçet, mund të rrezikoni trompozë! Ylli Merja: Ja trajtimi që jep rezultat me…

January 3, 2025
in Këshilla Shëndeti
2
VIEWS

Nga variçet në trompozë, rreziqet që vijnë më pas. Faktorët që i shkaktojnë dhe trajtimi alternativ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja

Variçet janë një problem shqetësues, shumë persona ankohen për dhimbje të madhe, por edhe për estetikën e këmbëve sepse në vendin ku ato shfaqen prishin strukturën venoze duke sjellë dhe probleme të mëdha shëndetësore.

Në rubrikën ‘Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, tregojmë gjithçka që duhet të dimë për këtë problematikë, përse shkaktohen variçet, cilat janë llojet e tyre, simptomat që ato japin,

faktorët ndikues në shfaqjen e tyre dhe sigurisht gabimet që bëjmë për trajtimin e tyre e kalimi më pas në trompozë.

TëFundit

Ylli Merja

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë trajtimin alternativ, i cili duket se është tepër efikas.

“Mund të themi se raporti mashkull – femër është 1 me 5, pra janë femrat që preken më shumë” e nis bisedën Merja,

duke vijuar se kjo mund të ketë të bëjë me trashëgiminë gjenetike me zgjerim të këtyre venave të cilat janë enë përcjellëse të gjakut që e çojnë gjakun nga periferia në qendër. Gjithashtu ana hormonale e femrës ndikon ose në forcimin e këtyre enëve përcjellëse të gjakut ose në dobësimin e tyre,

sidomos kur dobësohen humbasin elasticitetin për të përcjellë në mënyrën e duhur fluksin e gjakut që vjen. Shkaktar kryesor i variçeve është kolesteroli, trigliceridet të cilët bëjnë që të formohen pllaka lipide në disa pjesë të venave, ngushtohet një pjesë e seksionit të venës duke bërë që gjaku të qarkullojë me vështirësi dhe jep një enjtje. Shkaktarët që ndikojnë në formimin e venave janë:

· Qëndrimi në këmbë
· Mbipesha

· Trashja e gjakut

· Kolesteroli i lartë

· Pirja e duhanit

· Pilulat kontraceptive orale

· Trauma venoze

Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj disa sinjaleve që na jep trupi ynë, thekson Merja, për shembull natën mund të shfaqen ngërçe në këmbë që janë një paralajmërim i defiçensës së magnezit dhe zinkut në organizëm, ose kur e shtypim këmbën me gisht ngel një si shenjë e bardhë. Këto janë shenjat e para paralajmëruese pa u shfaqur akoma ngjyra e kuqe. Në këto faza fillestare për të bërë parandalimin e tyre është mirë që këmbët të futen në ujë të ngrohtë për 10 minuta duke shtuar në 5-6 litra ujë 5 lugë sodë buke dhe pak kripë në mënyrë që klori dhe natriumi të irritojë lëkurën dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut. I mbajmë këmbët në një kënd rreth 60 gradë dhe ndërkohë fillojmë të bëjmë një masazh të lehtë të tyre duke çenjtur këmbët dhe në këtë mënyrë funksionon shumë mirë qarkullimi i gjakut dhe në këtë fazë ne nuk lejojmë që të krijohen venat varikoze. Është shumë e rëndësishme që t’a kapim problemin që në fillim. Simptomat e variçeve janë:

· Enjtje këmbësh nga shputa te gjunjët

· Lodhje dhe vështirësi në ecje

· Ngërçe gjatë natës ose kruajtje të këmbëve

· Shfaqja e venave të ndryshme në këmbë

· Dhimbje këmbësh dhe muskujsh

Nëse ne nuk bëjmë asgjë për eleminimin e variçeve do të fillojnë probleme më të mëdha për organizmin, vështirësohet qarkullimi i gjakut, ulet shpejtësia e qarkullimit të gjakut dhe trashet gjaku në një zonë të caktuar duke na formuar trombe. Simptomat për trombozë në këmbë janë: dhimbje në thellësi dhe ngërç i këmbës, enjtje e këmbës në një zonë të caktuar, ndezje nën lëkurë dhe ndryshim ngjyre, shfaqje e venave sipërfaqësore. Eshtë e rëndësishme që të marrim masa që në momentin e parë që shikojmë një trashje të venës në brëndësi nga poshtë këmbës deri tek gjuri dhe të fillojmë një trajtim në kushte shtëpie pa shkuar në trajtimin kirurgjik, pasi i rëndësishëm është luftimi i shkaktarit kryesor.

Hapi i parë është rregullimi i strukturës ushqimore duke konsumuar të gjitha ato perime që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si jeshillëqet por dhe perimet dhe frutat me ngjyra të ndryshme që ne të marrim flavonoide dhe antioksidantë. Gjellërave të ndryshme mund t’i shtojmë 1 lugë çaji rigon. Kanella gjithashtu është shumë e mirë, mund të hidhet në çaj ose në kafe pasi rrit fuqinë antioksidante.

Trajtimi alternativ sipas specialistit Merja

· Përdorni çajra bimorë që përmbajnë acide organike si mollë e egër, limon, çaj të gjelbër, murriz lule, fruta pylli, lëvore shelgu, etj. Këto çajra pastrojnë arteriet dhe venat

· Përdorni uthull molle ose uthull hudhre, qepë të kuqe, hudhër, lakër të bardhë ose të kuqe, manaferrë turke ose zhabina, gështenjë të egër, boçe qeparisi

· Në 2 litra ujë zieni 2 minuta një pako çaj variçesh. Kullojeni pasi ftohet dhe pini çajin 3 x 1 gotë në ditë para buke të ëmbëlsuar me pak mjaltë

· Lyeni këmbët me ekstrakt variçesh ose uthull hudhre dhe boçe qeparisi. Pasi thahet ekstrakti, vendosim vajin ose kremin Reumer

Këshilla

· Mbani këmbët lart pas çdo lyerje në darkë 10-15 minuta

· Një herë në ditë këmbët mund t’i veshim më një maskë lakre të grirë me 15-20 fije majdanoz

· Kur kemi ndezje ose dhimbje variçesh, mbështillini me një garzë të lagur me pak uthull hudhre 20 -30 ml dhe kripë 1 lugë kafeje. Lëreni afërsisht 1 orë.

· Një maskë për variçet: Zieni në ujë të bollshëm 500 gr gështenja të egra dhe me çajin lani këmbët me variçe. Qëroni gështenjat dhe me pak vaj ulliri lyeni me to pulpën ose pjesën ku keni variçet. Vendoseni maskën mbi variçe, mbështilleni me një celefon dhe lëreni 2-3 orë.

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. /Shqiptarja.com

Tags: VaricetYlli Merja

Related Posts

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025

Propolisi, thesari i shëndetit, përdorimet e tij dhe vlerat në shëndetin tonë Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta. Të paktën një herë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Thundërmushka, bima me emrin e veçantë dhe me veti shëruese kundër kollës, problemeve me mushkëritë, por dhe shumë problematika të...

Read moreDetails
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

May 21, 2025

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Read moreDetails
Këshilla Shëndeti

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

April 11, 2025

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve   të jetë shumë e ngushtë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good...

Read moreDetails
Ylli Merja, Fara e Zeze
Këshilla Shëndeti

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.