Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

5 audio-mesazhet që Alma i dërgoi të motrës para tragjedisë. “S’kam ku mytem, sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…

May 27, 2025
in TvShow
1
VIEWS

Zbardhen 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, i ka dërguar me telefon

 

motrës së saj Gentjana. Z, duke i shprehur gjendjen e mjerueshme që kishte pësuar lidhja martesore saj dhe bashkëshortit, Erdgys Arrazi.

TëFundit

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Këto mesazhe zanore janë cilësuar në dosjen e gjykatës si provat kryesore, për dënimin me 4 vjet burgim të Arrazit për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se para se të merrte aktin ekstrem të vetëflijimit në ujërat e lumit Buna në Shkodër, Alma Arrazi, ishte larguar nga banesa dhe 3 fëmijët e saj, duke punuar si pastruese në një kuzhinë restoranti.

Ajo i tregonte të motrës se ndihej mirë dhe paguhej 1 mijë euro në muaj, por e merrte malli për fëmijët dhe se njëra nga vajzat e saj qante shpesh për të ëmën.

Edhe pse vajza qante pasi ndjente mall për nënën e saj ajo urdhërohej nga babai i saj, të pushonte menjëherë dhe mos ja dëgjonte më zërin për të ëmën.

Rasti i Alma Arrazit tregon një grua të sfilitur nga fati i saj i dhimbshëm dhe një gjë e tillë konstatohet qartazi tek audio-mesazhet që Alma i dërgon motrës së saj, Gentjana.

Alma informon motrën për situatat e fëmijëve, marrëdhënien bashkëshortore të krisur për shkak të një lidhje paralele dhe bisedat që bënte në telefon me kunatën e saj, Valin, gruan e Edison Arrazit, që në atë kohë ndodhej në burg, si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” në Shkodër.

Sipas audio-mesazheve, Edisoni ka folur nga burgu me të vëllanë që të kthente Almën në shtëpi tek fëmijët e saj, por Eri siç e thërriste ajo burrin, gënjente dhe vëllanë e vetë.

Alma i tregon të motrës së ka kapur burrin në tradhti bashkëshortore dhe i ka kërkuar atij një nder që atë vajzën me të cilën ishte lidhur mos e linte shtatzanë.

“…të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë, se nesër-masnesër fëmijët e mi, nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nder për njata fëmijë, jo për mu. Se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Të pesta audio-mesazhet kanë dalë nga këqyrje e një USB me foto, video, mesazhe zanore të nxjerra nga aparati celular, i markës “Samsung”, A14, në pronësi të motrës së viktimës, Gentjana Z….

Nga këqyrja rezultoi se në USB janë pesë mesazhe zanore që janë komunikime të të ndjerës Alma Arrazi me motrën e saj Gentjana Z.

Në audion e parë Alma i shprehet motrës si më poshtë vijon: “…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ……..Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”

Ndërkohë në audion e dytë Alma i shprehet sërish motrës së saj me këtë audio mesazh:

“…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…”.

Në audion e tretë, Alma i shprehet të motrës për interesin që ka pasur për fëmijët dhe një situatë jo normale me njërën nga vajzat që qante pasi kërkonte nënën e saj, Almën, e cila ishte larguar duke punuar pastruese në një kuzhinë.

Njëra nga vajzat ka filluar të qajë, por sipas saj ka ndërhyrë në telefon burri i saj, Erdgys Arrazi, i cili i ka folur në mënyrë ultimative vajzës që të pushonte dhe mos qante më për nënën e saj.

Madje për situatën e fëmijëve dhe largimin e Almës nga shtëpia, e kunata e saj Vali kishte folur në telefon dhe me burrin e saj, Edison Arrazi, që në atë periudhë ndodhej në burg, i cili sipas mesazhit zanor të lëshuar nga Alma, i kishte thënë gruas së tij se:

“…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë….”

Ndër të tjera Alma, i dërgon këtë mesazh zanor të motrës si më poshtë:

“…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa. Ndërsa “Coli” (Edison Arrazi) kishte ba namin sot. E kishte marë Erin në telefon dhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata Vali). Tu qa “Coli”, tu i than Erit ma merr Almën ma bjerë në shpi…mos i len fëmijët me vujt…se ban shumë mas fëmijëve ajo motra… Mir, mir i ka than Eri, se ta po e rregulloj nesër kytë punë. E ka majtë me rrena vllan e vet. I ka thanë Vali, është tu të majt me rrena se ky (Eri) i ka shkëput punët me Almën. Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky të shkojnë e të jetojë më kë të dojn…”.

Në audion e katërt Alma shprehet:

“…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……edhe nji gja të fundit desha me të thanë. Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë se nesër-masnesër fëmijët e mi nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nnder për njata fëmijë, jo për mu, se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Ndërkohë në audio mesazhin e pestë dërguar motrës së saj Alma shprehet, se dhe kunata e saj Vali, mund të jetë bërë shkaktare për ndarjen e saj me burrin, Erdgysin. Ndër të tjera ajo i thotë motrës:

“…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….”.

Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme zbulon se në USB, ka dhe 2 video ku vërehet që i pandehuri Erdgys Arrazi, është duke ecur me makinë bashkë me të është edhe një vajzë, pamja e të cilës nuk duket, por duket vetëm dora e saj që prek fytyrën e Erdgysit.

Ishte pikërisht kjo lidhje e jashtëligjshme që Erdgys Arrazi kishte krijuar paralelisht me një vajzë të re, e cila u bë shkak që 1 vit më parë gruaja e tij, Alma Arrazi, të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj në lumin Buna, duke krijuar një nga tragjeditë më të dhimbshme që përjetoi qyteti i Shkodrës.

Related Posts

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes
TvShow

Hëna e Plotë e majit trondit fatin: shenja e horoskopit që duhet të bëjë shumë kujdes

April 29, 2026

Maji i vitit 2026 nis me një zhvillim astrologjik që pritet të ndikojë ndjeshëm te energjia dhe balancat për disa...

Read moreDetails
Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026
TvShow

Tregoni durim në dashuri .Horoskopi për ditën e sotme, 29 Prill 2026

April 29, 2026

Dashi Do ta përballoni ditën me shumë energji, vendosmëri dhe dëshirë për të vepruar. Në punë mund të shfaqen mundësi...

Read moreDetails
Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”
TvShow

Sërish zjarr në Tiranë, flakët përfshijnë një apartament në rrugën “Jordan Misja”

April 29, 2026

Një apartament në katin e 5-të është përfshirë nga flakët pranë burgut 313. Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se...

Read moreDetails
Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)
TvShow

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

April 29, 2026

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe...

Read moreDetails
3 shenja të zodiakut që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë plotësisht në muajin maj 2026
TvShow

3 shenja të zodiakut që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë plotësisht në muajin maj 2026

April 28, 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji...

Read moreDetails
‘Çmendet’ moti/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër
TvShow

‘Çmendet’ moti/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

April 28, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Read moreDetails
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-deputeti Shqiptar… (Emri)
TvShow

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-deputeti Shqiptar… (Emri)

April 28, 2026

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata, është ndarë nga jeta këtë të martë. Lajmin e trishtë e ka...

Read moreDetails
Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP
TvShow

Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

April 28, 2026

Mimoza Ahmeti vazhdon të konfirmohet dita-ditës si “fenomeni” i padiskutueshëm i këtij edicioni të “Ferma VIP 3”. Ndërkohë që poetja...

Read moreDetails
E rëndë/ Motra e goditi aksidentalisht, humb jetën 4-vjeçari në spitalin e Traumës
TvShow

E rëndë/ Motra e goditi aksidentalisht, humb jetën 4-vjeçari në spitalin e Traumës

April 28, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në spital, pas tre ditësh...

Read moreDetails
Shfrytëzoni mundësitë .Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026
TvShow

Shfrytëzoni mundësitë .Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026

April 28, 2026

Dashi Këto ditë ndjeni një dëshirë të fortë për t’iu kundërvënë kujtdo që vë në dyshim aftësitë tuaja. Megjithatë, është...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×